E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shqiptarët s’janë bosët e Italisë”, eksperti: Pala italiane nuk tregon realitetin. Të lë Ndrangheta apo Camorra të pushtosh Romën?

Korrieri nga Korrieri
23.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
“Shqiptarët s’janë bosët e Italisë”, eksperti: Pala italiane nuk tregon realitetin. Të lë Ndrangheta apo Camorra të pushtosh Romën?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar lidhur me goditjen e fundit nga autoritetet italiane dhe SPAK ndaj një organizate shqiptare që vepronte në Itali në trafikun e drogës.

Karamuço shpjegoi në “NOW me Erla Mëhillin hetimin e kryer nga pala italiane, duke sqaruar se veprimtaria e këtij grupi, sipas dokumenteve hetimore, është zhvilluar vetëm në territorin italian.

Ai u shpreh kritik ndaj prokurorëve dhe autoriteteve italiane, duke theksuar se “e fryjnë rolin e shqiptarëve, ndërkohë që ata në realitet nuk mund të krahasohen me organizata të mëdha si “Camorra” apo “Ndrangheta”.

Sipas tij, është e pavend të flitet për një “mafia shqiptare”, duke thënë se një term i tillë ushqehet nga ksenofobia dhe perceptimi i gabuar i realitetit kriminal.

“Shqiptarët janë grupe ‘proxy’, nënkontraktorë të italianëve – thjesht një vitrinë. Ne na përdorin ata që janë në radarët e organeve ligjzbatuese italiane për të shmangur vëmendjen, dhe vendosin përpara shqiptarët. Është pikërisht ‘Ndrangheta’ që na ka prezantuar me rrjetet në Ekuador, duke thënë: ‘Këta janë bashkëpunëtorët tanë, vazhdoni punën me ta. “Ndrangheta” të vë në punë dhe ti përfiton aq sa të takon si shqiptar që je i besuar dhe kontribuon në këtë trafik. Si mund të thuash që shqiptarët kanë pushtuar portet e Belgjikës apo sheshet e Romës? Të lë “Ndrangheta” apo “Camorra” të pushtosh Romën? Ku të lënë ata? E gjithë kjo që po quhet “mafia shqiptare” është ksenofobi. Ky term që përdorin disa prokurorë italianë nuk na takon, nuk e meritojmë. Nuk kemi asnjë atribut të një familjeje mafioze. Kemi grupe të strukturuara kriminale, ndoshta deri në organizatë, por jo mafie. Asnjëherë. Na fryjnë rolin në mënyrë të qëllimshme, për të na paraqitur më të rrezikshëm nga sa jemi në realitet”, tha Karamuço.

Në lidhje me hetimin, Karamuço konfirmoi se gjithçka ka nisur nga të dhënat e siguruara përmes aplikacioneve të komunikimit të enkriptuar, si Sky dhe EncroChat, por theksoi se pjesa më e madhe e punës hetimore është bërë në Itali.

“Ky hetim ka filluar me të dhëna nga Sky dhe Encro si indicie, dhe nga këto indicie janë zhvilluar më tej hetimet. Pyetja që ngrihet është nëse ky krim vazhdon ende të ndodhë; nëse po, atëherë hetimet do të vazhdojnë. Këto hetime kanë qenë shumë komplekse dhe janë shtrirë nga Amerika Latine deri në Shqipëri, ku edhe ne kemi marrë detyra konkrete për hetimin. Megjithatë, pjesa më e madhe e hetimit është zhvilluar në Itali, sepse aktiviteti kryesor i grupit ishte aty. Në dosjen që kam në zotërim, që përmban rreth 1,400 faqe, flitet vetëm për territorin italian. Kjo paraqet një kontradiktë në raport me pohimet e prokurorëve italiane, që thonë se kanë ndjekur paratë deri në Shqipëri. Por, sa para janë ndjekur realisht? Janë sekuestruar vetëm 4.7 milionë euro, ndërkohë që në ato tonelata droge flitet për vlera prej qindra milionë eurosh. Ku janë këto para? Kjo tregon se kemi të bëjmë me një konstelacion ndryshe nga ajo që njohim nga organizatat kriminale italiane si ‘Ndrangheta’, ‘Santa Corona Unita’ si dhe disa nënkontraktore që merren me shërbimet përkatëse”, tha Karamuço.

Para

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar”, trashëgimtarja 33-vjeçare austriake do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

Pas

Artan Lame mes dy botëve

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, ja si u kap “gafil” deputetja e Elbasanit! (Dosja)

11.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.