
Zbulohen detaje të reja nga vrasja makabër në fshatin Frashër të Fierit, ku vajza mbyti babanë me tel. Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, vrasja ishte menduar mirë dhe gjatë nga nënë e bijë.
E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar viktimën 56-vjeçar tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar Policia. Emanilda Rama, 26-vjeçarja kur është marrë në pyetje tregoi se i ati kishte rënë në tualet dhe pasi kishte ndërruar jetë, ajo dhe e ëma kishin kryer ritet mortore. Por efektivët e Policisë i kanë gjetur viktimës mavijosje në qafe nga ku kanë lindur dyshimet se vdekja nuk ishte natyrale.