E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Emiriana Sako po bën “kërdinë” me tenderët në Durrës, a është Rajli Ndërtim kompania e saj private?

Korrieri nga Korrieri
15.08.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Emiriana Sako po bën “kërdinë” me tenderët në Durrës, a është Rajli Ndërtim kompania e saj private?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Emiriana Sako po bën “kërdinë” me tenderët në Durrës, a është Rajli Ndërtim kompania e saj private?

Tërmeti dramatik i 26 nëntorit të vitit 2019 shkatërroi jetën e qindra dhe mijëra familjeve shqiptare.

Por për një grusht të vogël njerëzish ai është shndërruar në burim pasurimi. Dhe disa nga këta gjenden në Durrës.

Javën e kaluar, Bashkia e Durrësit shpalli fituesit e tre tenderave të kufizuar për rindërtimin e tre pallateve në Durrës.

Fondi limit i përcaktuar për riforcimin e pallateve të dëmtuar nga tërmeti ishte 5.66 milionë euro. Tenderat u dhanë për 5.65 milionë euro.

Pra, 99.99 për qind e fondit limit me vetëm 10 mijë euro të kursyera nga gjoja tre tenderat.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse prokurimet pa garë nuk janë tendera, por thjesht shpërndarje parash në mënyrë korruptive.

Ndonëse tashmë u bënë gati 6 vjet nga tërmeti shkatërrimtar Emiriana Sako në Durrës vazhdon të bëjë biznes me fatkeqësinë.

Dhe ky ngjan mirëfilltazi me një biznes privat me paratë e taksave të qytetarëve. Por kush janë njerëzit që morën paratë?

“Rajli Ndërtim” është një kompani e panjohur për publikun e gjerë.

Me seli në Durrës, kjo kompani zotërohet nga dy aksionere, që janë Enkelejda Gojashi dhe Lediana Mata.

E para njihet si anëtare e Partisë Socialiste dhe aktiviste e flaktë e Rilindjes, deri në pikën që në të shkuarën ka qenë shpesh dhe anëtare e Komisioneve Zonale të Zgjedhjeve. Dhe të jesh militant i partisë në pushtet paguan.

Në bashkëpunim me kompaninë G.P.G, Rajli Ndërtim u shpall fituese në dy nga tre tenderat duke përlarë plot 4.46 milionë euro. Ndërsa kompania tjetër fituese është Inerti shpk një biznes me bazë në Gramsh, që zotërohet nga Halil dhe Florjan Muja.

Korrupsion haptazi

Në tre tenderat e mbyllur të Bashkisë Durrës garuan vetëm dy garues. Inerti dhe bashkimii i kompanive Rajli-G.P.G.

Në tenderin e parë për riforcimin e pallatit Rajfi në rrugën Iljaz Reka paraqiti ofertë vetëm Inerti, vlera financiare e së cilës ishte 14 mijë lekë ose 140 euro më pak se fondi limit.

Me fushën bosh Inerti u shpall fituese e tenderit 1.2 milionë euro.

A është "Rajli Ndërtim" kompania private e

Në tenderin e dytë, atë të riaftësimit të pallateve nr 8 dhe nr 10 në rrugën Pelikan u paraqitën dy oferta.

Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofroi vlerën 2.9 milionë euro. Kurse Inerti dha një ofertë që ishte më e lartë se fondi limit, duke u skualifikuar me vetëdije të plotë.

E njëjta skemë u përsërit dhe në tenderin e tretë, atë për riaftësimit strukturor të pallatit Big Kristi.

Bashkimi i kompanive Rajli-G.P.G ofertoi 3 mijë euro më pak se fondi limit, ndërsa Inerti sërish mbushi topin duke dhënë ofertë më të lartë se fondi limit.

Këto janë qartazi tendera korruptivë të manipuluar me fitues të paracaktuar.

Dashuria Sako-Rajli Ndërtim

Kompania Rajli Ndërtim deri më sot ka marrë në total 9 milionë euro pagesa nga paratë publike.

Nga këto 8 milionë e 700 mijë euro i ka marrë vetëm nga Bashkia e Durrësit, ndërsa 300 mijë eurot e tjetra i ka marrë nga Bashkia e Vorës.

Me pak fjalë, Rajli Ndërtim është një kompani e ngritur për të bërë biznes vetëm me bashkinë e Durrësit.

A është "Rajli Ndërtim" kompania private e
Emiriana Sako po bën “kërdinë” me tenderët në Durrës, a është Rajli Ndërtim kompania e saj private?

Ky fakt, së bashku me lidhjen politike të pronarëve të saj me Partinë Socialiste ngrenë dyshime të mëdha.

A është Rajli Ndërtim kompania private e Emiriana Sakos?

Nëse përgjigja e kësaj pyetje është JO, atëherë ka një përgjigje si Po të sigurtë. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit është klientja e vetme e Rajlit.

Jo me paratë e saj, por me taksat e qytetarëve në procese prokurimesh të cilat bërtasin me të madhe korrupsion./Kapital

Etiketat: emiriana sakorajli ndertimtendere
Para

Bie miti i Dubait, nis tmerri për bosët e krimit që fshihen atje: Nuk ka gjumë të qetë tani…

Pas

Mero Baze: “Shpifjet” e dobishme të medias!

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.