E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dërgoja foto dhe video intime”, HISTORIA e 50 vjeçares nga Tirana: Si u peshkova në ‘LinkedIn” nga shefi i burimeve njerëzore për të punuar prost*tutë online! 

Korrieri nga Korrieri
23.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Dërgoja foto dhe video intime”, HISTORIA e 50 vjeçares nga Tirana: Si u peshkova në ‘LinkedIn” nga shefi i burimeve njerëzore për të punuar prost*tutë online! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Prej disa vitesh kam hapur profilin tim në internet në platformën profesionale ‘LinkedIn’ e cila të ndihmon përmes një networku të shkëmbesh përvoja, të njihesh me profesionistë dhe të jesh në  kontakt me kërkesë/ofertat e tregut të punës. Teksa po kërkoja pikërisht për këto, e interesuar të punoja disa orë online nga shtëpia, aplikoj tek një prej kërkesave për punë, në një kompani që ofronte punë online, postuar në profilin e një shqiptari nga Kosova i cili ishte shef i burimeve njerëzore në këtë kompani”.

Kështu nis rrëfimin e saj, gruaja me inicialet D.M, 50-vjeç nga Tirana e cila tregon se si ra në rrjetën e një trafiku prostitucioni online, i maskuar në emrin e një kompanie marketingu.

“Unë kisha bërë follow një faqe në LinkedIn e cila postonte vazhdimisht kërkesa të ndryshme nga e gjithë bota për profesionistë dhe jo vetëm, për punë online nga shtëpia. Teksa navigoja një mbrëmje, lexoj kërkesën për punë që fokusohej tek shitjet online dhe menjëherë bëj aplikimin, ku ndër të tjera ngarkoj dhe CV time profesionale, e cila gjendet dhe në profilin tim në LinkedIn”, vijon me rrëfimin e saj 50-vjeçarja.

Pas dy javësh që kishte aplikuar, në Inbox-in e saj privat në LinkedIni vjen një mesazh në anglisht, nga shefi i burimeve njerëzore të kompanisë që i kërkoi të plotësojë një tjetër formular me të dhëna më të detajuara për formimin e saj.

“Pasi e plotësoj i shkruaj shqip shqiptarit që mban postin e shefit të burimeve njerëzore, duke i kërkuar suport pasi më duhej ai vend pune. Biseda e tij më pas, është sa për të qeshur dhe për të qarë’, shkruan gazeta Si.

Ajo thotë se personi me inicialet T.K, shqiptar nga Prishtina me banim në Holandë, baba i 2 fëmijëve, i tregon se vendi i punës ku kishte aplikuar nuk ishte shërbim klienti siç ajo e kishte kuptuar, por… chat Onlyfans.

“Kam mbetur për pak momente e bllokuar, ‘Onlyfans’ për mua në atë çast nuk thonte asgjë, por nga biseda me shqiptarin i cili më thoshte se puna ishte pak sensitive por qejf dhe paguhej mirë, nisa kërkimin në Google. Ajo çfarë pashë më tronditi. Puna ime konsistonte në modele që bënte prostitucion online, me biseda të pista, dërgim foto e video, për të cilat klienti paguante”, thotë gruaja.

Ajo tregon se drejtori i burimeve njerëzore rrekej ta bindte se ajo nuk kishte të bënte direkt me klientin, por fliste në emër të një modeleje.

“Pra kisha një account të saj, për të cilën, sipas përfaqësuesit të kompanisë, ishte marrë leja pasi ekzistonte marrëveshje dypalëshe. Ajo çfarë më duhej mua, ishte të ndiqja një kurs që ofronte kompania për të mësuar rregullat e punës dhe bisedat që duhet të bëja me qëllim që të kapja sa më shumë klientë online”, vazhdon historinë e saj 50-vjeçarja.

Ajo çfarë gruaja thotë se e tronditi ishte lehtësia me të cilën fliste personi i kontaktit i kompanisë. Ai tregoi se 60 për qind e stafit të kompanisë që punojnë si prostituta online (me emra modelesh pornostare) janë shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, madje gra të martuara me fëmijë.

Sipas shefit të burimeve njerëzore në kompaninë që në pamje të parë ofronte shërbime marketingu, kjo punë ishte mjaft e lehtë dhe nuk kishte të bënte me personat që rekrutoheshin. Ata paguheshin për një fashë orari 6-orësh dhe ‘Onlyfans’ ishte 24 orë.

“Do më besosh pas 2-3 muajsh që kjo punë do të të japë të ardhura të mira që shkojnë deri në 1500 euro me bonuset që përfiton. Ne operojmë në vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore dhe kemi kërkesa të shumta. Nuk është e vështirë, mjafton të mësosh teknikat e punës dhe ja del’, këmbëngulte në bisedë shqiptari nga Kosova.

Ajo çfarë e tronditi gruan në gjithë këtë histori, është fakti që këto faqe që ofrojnë punë me fokus krejt tjetër nga ajo çfarë publikojnë, ekzistojnë në një faqe profesionale si LinkedIn ku çdokush ka të publikuar eksperiencat e tij profesionale.

Dhënia e CV-së me të dhënat e tua, email, numër telefoni dhe adresë banimi, e bën çdokënd të ekspozuar ndaj rrjeteve të tilla të punësimeve online, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse trafik prostitucioni, që pasurohen duke ofruar informacion të rremë tek klientët, pasi askush nuk e di se pas emrave të njohur, fshihen gra e vajza të dëshpëruara që kërkojnë punë nga shtëpia dhe bien pre e rrjetit të rekrutimeve për pornografi online./Si

Para

Ekzekutimi i Kristjan Markut/ Viktimë e sagës hakmarrëse mes fiseve mirditore, i riu lidhje me të fortët e Vlorës 

Pas

E rëndë/ Një person gjendet i vdekur në një karburant, ja dyshimet e para

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.