E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkrumb e hi, 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota!

Korrieri nga Korrieri
07.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Shkrumb e hi, 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg në Shqipëri.

Por ndonëse çdo verë flakët kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe kullota, të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se pandëshkueshmëria ka ‘thyer’ ligjin. 

Në 10 vitet e fundit janë regjistruar 225 procedime penale për shkatërrimin e pyjeve me zjarr, por pas hekurave kanë përfunduar vetëm 3 piromanë.

Nga bilanci i dekadës së fundit sipërfaqja e djegur në pyje dhe kullota rezulton 162 mijë hektarë. 

Edhe këtë verë vendi po përballet me zjarre të shumta nga veriu në jug. Ndonëse zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg, të dhënat e përpunuara nga Faktoje mbi krimet mjedisore tregojnë se zbatueshmëria e ligjit çalon duke i lënë vend pandëshkueshmërisë. 

Në dhjetë vitet e fundit krimi ndaj mjedisit është rritur ndjeshëm, por ndëshkimi mungon. Këtë fakt e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama.

Por ai, pandëshkueshmërinë ia faturon sistemit të drejtësisë.

“Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrvënësit.” – Edi Rama, korrik 2023. 

Por nga qindra të proceduar, në gjykatë kanë shkuar si të pandehur vetëm katër persona, ndërkohë që pas hekurave si të dënuar kanë përfunduar vetëm tre piromanë. 

Shkrumb e hi, 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota!

Për inxhinierin e pyjeve Abdulla Diku, pandëshkueshmëria e piromanëve është e qëllimtë. 

“Pyjet, ashtu si dhe zonat e mbrojtura, prej vitesh kanë qënë nën presion të madh. Sot janë më shumë se kurrë. Digjen e do t’i djegin për resorte turistike apo për të fshehur gjurmë të tjera krimesh mjedisore. Askush nuk do kapet e dënohet, sepse askush nuk dënon veten për një krim të bërë me gjakftohtësi. Ai që ka paranë, blen gjithçka, edhe dënuesin.”, pohon ai. 

Shkrumb e hi, 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota!

“Si është e mundur që krimi mjedisor në Shqipëri dhe veçanërisht ai në pyje ka nivelin më të ulët të ndëshkueshmërisë në botë?! Kjo nuk do shumë mend për përgjigjen pasi dihet, kush do e ndëshkojë zjarrvënësin, ai që nuk njeh asgjë nga zanati?”, vijon më tëj inxhinieri. 

Në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri janë djegur mbi 162 mijë hekatarë me pyje dhe kullota. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit të Zjarreve në Pyje (SEIZP), tregojnë se nga viti 2014 e deri në fillimgusht të këtij viti, vendi është përfshirë nga 846 vatra zjarresh. 

Shkrumb e hi, 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota!

Ndryshe nga një vit më parë, ku janë shënuar vetëm 35 vatra zjarresh në të gjithë vendin, deri në javën e parë të gushtit të këtij viti numri i zjarreve është dyfishuar. Për pasojë, rreth 25 mijë hekatarë sipërfaqje me pyje dhe kullota është djegur. 

“Situata vitin tjetër do jetë njëjtë, në mos më keq!” – paralajmëron inxhinier Abdulla Diku. 

“Më shumë zjarre e më shumë dëme prej tyre. Pa pajisje logjistike, pa mbështetje dhe pa personelin e kualifikuar pyjor, veçse do bëjmë statistikat e dëmeve nga zjarret në pyje.”, vijon më tej ai. 

Shifrat tregojnë se viti më i keq i dekadës së fundit është 2017, ku rreth 42 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë që në 20 vitet e fundit, në vend janë shkrumbuar rreth 450 mijë hektarë me pyje dhe kullota. 

“Çfarë ka ndodhur këto vite?! Ja, nga 200,000 hektarë me pyje të djegura tani kemi rreth 450,000 hektarë. Ka ndryshuar apo është përmirësuar gjë?! Aspak!”, përfundon inxhinieri./Faktoje

Para

U arrestua për SHERRIN me Medi Isenin, sa vite BURG rrezikon, Noizy?

Pas

Ushtria ukrainase futet brenda territorit të Rusisë, përplasje të ashpra në Kursk

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.