E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Mafia në veprim! Kriminale, si po zvarriten hetimet për mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano, pse SPAK duhet të veprojë

Radi Kalb nga Radi Kalb
24.04.2025
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
Mbetjet toksike të KURUM vendosen në Porto Romano, pritet marrja para përgjegjësisë e personave që shkaktuan skandalin
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mafia në veprim! Kriminale, si po zvarriten hetimet për mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano, pse SPAK duhet të veprojë

Një skandal mjedisor me përmasa të rënda po zvarritet në heshtje në Porto Romano, ku 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara toksike të eksportuara nga kompania Kurum janë kthyer nga Tajlanda dhe ruhen prej muajsh nën mbikëqyrjen e policisë. Megjithëse dyshohet se mbetjet janë të rrezikshme dhe janë eksportuar pa miratim nga vendi pritës, hetimet janë futur në një ngërç të frikshëm që sipas burimeve po zvarritet me ndërhyrje nga lart, kurse kompania shpërndau çanta me para në media dhe gjetkë për të mbyllur çështjen.

Mostrat që s’merren, laboratorët që “nuk gjenden”

Sipas gazetarëve të kronikës që kanë ndjekur nga afër çështjen, “Nëse do ta vrasësh një çështje, zvarrite. Disa heshtin, disa blihen, dhe kështu do të shkojnë edhe hetimet.” Duket se kjo është filozofia që po shoqëron edhe rastin e Kurum, ku për të provuar ligjërisht përbërjen toksike të mbetjeve, kërkohet marrja e mostrave — një hap kyç që ende nuk është kryer.

Mafia në veprim! Kriminale, si po zvarriten hetimet për mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano, pse SPAK duhet të veprojë

Prokuroria, e cila ka bërë disa shkresa zyrtare dhe ka kërkuar ekspertë për të marrë mostrat, nuk ka marrë ende asnjë përgjigje se kush do të jetë institucioni ose personi që do të kryejë analizat. Janë kaluar mbi 4 muaj nga momenti kur mbetjet janë kthyer, por ende asnjë laborator nuk është identifikuar për të marrë përsipër ekzaminimin. I vetmi institucion që ka dhënë një përgjigje është Drejtoria e Gjeologji-Minierave, e cila ka deklaruar se mund të kryejë vetëm një pjesë të analizave.

Ndërhyrje politike dhe një sistem që favorizon fajtorët

Burime pranë hetimit pohojnë se qeveria po ushtron presion të drejtpërdrejtë që kjo çështje të mos zbardhet dhe të mos ndëshkohet askush. Sipas tyre, zvarritja nuk është teknike apo procedurale, por e qëllimshme dhe politike.

“Nëse nuk ka laborator në Shqipëri, duhet të dërgohen jashtë vendit. Por as kjo nuk po ndodh. Ndërkohë, kompania transportuese që ka sjellë kontejnerët në Shqipëri kërkon t’i marrë mbrapsht, sepse i duhet t’i përdorë për aktivitetin e saj,” – thekson një burim i afërt me çështjen.

Kush përfiton nga zvarritja?

Nëse nuk ka ekspertizë, nuk ka krim të provuar. Dhe nëse nuk ka krim, nuk ka as përgjegjës. Situata po i shkon për shtat të gjithë aktorëve të përfshirë:

  • Kurum: vazhdon aktivitetin ekonomik pa asnjë penalizim.
  • Kompania eksportuese “Sokolaj”: nuk ka dhënë llogari për eksportin pa miratim të Tajlandës.
  • Zyrtarët shtetërorë: kanë hyrë në rrugën e parashkrimit të veprave penale për neglizhencë apo abuzim me detyrën.
Mbetje të rrezikshme në zemër të zonës industriale

Kontejnerët ndodhen aktualisht në Porto Romano, në një zonë me histori të ndotjes së rëndë dhe me impakt të drejtpërdrejtë mbi mjedisin dhe shëndetin e banorëve përreth. Por, ndonëse ekspertët paralajmërojnë se mbetjet mund të jenë toksike, askush nuk ka guximin apo dëshirën institucionale për të çuar hetimet përpara.

Skandal pa emër dhe pa përgjegjësi

Fakti që mbetjet janë kthyer nga Tajlanda për shkak të mungesës së autorizimit zyrtar nga vendi pritës, është në vetvete një sinjal alarmi ndërkombëtar për abuzim me tregtinë ndërkombëtare të mbetjeve. Dhe pavarësisht këtij fakti, Shqipëria nuk ka identifikuar ende asnjë person përgjegjës. /korrieri

Etiketat: kurumkurum internationalmbetjet toksike
Para

Atentati në Lundër, ekzekutorët harruan sende personale në vendin ku u fshehën. Zbulohen gjurmë të ADN-së

Pas

Fushata elektorale në Elbasan po zhvillohet me frikë dhe nën hijen e grupit të Suel Çelës

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.