E shtunë, 21 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kursi i euros nuk e ndal rënien, zbret poshtë vlerës së 99.5 lekëve 

Korrieri nga Korrieri
14.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kursi i euros nuk e ndal rënien, zbret poshtë vlerës së 99.5 lekëve 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun dhe e ka mbyllur javën në nivelin më të ulët historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro u këmbye me 99.47 lekë.

Monedha europiane ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, ndërkohë që ka ndjekur një prirje të ngadaltë rënëse gjatë gjithë muajit.

Rënia vjetore e euros po përshpejtohet gjithashtu dhe monedha europiane këmbehet sot në rënie me 6.4% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit të kaluar.

Oferta e lartë dhe e qëndrueshme e monedhës europiane në tregun valutor po bën që euro të bjerë edhe në një periudhë të vitit kur tendencat historike janë karakterizuar nga një rimëkëmbje e kursit të euros, pas rënies sezonale të verës.

Megjithatë, në vitet e fundit është e qartë se rënia e euros nuk është një fenomen i kufizuar sezonal në muajt e pushimeve verore. Kjo mund të shpjegohet me shpërndarjen në kohë të turizmit pothuajse gjatë gjithë vitit, prurjet e mëdha valutore që kanë qëllim investimet në pasuri të paluajtshme dhe me flukset e valutës nga burime informale.

Edhe Banka e Shqipërisë duket se tashmë ka hequr dorë nga përpjekjet për ta mbajtur kursin nën kontroll nëpërmjet ndërhyrjeve direkte, duke pranuar edhe rënien nën kufirin simbolik të 100 lekëve.

Rënia e euros është ndjekur edhe nga shumica e valutave të tjera. Dollari amerikan ka rënë përsëri poshtë kufirit të 90 lekëve dhe këmbehej të premten me 89.64 lekë. Paundi britanik humbi gjithashtu terren dhe u këmbye me 117.85 lekë.

Të dhënat e bilancit të pagesave nuk ofrojnë një tablo të prurjeve valutore në kohë reale. Gjatë tremujorit të dytë, deficit i llogarisë korrente shënoi një përmirësim të lehtë, por bilanci i 6-mujorit të parë të vitit ngelet në përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me një deficit të llogarisë korrente në nivelin më të lartë që prej vitit 2020.

Sidoqoftë, ku deficit vazhdon të mbulohet nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte, që për 6-mujorin arritën një vlerë të ri rekord, prej 749 milionë eurosh dhe kaluan me rreth 30% vlerën e deficitit të llogarisë korrente.

Një tregues tjetër që dëshmon ofertën e lartë valutore në treg është rritja e këmbimeve në tremujorin e dytë të vitit me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë./monitor

Para

Një Prift që bën seks me burra në Elbasan

Pas

Rama-bizneseve: Rrisni rrogat! Më shumë merr një kamarier në Shqipëri se në Greqi

Nga Kategoria

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

21.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!
Aktualitet

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione
Aktualitet

Shtëpitë rrezikojnë t’i zënë poshtë, katër familje në Rrogozhinë sorollaten prej muajsh nëpër institucione

21.11.2026
10.3k
Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit
Aktualitet

Panik në bursat botërore, humbin gati 9 trilionë dollarë nga vlera e aksioneve që prej gushtit

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

19.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.3k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.