E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

STATISTIKAT: Shqiptarët po vr*sin vajzat në barkun e nënës se duan djem

Korrieri nga Korrieri
23.01.2025
në Aktualitet, Slider
A A
STATISTIKAT: Shqiptarët po vr*sin vajzat në barkun e nënës se duan djem
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aurora* para 10 vitesh abortoi dy herë radhazi për shkak se bashkëshorti i saj e bënte fajtore se ajo nuk po sillte dot në jetë djem. Këto aborte erdhën pas lindjes së tre vajzave.

“Pasojat e këtij vendimi i vuaj edhe sot, jam penduar pamasë, kam hyrë në gjynah me ata fëmijë,” tregon 43-vjeçarja për Citizens.

Në periudhën 2000-2020, Shqipëria u rendit e katërta në botë për hendekun në lindjet mes vajzave dhe djemve, – me një mesatare 111 djem të lindur për 100 vajza, sipas të dhënave të OKB-së.

Në vitin 2023, Shqipëria regjistroi si raport 108 djem për 100 vajza. Nga të dhënat e censit 2023, pabarazia gjinore në lindje ka ardhur në reduktim gjatë viteve të fundit. Ajo ka rënë në 107 meshkuj për 100 femra duke qenë pranë raportit 105/100,  i cili vlerësohet si raporti natyror.

Sipas Monika Kocaqit, eksperte e çështjeve gjinore, aborti për shkak të përzgjedhjes së seksit të fëmijës para lindjes (aborti selektiv), që nxitet nga preferenca për të sjellë në jetë fëmijë djem, pasqyron diskriminimin e thellë gjinor dhe paragjykimet e shoqërisë ndaj vajzave e grave.

“Aborti selektiv manifeston mohimin e vlerës dhe të të drejtave të vajzave e grave, që përpara lindjes së tyre,” shpjegon Kocaqi.

Të njëjtin fat, të kushtëzuar nga presioni i familjarëve do ta kishte edhe Eleni*, e cila pas katër viteve mori guximin të ndajë historinë e saj. Ajo tashmë është nënë e dy vajzave dhe një djali, por përpara se të lindte djalin pati një abort selektiv.

“Më kujtohen fjalët e vjehrrës ‘Çupat janë barrë, juve shyqyr po ju rriten, t’i rregulloni e t’i martoni,’ ndërsa bashkëshorti më tha se tri vajza ishin shumë dhe se na duhej një trashëgimtar, që t’na mbajë gjallë mbiemrin,” tha Eleni.

Sipas ekspertes Kocaqi, arsyeja pse ndodh aborti selektiv i ka rrënjët thellë në mentalitetin patriarkal dhe në paragjykimet e steriotipet gjinore të shumë viteve të shkuara, por që me konsistencë janë përcjellë dhe kanë ndikimin e tyre mjaft të fuqishëm edhe sot.

“Nëse para shumë vitesh djemtë preferoheshin të parët dhe të shumtë në numër sepse ishin burrat ata që mbronin vendin nga pushtimi e dilnin malit në luftë, edhe sot kjo preferencë dominon, ndonëse nuk justifikohet më me luftën, por pikërisht me kombinimin e tërësisë së faktorëve shoqërorë, ekonomikë e kulturorë që vijojnë t’i shohin vajzat dhe gratë si të paafta e të pa zonjat për të drejtuar e trashëguar,” analizon ajo.

Eglantina Dema, mjeke gjinekologe shprehet se aborti selektiv është i ndaluar me ligj.

“Aborti pas javës së 12-të kur përcaktohet edhe gjinia është i ndaluar me ligj. Megjithatë në diskutime jo zyrtare, kemi të dëgjuar në rrethet tona miqësore raste të tilla që kërkojnë të bëjnë abort vetëm për shkak të gjinisë, por siç e thashë kjo është krejtësisht e ndaluar, pasi do të prishte ekuilibrat gjinore,” konfirmon ajo për Citizens.

Dema përfundon se pas javës së 12-të lejohet të bëhet aborti vetëm në rast se foshnja ka keq formime, apo nëna ka probleme shëndetësore dhe ky vendim merret nga një komision mjekësor i posaçëm që shqyrton dhe argumenton vendimin.

Gjithashtu afati i ndërprerjes së abortit është diskutuar edhe në projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues, i cili u hodh për konsultim nga Ministria e Shëndetësisë në maj të viti që lamë pas. U diskutua që ndërprerja e shtatzënisë të spostohej nga java e 12 në javën e 14-të. Edhe pse ky projektligj ndezi shumë kritika, ka mbetur ende në formën e një drafti, i cili nuk dihet fati i tij, nëse do të miratohet apo ka mbetur i pluhurosur në sirtarët e Kuvendit./citizens.al

Para

Jala në duart e njerëzve të partisë, si përfitoi Alban Xhillari i Folie Marine mbi 200 000 metër katrorë tokë në perlën e bregdetit

Pas

FOTO-EMRI / Kjo është edukatorja që i bëri foto dhe më pas dhunoi fëmijën në kopësht 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.3k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.