E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e studentes shqiptare, rrëqeth e ëma: E dija …

Korrieri nga Korrieri
02.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja e studentes shqiptare, rrëqeth e ëma: E dija …
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Prej një jave Ilaria Sula rezultonte e zhdukur. Sot, prindërit e saj dhe vëllai morën vesh lajmin tronditës. Ajo ishte vrarë nga ish i dashuri i saj, një filipinas, që pasi kreu krimin, e futi trupin e 22-vjeçares në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar disa kilometra nga Roma.

Por si e morën vesh familjarët e saj këtë ngjarje?

Më 25 mars, vajza e tyre, që studionte për Statistikë në Universitetin e La Sapienza-s, doli nga apartamenti ku jetonte me qira me disa shoqe, por nuk u kthye më. Të alarmuara, ato kanë njoftuar prindërit e të resë, të cilët menjëherë kanë denoncuar rastin në polici.

Familja e Ilaria Sulës kishte mbërritur në Itali nga zona e Lushnjes, për të nisur një jetë të re. Mamaja, Gëzime Sula, punon si pastruese, ndërsa i ati, Flamur Sula në një kompani ndërtimi. Ata jetojnë në një shtëpi pranë stadiumit në Terni, bashkë me fëmijën e dytë, djalin 19-vjeçar.

Pas zhdukjes së vajzës, mamaja e saj e kishte parandjerë se diçka e keqe kishte ndodhur.

“Menjëherë e kuptova se ishte diçka e keqe sepse ajo zakonisht bënte telefonata me video dhe nuk i përdorte mesazhet e thjeshta. Më pas fola me shoqet me të cilat jetonte dhe bashkë me burrin vendosëm ta denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. E di që hetimet çuan menjëherë te djali që Ilaria kishte lidhje në të shkuarën, por dimë shumë pak për të”, tregoi Gëzime Sula, mamaja e viktimës.

Vëllai i Ilarias përpiqet t’i japë përgjigje kësaj ngjarje, por nuk mundet. Askush s’di ta shpjegojë pse ish i dashuri i motrës së tij kreu krimin makabër.

“Nuk mund ta shpjegojmë dot. Pse e bëri këtë? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di”, tha ai.

Ai rrëfeu edhe mesazhin e fundit me të motrën, ndërsa tregoi se ish të dashurin e saj e njihte, por sipas tij, ata ishin ndarë.

“Fola me Ilarian për herë të fundit para dy javësh sepse donte të na vizitonte në Terni. Ishte e qetë, nuk na tregoi për asnjë problem. Më pas vetëm mesazhe, por jam i sigurt që nuk i shkruante ajo. E njihja, ishin bashkë për 1 vit, por më pas u ndanë”, tha ai.

Në lidhje me këtë ngjarje, Mark Antony Samson ka pranuar autorësinë e krimit. /korrieri

Para

Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula në Itali, e ëma: Nga mesazhet e kuptova se nuk ishin nga ajo. Vëllai për autorin: E njihja, ishin ndarë prej kohësh

Pas

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa! Dje festoi ditëlindjen 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.