E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mero Baze: “Shpifjet” e dobishme të medias!

Korrieri nga Korrieri
15.08.2024
në Aktualitet
A A
Mero Baze: “Shpifjet” e dobishme të medias!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tri ditë pas vrasjes barbare të një të qytetari në Pogradec, debati publik po ngushtohet tek përgjegjësia e drejtësisë në qasjen ndaj këtij krimi.

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike provat që Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare kanë vepruar konform ligjit dhe e kanë referuar vrasje me dashje krimin, çka përbën formalisht një lehtësim për institucionet shtetërore, ndërsa Prokuroria e Gjykata po përpëliten të ndëshkojnë inspektorët për të shpëtuar veten.

Paralelisht me këtë, Policia e Shtetit ka nisur dhe debatin mbi përgjegjësinë e gazetarëve që dezinformuan për rastin në fjalë, duke lënë të kuptojë se do ta hetojë deri në fund këtë rast.

Dhe tani gati të gjithë po e harrojnë vrasjen dhe po merren me këtë çështje. Madje dhe vet kryeministri.

Është e vërtetë që nën dritën e fakteve të reja, raportimet e medias nuk duken aq korrekte, por kjo nuk e bën në këtë rast median fajtore.

Media është fajtore kur shpik fakte apo raporton fakte abuzivë me objektiv gjobëvënien apo qëllime kriminale. 

Në këtë rast kemi të bëjmë me një interes publik dhe hallakatjet e medias në fakte të pavërteta, në adresë të policisë, nuk kanë pas qëllim kriminal.

Maksimumi janë keqpërdorur nga Sali Berisha për qëllime politike, por kjo është traditë e pranuar nga drejtësia e politika.

Zhurma e medias qoftë dhe me fakte të pavërteta bëri që në ditën e tretë të gjithë të jemi të qartë për atë që ka ndodhur dhe për përgjegjësinë e drejtësisë në këtë rast.

Po të mos fliste e shkruante media, në pritje të fakteve të vërteta, i ndjeri do quhej ende që ka vdekur se është rrëzuar nga pirja, siç u paraqit fillimisht. 

Ndaj nuk jemi në rastet kur media dezinformon me qëllime kriminale.

Tejkalimi i së drejtës së medias për interes publik, është një e drejtë e lejuar për të dhe me dhjetëra vendime të Gjykatës së Strasburgut.

Nuk jemi në kushtet ku ndonjë portal i vë gjoba një biznesmeni apo zyrtari dhe ka shpikur diçka.

Jemi në kushtet kur dikush ka vdekur dhe e vërteta po varrosej bashkë me të.

Ndaj normal që mund të thuhet lirshëm që media ja ka futur kot dy ditë, por falë medias ne sot jemi të qartë për të vërtetën.

Prandaj në këtë pikë, të vetmit që mund të hetohen janë inspektorë të mundshëm të policisë apo OPGJ, nëse kanë dezinformuar median që të shpëtojnë pisllëkun e tyre.

Media ka qenë në të drejtën e saj. Përdorimi politik i asaj situate nga Berisha me qytetarin digital, është një keqinformim kriminal për qëllime politike dhe s’ka lidhje me median.

Atë mund ta hetoni, por ai ka 11 vjet që e bën atë punë dhe po u dënua për një rast, duhet të dënohet për të gjitha. Kështu që lëreni dhe atë majë penxheres aty ku është. 

Këto janë “shpifjet” më të dobishme që media ka bërë kohët e fundit. Nuk i kanë prishur punë askujt, veç atyre që tentuan të manipulojnë ngjarjen.

Para

Emiriana Sako po bën “kërdinë” me tenderët në Durrës, a është Rajli Ndërtim kompania e saj private?

Pas

Lutfi Dervishi ngre 3 pyetje për institucionet shtetërore: A masakrohet një njeri me një grusht???

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.