E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Agron Çela mori 168 mijë euro, kur Dritan Prifti akuzonte deputetët e LSI se po merrnin para nga CEZ-DIA

Korrieri nga Korrieri
26.10.2024
në Aktualitet
A A
Agron Çela mori 168 mijë euro, kur Dritan Prifti akuzonte deputetët e LSI se po merrnin para nga CEZ-DIA
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga episodet e renditura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që çoi pas hekurave ish-Presidentin Ilir Meta është edhe çështja CEZ-DIA.

Sipas SPAK, kompania “Debt Internacional Advisory” u krijua në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndrësa në Shqipëri më 4 gusht, ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Marrëveshja nuk u miratua më 25 nëntor nga Këshilli Mbikqyrës i CEZ, që kishte kompetencën për ta bërë, por gjithsesi DIA mori 1 milion euro që atë ditë, ndërsa dhe 485 mijë euro pak më vonë. Pagesa u justifikua nga Hejsek, që kishte marrë porosinë nga Meta për Kastriot Ismailajn, si identifikim i debitorëve.

DOSJA/ Si ish-besuari i Metës në Shkodër, Agron Çela zhvati 168 milion lekë nga CEZ – DIA pas bërë kokërr pune 

SPAK evidenton gjithashtu 700 mijë euro fatura fiktike të DIA-s të Kastriot Ismailajt. Nga këto pagesa fiktive SPAK evidenton një në drejtim të kompanisë NEREIDA, në pronësi të babait të Arjan Laçit, i cili ishte një prej bashkëthemeluesve të DIA, edhe ky një mik i hershëm i Ilir Metës. Laçi mori 320 mijë euro, ndërsa më pas rezulton edhe financues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në dosjen e SPAK shkruhet se “në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.

Mirëpo, emrin e Çelës dhe faktin që paratë shkonin në duart e deputetëve të LSI-së, e ka rrëfyer në vitin 2015, ish-ministri Dritan Prifti, tashmë i ndjerë.

Ish-ministri Prifti ngrinte akuza teksa thoshte se ka fakte se si deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë para nga kompania DIA dhe ia kanë dhënë Ilir Metës për t’i përdorur në fushatën e vitit 2011. Ai ka përmendur edhe Agron Çelën.

“Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së. Një prej tyre është deputeti i Shkodrës, Agron Çela. Nga DIA kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës, i cili sot është deputet i LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motorë që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011. Absolutisht. Kam dokumentet bankare të transfertave, siç do t’i ketë më vonë besoj dhe Prokuroria. Jam i gatshëm që të gjitha materialet që unë disponoj, t’ia jap si prokurorëve të huaj, edhe shqiptarëve nëse ata do ta hetojnë këtë çështje. Do ta kem të faktuar me dokumente kërkesën që më ka bërë Ilir Meta në kohën kur isha ministër i Ekonomisë, që të ndikoja te çekët të merrnin si firmë për mbledhjen e borxheve DIA. Unë këtë nuk e bëra, se ndryshe nga të tjerët e njoh mirë Ilir Metën, ai hedh gurin dhe fsheh dorën. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen, se nuk mund të merrja përgjegjësi penale mbi veten,”- rrëfente Prifti.

Para

Ilir Meta del nga observimi, dërgohet në një qeli më vete në “313”-ën. Kërkon palestër, refuzon ushqimin e burgut

Pas

Pensionisti italian vret shqiptarin, zbuloi se ishte i dashuri i gruas së tij

Nga Kategoria

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa
Aktualitet

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.3k
Vrasësi “famëkeq” i taksive që u arrestua në Korenë e Jugut, del FOTOJA e Ervin Shahinit 
Aktualitet

Ra nga taksia: Çfarë ndodhi me 24-vjeçaren në Tiranë?

18.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!
Aktualitet

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!
Aktualitet

Apartamente, automjete dhe shoqëri tregtare/ SPAK kërkon sekuestrimin e 9.1 milionë eurove pasuri në Durrës!

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

Roberto Saviano: Çfarë kanë të përbashkët Shqipëria, Meksika dhe Napoli? Miliona euro në qarkullim përmes TikTok…

14.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.