E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

PLANI për të vrarë Eljo Bitrin, “DELJA”, survejoi Çollakun, por në atë atentat iu vra vëllai: Mbaroj laleeee! 

Korrieri nga Korrieri
18.09.2024
në Aktualitet, Slider
A A
PLANI për të vrarë Eljo Bitrin, “DELJA”, survejoi Çollakun, por në atë atentat iu vra vëllai: Mbaroj laleeee! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël), rezulton të ketë qenë në planet e Mikael Kamamit dhe Arzen Mama për t’u ekzekutuar.

Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.

Por sipas bisedave të muajit Gusht 2020 të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas ti fusnin plumbin dhe atij.

Kamami, Arzen Mama dhe Talo Çela, kishin afruar në grupin e tyre Eljo Bitrin, që nga ngjarja e masakrës së Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Bitri është përdoruar nga grupi në vrasjen e Ervis Kapllanit në Kavajë, Endrit Alibej, si dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut, Rigers Spahiut dhe Ardjan Çollakut.

Por në fakt, siç del dhe në dosje, qëllimi përfundimtar i tyre për Eljo Bitrin ka qenë vrasja e tij, dhe një gjë e tillë do realizohej pasi Bitri të shfrytëzohej nga anëtarët e grupit për realizimin e dy vrasjeve, atë të Klevis Kapllanit dhe Ardjan Çollakut.

Një fakt i tillë del në bisedën e 27 Gushtit 2020, kur Arzen Mama bisedon me Mikael Kamamin, duke i thënë se personi “Sinaballa” duke nënkuptuar Klevis Kapllanin, ka vetëm 3 ose 4 hyrje në fshat. Ndërsa vila që i është treguar, nuk është shumë larg nga rruga.

Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.

Por Arzen Mama ia kthen Eljo Bitrit duke i thënë: ”…mos bëj plane e lale prit një herë, të mbaroj një herë këto ky…”.

Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Tetorin e vitit 2021, ku në këtë muaj në familjen Bitri ka ndodhur një tragjedi.

Pasi gjuajtësit e kontraktuar nga Kamami dhe që informoheshin në kohë reale mbi lëvizjet e Ardian Çollakut nga Eljo Bitri, kanë vrarë jo vetëm Ardjan Çollakun por edhe vëllain e Eljo Bitrit, Lulzim Bitri, të cilët sapo kishin dalë nga ambientet e një lokali, fare pranë një karburanti.

Siç del në dy dosjet e SPAK, Bitri qëndronte dhe kishte miqësi me anëtarë të klanit “Çopja”, duke punuar për Mikael Kamamin dhe Arzen Mamën, si vrasës me pagesë.

Por njëherësh Bitri ka shërbyer si gjuajtës me pagesë dhe mbante kontakte shoqërore dhe me brigadierin e vrasjeve Nuredin Dumani, që vepronte nën urdhrat e Erjon Alibejt dhe Arjan Spahiut.

Me urdhëresat e lëshuara dhe financimin nga dyshja Alibej-Spahiu, Nuredin Dumani ka deleguar urdhëresën tek Eljo Bitri, i cili së bashku me Henrik Hoxhën, kanë vrarë në Durrës Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Njëherësh, Eljo Bitri së bashku me Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, vendosën tritolin në shtëpinë e Talo Çelës në Bradashesh, duke shkatërruar pjesërisht objektin.

Por tashmë Eljo Bitri është kthyer në bashkëpunëtor i prokurorisë së Belgjikës, pasi prokurorët e këtij shteti e akuzojnë atë së bashku me Franc Çopjan dhe Mikael Kamamin, kanë organizuar dhe vrarë Arjan Spahiun në vitin 2020 në Molenbek të Belgjikës.

Sipas dosjes hetimore në datën 14 shtator 2020, në orën 18:30, Eljo Bitri bisedon me Mikael Kamamin të cilit i shkruan se:

“…Vëlla u kryyy, vëlla u kryyy…”, pra e njofton se e ka kryer vrasjen e Klevis Kapllani, i cili është gjetur mëngjesit e ditës pasardhëse.

