E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Merret VENDIMI, Veliaj e pëson pas kërcënimeve ndaj prokurorit dhe gjykatësit 

Korrieri nga Korrieri
26.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Nga fyerjet, te kanosja për Dadon dhe Banin/ Pse nuk dënohet Veliaj ashtu sikurse e parashikon Kodi Penal? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Fyerjet, sharjet, shantazhi dhe kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjykatësit Erjon Bani duket se i kanë kushtuar Erion Veliajt, të cilit tashmë, siç deklaroi, i janë ndaluar takimet me persona të tjerë. Veliaj shkruan nëpërmjet një statusi të gjatë, ku ndërkohë vijon të fyejë prokurorët dhe gjykatësit se nuk ka asnjë provë për arrestimin e tij, ndërkohë që më herët është njoftuar se do të apelojë masën “arrest me burg”. 

Reagimi i plotë:

Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët!

Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra.

Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmendet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”. 

Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanet e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës!

Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova.

Tani imagjinojeni:

Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre.

Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

20 vjet VETING – asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë.

ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS!

Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë!

Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!

Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados.

Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit?

Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës.

Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës.

Shëndet e jetë!

Etiketat: erion veliajSPAK
Para

PS dhe PD bojktojnë tryzën për reformën në drejtësi, BE në krah të Dumanit

Pas

Sulmet ndaj Korrierit, AFERA për të cilan duan të na mbyllin GOJËN

Nga Kategoria

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.