E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

FAKTET/ Si fshihet Pëllumb Salillari pas prestanomes Engjell Agalliu që mori licencën për park diellor

Korrieri nga Korrieri
09.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
FAKTET/ Si fshihet Pëllumb Salillari pas prestanomes Engjell Agalliu që mori licencën për park diellor
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një punonjës i thjeshtë i kompanisë së ndërtimit Salillari, që deri dje ngjiste asfalt nën vapën e verës, sot rezulton i licencuar për të ngritur një park fotovoltaik me kapacitet 82 megawat në Fier. Investimi për ndërtimin e një centrali të tillë diellor kërkon një vlerë që shkon në gati 80 milionë euro. Por kush është Ëngjëll Agalliu? I lindur në Terpan të Beratit, 40 vjeç, Agalliu rezulton sot si pronar i Albanian Solar Power.

Vendimi u mor disa ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, i cili miratoi ndërtimin dhe operimin për 49 vjet të një centrali fotovoltaik në fshatin Boçove të Fierit, në emër të kompanisë ‘Albania Solar Power’. Ky investim është nga më të mëdhenjtë në vendin tonë në fushën e energjisë diellore.

Nga kërkimi në QKB, shihet se kompania është krijuar në shkurt të vitit 2024, me një kapital modest prej 100 mijë lekësh të vjetra. Siç shihet në QKB, Agalliu nuk ka dorëzuar as bilance dhe as të dhëna të tjera. Mbetet e paqartë se si kompania e re ka siguruar tokën në Boçovë të Fierit, ku do të ngrihet parku diellor.

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll

Në rastet e mëparshme, praktika më e zakonshme ka qenë marrja me qira e tokës shtetërore nga bashkitë, një proces që kërkon transparencë dhe konkurrencë.

Sesi do të procedohet në këtë rast ende nuk dihet. Ndërkohë që, ZËRI mësoi se në fakt Ëngjëll Agalliu ka qenë pjesë e kompanisë Salillari, ku ka punuar si punonjës asfalti. Një fakt i tillë shihet edhe nga gjurmët në rrjet. Por sapo në media doli lajmi se ai kishte marrë lejen për ndërtimin e një centrali diellor, profili i tij në Facebook u mbyll, ndërsa profili në Linkedin u retushua. Nga Engjell Agalliu, shihet vetëm si Angelo T.

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll
Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll

A është rasti një Aferë e dytë si ajo me DH Albania? Në rastin e DH Albanias ishte Avdjol Dobi, një punonjës recepsioni i cili në vitin 2018, regjistroi kompaninë DH Albania, dega shqiptare e “Dunwell Haberman” (Delaware, SHBA).

Kjo kompani, duke përdorur dokumente të falsifikuara (duke pretenduar se Dunwell Haberman është themeluar në 1998), fitoi tenderin e Unazës së Re (lot 1) me vlerë rreth 18 milionë euro dhe një tjetër tender për lidhjen Burrel–Peshkopi me vlerë rreth 10–12 milionë euro. Hetimi zbuloi se në fakt Dobi ishte thjesht një prestanome dhe kontrata u pezullua. Se çfarë do të ndodhë në rastin e Agalliut mbetet për tu parë.

Para

Veliaj kërkon sot lirinë

Pas

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

Vdes gjatë ndeshjes futbollisti shqiptar

29.09.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.