E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Show Bizz

Ishin shoqe, u zunë për ‘shokët’/ Si ndodhi plagosja me thikë e vajzave në Tiranë, nga sherri në Vorë tek kallëzimi që s’e bënë kurrë… 

Korrieri nga Korrieri
21.01.2025
në Show Bizz, Slider
A A
Ishin shoqe, u zunë për ‘shokët’/ Si ndodhi plagosja me thikë e vajzave në Tiranë, nga sherri në Vorë tek kallëzimi që s’e bënë kurrë… 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kasandra Cani dhe Xhemile Vërlaku ishin shoqe, por u përplasën me thika me njëra-tjetrën. Sherri mes tyre nisi për arsye banale, për shkak të disa djemve që frekuentoheshin me të dyja vajzat në të njëjtën kohë. Mesa duket pasi kanë marrë vesh këtë “detaj”, vajzat janë ofenduar në rrjete sociale. Më pas, ishin takuar së bashku në autostradë, shumë pranë Vorës, ku sërish ishin konfliktuar. Por kësaj here edhe fizikisht. 

Sipas asaj që bëri me dije dje Policia, përplasja ka ndodhur në orën 02.34 të mëngjesit, e fill pas sherrit dy motrat Vërlaku kishin shkuar në Komisariatin numër 2 për të bërë kallëzimin. Në rrëfimin e parë, pa bërë kallëzim, që i bënë oficerit të Policisë treguan se kishin pasur një konflikt me disa vajza të tjera. Por nuk kishin bërë me dije as detaje që të zbulonin emrat dhe as sa persona ishin të përfshirë në përplasjen e ndodhur në Vorë. Ndërsa iu kërkua që të prisnin oficerin e Policisë për të marrë dëshminë, dy motrat u larguan nga Komisariati. 

Paralelisht, Kasandra Cani duket se vazhdonte normalisht rutinën e saj. Madje, ZËRI ka siguruar një foto që ajo kishte publikuar nga mjeti i saj me një lule në dorë.

Mesa duket sherri ka vijuar pasi dy motrat i kanë shkuar Canit në banesën ku kjo e fundit jetonte në rrugën e Kavajës. Duke marrë parasysh edhe akuzat që janë ngritur për vajzat, mesa duket ka qenë Xhemile Vërlaku ajo që ka shkuar në banesën e Canit dhe ka nisur që ta dhunojë, ndërsa kjo e fundit, ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar. Nga sherri, e dëmtuar ka mbetur edhe motra e Xhemiles, Esma Verlaku, e cila ka hyrë për të ndarë vajzat. 

Tashmë, Xhemile Vërlaku është në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Cani është arrestuar. Policia ka marrë në pyetje të rejat, edhe për shumë orë u është dashur që të presin, pasi si Cani, edhe Vërlaku kanë qenë në gjendje të dehur. /korrieri

Para

Gazetari i plagosur në 21 Janar tregon kush e qëlloi dhe kush ia nxiu syrin Ndrea Prendit

Pas

“Pranga” në pallatin mbretëror/ Gjykata shpall fajtor Princin Leka II dhe Gjergj Zaharinë, Elia e pafajshme! 

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta
Aktualitet

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.