E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Na vranë, na vranë”/ Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt, Hektor Xheçuka, Marklen Haka e 2 të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin 

Korrieri nga Korrieri
16.04.2025
në Aktualitet
A A
“Na vranë, na vranë”/ Si ‘ushtari’ i Vis Martinajt, Hektor Xheçuka, Marklen Haka e 2 të tjerë tentuan të eliminojnë Durim Bamin 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Tori Xheçuka rezulton sipas bisedave të zhvilluar në Sky Ecc është një nga personat e thirrur në armë nga Marklen Haka, një nga të fortët e Niklës në Fushë-Krujë për të eleminuar Durim Bamin.

Një tjetër personazh i Niklës që sot strehohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Referuar bisedave të realizuara në Sky Ecc midis Tori Xheçukës, Florenc Kelmendit, Albert Zajës dhe Marklen Hakës dhe personave të tjerë del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Ku Tori Xheçuka ka pasur rolin e organizatorit dhe ekzekutorit të Durim Bami. Nga ku del se porositës dhe financues i planit për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit është shtetasi Ervis Martinaj.

Konkretisht më datë 6 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku fillimisht nuk kupton cili është personi që po flet dhe e ngatërron me Erigers Mihasin, pasi këtë kohë Martinaj del se mbante telefonin e Mihasit.

Gjatë komunikimeve të mëtejshme me Ervis Martinaj, Tori Xheçuka e mban atë të informuar edhe për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në zonën e Kurbinit. Si edhe për autorët e mundshëm që mund të kenë qëlluar. Por nga sa kuptohet nga bisedat midis tyre, Martinaj kërkon me çdo kusht eleminimin e vëllezërve Bami dhe lidhjeve të tyre. Më datë 7 Qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur mbi ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku kanë mbetur të vrarë shtetasit Bujar Lika ‘Ari’ dhe Paulin Gjergji.

Ku Tori Xheçuka i tregon për lidhjet e Durim Bamit, konkrerisht Ervin Kodrën, Ervin Kallarin dhe Genti Koçin. Biseda gjatë të cilave del edhe lidhja e Tori Xheçukës me njeriun e tij të besuar, Albert Zaja. Që edhe ky vihet në dispozicion të Ervis Martinaj për të ndjekur Durim Bamin.  Më datë 21 Qershor 2020 Ervis Martinaj komunikon Albert Zajën dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine ‘Renxh’ të bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami.

Ervis Martinaj shprehet i çuditur përse po ruhet kaq shumë Durim Bami këto kohë. Ai i ofron Albert Zajës shumën prej 500 mijë euro parapagim për të kryer vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.  Ku ai i thotë që këto para merri ti dhe Tori.

‘Bëni ça të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni ne se e bëjmë vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë.

Komunikimi midis Tori Xheçukës dhe Ervis Martinaj vazhdon edhe në ditët që pasojnë.

Ku Xheçuka pranon që për të mbyllur hallet që ka të kryejë vrasje me pagesë.

Apo siç ai i quan ‘punë’.

Gjë të cilën Martinaj e pranon por me kushtin që Tori Xheçuka të mbarojë punë me Bamët.  Më datë 11 Korrik 2020, Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar që t’i japë ndonjë punë (vrasje kundrejt pagesës) ‘se më duhen lekë sepse kam hall’. Ervisi Martinaj i përgjigjet që ‘po të jap punë, më duhet ‘Nikla’, Duri dhe Valteri. Se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaraqët e Freskut (i referohet Leonard Dukës) janë të vështirë për t’u kapur.

Tori Xheçuka i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë. Dhe ashtu siç kishin rënë dakord, Tori Xheçuka dhe lidhjet e tyre, disa muaj më pas mendohet se qëlluan ndaj makinës me të cilën lëviznin Durim Bami dhe miku i tij Ervin Kodra.

Ngjarje e ndodhur më datë 4 Nëntor 2020.

Më datë 4 Nëntor 2020 Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi kanë qenë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autoveturës ‘Range Rover’ me të cilën udhëtonin Ervin Kodra dhe Durim Bami. Ku Marklen Haka ka patur rolin e ndihmësit duke ruajtur lëvizjet e Durim Bamit në zonën e Fushë-Krujës ndërsa Albert Zaja ka qenë personi që ka monitoruar lëvizjet e Durim Bamit në aksin Kamëz-Tapizë.

Por edhe pse qëlluan ndaj makinës së Durim Bamit, Tori Xheçuka dhe Florenc Këlmendi nuk mundën të eleminonin objektivin e tyre. Kjo edhe për faktin që ata nuk e dinin se pas makinës së Durim Bamit, vinte një tjetër ku ishin ushtarët e tij.

Të cilët hapën zjarr ndaj makinës në të cilën ndidheshin Xheçuku dhe Këlmendi.  Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima.

Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste ‘…na vranë… na vranë…’. Por Tori Xheçuka thuhet se nuk ishte vetëm ushtari i Ervis Martinaj.

Por kishte shërbyer si i tillë edhe për një tjetër eksponent të rrezikshëm të krimit në Shqipëri.

Për Emiljano Shullazin që sot ndodhet pas hekurave.

Ku ishte krahu i tij i armatosur.

Një jetë e shkuar si vrasës me pagesë.

Tashmë me llogari të hapura midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Por edhe me shumë hije ende të pazbuluara të veprimtarisë së tij kriminale që mund të hedhin dritë mbi shumë ngjarje të tjera të rënda të pazbardhura nga drejtësia./NË SHËNJESTËR

Para

PËRPLASJA me agjentët e BKH, arrestohen dy nipat e ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj! 

Pas

GJKKO VENDOS: Ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka dhe të pandehurit për inceneratorin e Tiranës! 

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.