E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Skandal në Aeroportin e Rinasit, pronari i kompanisë së taksive Airport Taxi Dashamir Kullaj arrestohet për trafik klandestinësh

Korrieri nga Korrieri
11.11.2024
në Aktualitet, Slider
A A
Skandal në Aeroportin e Rinasit, pronari i kompanisë së taksive Airport Taxi Dashamir Kullaj arrestohet për trafik klandestinësh
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Skandal në Aeroportin e Rinasit, pronari i kompanisë së taksive Airport Taxi Dashamir Kullaj arrestohet për trafik klandestinësh

Dashamir Kullaj, bosi i kompanisë së taksive “Airport Taxi” në Rinas dhe firmës “Theatri inn Tirana”, rëzulton i arrestuar për akuzën e “Ndihmës së paligjshme të kufirit” të kryer në bashkëpunim mëson Gazeta Korrieri.

Sipas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, Kullaj, është pjesë integrale e grupit të personave që koordinosheshin nga Siriani Muhammed Alfahel, Ahmet Kensoëa dhe Shqiptarit, Klaudio Mano.

Faqja ne WEB e Aerportit te Rinasit ka shpallur z. Dashamir Kullaj dhe kompanine e tij si bashkepunetor dhe sugjeron kontaktimin e Airport Taxi nga udhetare

Në plot 8 raste klandestinësh Dashamir Kullaj rezulton të jetë pritës në Rinas.

Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të konfirmojë masën e arrestit në burg kundër tij dhe personave të tjerë të arrestuar për akuzën e Ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufirit të dhjetëra emigrantëve Sirianë dhe jo vetëm që kalonin në Shqipëri për të shkuar në vendet e Bashkimit Europian.

Hetimi i kryesuar nga prokurori i Tiranës, Ridvan Suka, ka zbuluar mjaft raste që përmes taksive të kompanive “Airport Taxi” që kontrollohet nga Dashamir Kullaj, janë transferuar nga njëri vend në tjetrin disa emigrantë Sirianë, Palestinezë e të tjerë.

Po në këtë dosje nuk është i përfshirë vetëm Dashamir Kullaj, pasi emra të tjerë si siriani Muhammed Alfahel, sarandioti, Klaudio Mano, Nazmi Haxhia,Julian Avxhia, Florenc Avxhiu, Klajvert Avxhia, Trilind Gjana, Elton Ukaj, Elton Ukaj, Eurel Ukaj, Kelti Xhani, Kastriot Xhani, Ilirian Xhaferi, Mikel Stefani dhe Ahmet Kensoëa, janë të përfshirë në këtë rjet të klandestinëve.

Emrat e këtyre personave kanë dalë nga një çështje tjetër penale të vitit 2023, kur në muajin shtator, u arrestuar nga policia Rafaelo Demaj, Enriko Gjonaj, Mehmet Bregu, Arnold Kërci dhe Daniel Qemali.

Nga të dhënat e përftuara në telefonat e tyre dhe komunikimet në aplikaciokni “Ëhats App”, u provua se 5 personat e mësipërm në bashkëpunim dhe me 16 personat e tjerë të arrestuar në muajin Tetor 2024, organizonin tranportin e emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme, duke i sjellë në shtetin Grek dhe më pas në Shqipëri, me destinacioknin fundor shtetet europiane.

Përmes komunikimeve në telefon në gjuhën Angleze dhe Arabe, policia ka marë të dhëna se një person i autorizuar të shkonte në zonën e Konispolit në Sarandë, dhe lokacionin do tia dërgonin në momentin që personi i autorizuar do të ishte në afërsi të Konispolit dhe të transportonte me mjet 10 emigrantë nga Konispoli me destinancion Tiranës dhe më pas nga qyteti i Tiranës, në Kosovë.

E gjithë kjo punë do realizohej kundrejt pagesës prej 300 deri në 400 euro për person.
Njeriu që ka dorëzuar emigrantët tek personi i autorizuar është identifikuar si Klaudio Mano dhe klandestinët janë marë në fshatin Xarrë të Sarandës.

Ndërkohë nga ana e policisë së Tiranës janë marë të dhëna se pas kryerjes së transportimit të emigrantëve, pagesat për transportin dhe shërbimet e tjera të rrugëtimit të tyre nga Siria, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe më tej, kryeshin përmes një programi elektronik të quajtur “Money Box”.

Këto pagesa kryheshin nga një person i huaj që jetonte në Tiranë në disa hotele të ndryshme dhe është identifikuar si Khaled Shahin.

Gjatë kontrollit të hotelit “Artist” ku ishte akomoduar, policia i gjeti Shahin dhe dy pasaporta të tjera egjiptiane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Fitimet e këtij grupi për çdo person që klandestonte nga Egjipti, Nepali, dhe vendet e Lindjes së Mesme, varionin nga 10 deri në 15 mijë euro për person.

Klandestinët e këtyre vendeve hyjnë në teritorin shqiptar nga Greqia, duke u akomoduar për disa ditë në disa baza të fshehta të grupit dhe më pas me mjete transporti “Taxi” ose Furgonë, kalojnë përmes teritorit Shqiptar, duke hyrë në mënyrë të jashtë ligjshme në Malin e Zi dhe Kosovë.

Grupe të tjera në këto shtete i presin duke i transportuar deri në destinancionin e kërkuar nga vetë klandestinët.
Nga hetimet e kryera, prokuroria e Tiranës ka siguruar të dhëna se në momentin e mbëritjes së personave në destinacion final një nga koordinatorët e grupit Ahmet Kensova në këmbim të fitimit të shumave monetare 10 deri në 15 mijë euro, bën dërgimin e pasaportave në vendet e Bashkimit Evropian ku kanë mbëritur personat e trafikuar.

Para

SPAK merr nën hetim masakrën e Dobraçit

Pas

INVESTIGIMI/ Ulsi Manja po ndërton vila në Farkë , si e bleu tokën tre herë më lirë

Nga Kategoria

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike
Aktualitet

Aksion ‘blic’ në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike

18.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë
Aktualitet

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë
Aktualitet

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

Para, seks dhe spiunazh: Rënia e mbretit të Nvidia-s trondit gjithë industrinë e teknologjisë së lartë!

11.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.