Pak para se të vritej Klevis Kapllani, ka qenë duke biseduar në “Sky” me Nuredin Dumanin, i cili e ka orientuar për të mbajtur një makinë që do përdorej më pas në një vrasje të Bujar Çelës. Vrasësi i shokut të ngushtë të Nuredit Dumanit ishte Eljo Bitri shoku i ngushtë i Nuredinit.

Eljo Bitri, i dërgon mesazh Mikael Kamamit, një foto attachment të shkrepur nga brenda një makine me drita të ndezura në rrugë, e cila duket në ecje. Duhet të jetë momenti i largimit nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre Eljo Bitri i shpjegon Mikael Kamamit, dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe veprimeve të kryera para dhe pas ngjarjes.

Eljo Bitri shpjegoni se, personi që i referohet me pseudonimin “Miku”, ka lyer motorrin, ndërsa armët ka fshehur në një ferrë. Kanë pikasur Klevis Kapllanin (objektiv i atentatiti), i cili ka dalë te kafja. Më pas Eljo Bitri së bashku me “Qerosin” kanë ikur dhe kanë marrë armët, ndërsa “Mikut” ia ka kërkuar motorin për ti dala para te rrugica.

Më pas, sapo është afruar Klevis Kapllani, Eljo Bitri e ka qëlluar, ku i shkruan: “…ai vjen edhe e musha plot për pak me iku vlla u pengova dhe më ka humb pistoleta…”.

Nga biseda kuptohet dinamika e ngjarjes ku ekzekutor është vetë Eljo Bitri, ndërsa ndihmës ka pasur “Qerosin”, i cili i ka pritur me makinë dhe një person tjetër që i referohet si “Miku”. Për vrasjen ka përdorur një armë “Tomson” me të cilën e ka qëlluar viktimën 5 herë në gjoks, ndërsa një armë tjetër tip “pistoletë” që ka pasur me vete i ka rënë në vendngjarje pasi është penguar dhe i ka rënë.

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Glock” që është gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e Kavajës, por aty nuk janë gjetur gjurmë gishti pasi Eljo Bitri e kishte pastruar.

Eljo Bitri i shkruan Kamamit, se i kishte zënë rrugën viktimës me disa ferra para, të cilat ia kishte vënë si pengesë.

Pas vrasjes armën e ka hedhur në një kanal rrugës teksa janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë kaluar edhe një vend ku sipas tij kishte ndodhur një aksident me makina.

Ndërsa motorin e ka hedhur “…ke Sakati…”, afër “…Sakatit…”.

Nga konteksti i kësaj bisede motorin mund ta ketë hedhur afër zonës ku banon shtetasi Aldo Baho, me qëllim krijimin e dyshimeve se vrasja është bërë nga grupi i “Sakatit”.

Më tej në datën 14 shtator 2020 rreth orës 19:00 Mikael Kamami i shkruan Arzen Mama, një mesazh me këtë përmbajtje duke i thënë:

“…mbaroj laleeee, iku në p***dh të robve, ai që gjujti tek “Ili””.

Gjithashtu Mikael Kamami bisedon me Leon Ramanin në datën 17 shtator ku i dërgon një foto të Klevis Kapllanit dhe më pas o dërgon disa mesazhe.

Kamami: Ky e vrau dajën lali

Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës

Kamami: Edhe ja marova Lali, ja musha trupin komplet

Ramani: Po të gënjejta Lali K.

Kamami: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë rradhën të tjerët.

Para

Situata e përmbytjeve në Europë, ngrihet alarmi edhe në Itali, vendi pritet të goditet nga stuhia “Boris”

Pas

Gjoba 1.5 milion EURO për mikun e Ervin Matës, shkak për vendosjen e TRITOLIT në ambientet e hotel “Victoria”! 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.