E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush pagoi për të ekzekutuar Eduard Reçin? Biznesmeni kishte punuar në SHISH, e shoqja pedagoge dhe…

Korrieri nga Korrieri
14.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Kush pagoi për të ekzekutuar Eduard Reçin? Biznesmeni kishte punuar në SHISH, e shoqja pedagoge dhe…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje se kush ishte biznesmeni i ndjerë Eduard Reçi, e nga kush përbëhej familja e tij. Të gjitha shenjat dhe faktet tregojnë se ata ishin një familje pa probleme dhe konflikte.

Mësohet nga hetuesit e ngjarjes se ekzekutimi i biznesmenit dyshohet se është bërë nga një qitës profesionist.

Ai është goditur nga distanca dhe dyshimet janë se qitësi ka qenë në një hotel i cili kishte fushëpamje të vendit ku ndodhej Reçi.

“Është ngjarje e çuditshme. Kamerat nuk kapnin asnjë moment, Eduard Reçi, 52 vjecar u plagos dhe sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. U qëllua me plumb në kokë. Mekanizmi është i çuditshëm. Ai ka qenë në sheshpushimin e pallatit ku banonte, po fliste në telefon me një person që do t’i çonte mjetin për ta rregulluar. Ka dyshime se u qëllua nga dhoma e një hoteli që kishte fushëpamje mbi këtë sheshqëndrim.
Mendohet të jetë 25-30 metra distanca. Është bërë kontroll i hotelit dhe pallateve të larta aty në zonë. Nuk janë gjetur gjurmë të autorëve. Eduard Reçi, kohët e fundit nuk kishte patur problematikë. Ka punuar dikur në SHISH, është tërhequr nga ajo punë. Bëhet fjale për 25 vite më parë. Ishte futur më pas në tokën ku ka ndërtuar pallatin me kompaninë e tij, kishte legalizuar. Bashkëshortja punon në një nga përfaqësitë diplomatike, është pedagoge e gjuhëve të huaja. Kanë dy fëmijë. Familja ka pretenduar se nuk ka konflikt dhe nuk është ruajtur në asnjë rast.

Disa kohë më parë ka bërë kallëzim penal për rast vetëgjyqësie, për një person që pranë pallatit të tij ka një pronë. Kjo çështje është pushuar më parë.

Për motivin, prokuroria dhe policia kam përshtypjen se janë shumë larg. Gjatë të gjithë javës, përpara lokalit, janë hedhur fishekzjarre dhe kapsolla. Në momentin që është qëlluar, qytetarët kanë menduar se po vijonte i njëjti ritual si ditët e tjera. Për këtë arsye nuk është menduar si vrasje në momentin e parë. Kur e kanë parë në tokë e kanë kuptuar. Kamerat shfaqin momentin kur ai bie pa ndjenja, por nuk shfaqin autorin e dyshuar askund. Janë marrë kamerat dhe po shihen me kujdes hyrjet dhe daljet për të parë se kush mund të ketë qenë.

Ndërkohë hetuesit do të kthehen edhe në vitet 97′-98′, nëse ka patur problematika në qytetin e lindjes.

Ajo që u mendua si ngjarje e thjeshtë, nga mënyra si është kryer, hetuesit besojnë se ka patur një përgatitje. Dyshohet për qitës profesionist, që ka bërë gjujtje në distancë”, tha Lala.

Para

Vetëm një predhë në vendngjarje! Drejtori i Krimeve thotë se Eduard Reçi nuk u qëllua me armë të zakonshme

Pas

‘Ta heq unë sikletin’, del biseda e mësues Bledarit me vajzat adoleshente

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

E kërkuan për 20 ditë/ 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë, babai e identifikon në morg

30.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.