E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del në ankand 60 hektarë sipërfaqe deti në Sarandë! 

Korrieri nga Korrieri
27.12.2024
në Aktualitet, Slider
A A
“Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del në ankand 60 hektarë sipërfaqe deti në Sarandë! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Disa javë më parë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxori në “shitje” plot 4 milionë metra katrorë sipërfaqe deti, teksa janë shpallur edhe fituesit, disa prej të cilëve me lidhje të forta politike. Në atë kohë, dolën në ankand qindra hektarë në Vlorë dhe Lezhë, teksa radha i ka ardhur edhe Sarandës.

Sipërfaqja detare në këtë rreth do t’i jepet privatit, duke hedhur sërish hije të mëdha dyshimi se mund të përdoret edhe për qëllime të tjera. Madje, në këto njoftime të befta të ministrisë nuk jepen të dhëna nëse janë pyetur apo jo grupet e interesit, kush do t’i menaxhojë dhe a kanë ndikim në florën dhe faunën e detit, apo të liqenit të Butrintit?

Ministria nuk jep informacion nëse janë bërë studime mjedisore dhe nëse po, kush i ka bërë dhe çfarë ka konstatuar. Historia ka treguar se vendimmarrjet e qeverisë për të falur apo shitur pronën publike kanë qenë të kontestuara dhe gjithmonë kanë rënë në duart e oligarkëve apo bizneseve të lidhura fortë me politikën dhe mazhorancën. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, pasi një nga perlat e Shqipërisë, bregdeti i Sarandës, do t’i jepet privatit. Pas kodrave, plazheve tashmë i erdhi radha edhe ujit!

“Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del

Faksimile: Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë për dhënien e sipërfaqes ujore në Sarandë

“Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del
“Shqipëria në shitje”, pas Vlorës dhe Lezhës del

Dokumenti i mësipërm, i siguruar nga redaksia e VoxNews, është njoftimi që ka bërë Ministria e Bujqësisë në Agjencinë e Prokurimit Publik. Ministria shkruan se po jep këtë sipërfaqe ujore bazuar në disa ligje dhe VKM për të konkurruar për të drejtën e peshkimit në ujërat e brendshme, format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, dhe zhvillimin e akuakulturës në sipërfaqe publike, tokësore dhe ujore.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shpall pjesëmarrjen në konkurrim publik për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës intensive detare, Kategoria 01 e ZPA-së për peshqit në Zonën e Përcaktuar për Akuakulturë (ZPA) ZPA_SAR_F01_04 në zonën bregdetare Sarandë, në disa nënzona” thuhet në këtë njoftim.

Në liste janë 7 nënzona në Sarandë me një sipërfaqe totale prej 60 hektarësh, madje edhe me koordinatat përkatëse. Ministria thotë se subjekti duhet të përcaktojë qartë në plan biznes, afatin kohor të realizimit të kapacitetit maksimal prodhues të produkteve peshkore, në zonën e përcaktuar për konkurrim. Në çdo rast, veprat duhet të përfundohen brenda tre vjetëve nga çasti i nënshkrimit të kontratave përkatëse.

Disa javë më parë, VoxNews publikoi një investigim për “shitjen” e një sipërfaqeje ujore prej 4 milionë metra katrorë.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë në shitje, që nga malet, kodrat, fushat apo zonat bregdetare. Me ligje dhe vendime të ndryshme, ai i koncesioneve, investimet strategjike, nismës “1 euro”, apo edhe krijimit të zonave industriale dhe turistike, miliona metra katrorë në të gjithë vendin iu janë dhënë falas privatëve. Disa me lidhje politike, të tjerë me lidhje të forta me biznesin, apo edhe persona me të kaluar kriminale, kanë përfituar këto prona shtetërore. Por, pa kaluar jehona e Investimeve Strategjike apo parcelizimit të plazheve, qeveria tashmë ka ndërmarrë një nismë tjetër; të japë detin me qira! Ministria ka shpallur disa ankande, në detin Jon dhe Adriatik. Gjithsej, nga përllogaritja e redaksisë, ministria ka nxjerrë në ‘shitje’ një sipërfaqe prej 401.2 hektarë, ose 4.012.000 metër katrorë sipërfaqe ujore”, shkruante redaksia jonë. /korrieri

Para

Qeveria miraton EMRAT: 15 personalitete SHQIPTARE përfitojnë PENSION të POSAÇËM 1 MILION lekë! Nga Bashkim Hoxha deri te… 

Pas

HETIMI/ Veliaj i ka keq punët, SPAK zbulon katër akuzat ndaj tij

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.