E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Qeveria shet ajër/ Durrës Marina arkëtoi 43 milionë euro nga rezervimet e apartamenteve

Korrieri nga Korrieri
03.08.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Qeveria shet ajër/ Durrës Marina arkëtoi 43 milionë euro nga rezervimet e apartamenteve
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi ndërtuesit për t’iu prezantuar vizionin e tij dhe reformat që do të ndërmerren për këtë sektor. Një nga shqetësimet e ngritura nga shefi i qeverisë ishte metoda e financimit të sektorit përmes shitjes së apartamenteve në ajër.

“Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama.

Por ndërsa kryeministri kërkon ndalimin e kleringut dhe shitjes së hiçit, një kompani e qeverisë në Durrës po bën namin duke shitur apartamente në ajër.

Durrës Marina, shoqëria e themeluar posaçërisht për të realizuar resortin e madh turistik në Portin e Durrësit si ortakëri mes qeverisë shqiptare dhe biznesmenin Mohamed Alabbar raportoi 4.17 miliardë lekë ose gati 43 milionë euro arkëtime nga kontratat me klientët, ndonëse aktualisht godinat e saj janë në fazat fillestare të ndërtimit.

Qeveria shet ajër/ Durrës Marina arkëtoi 43 milionë euro nga

Sipas bilancit të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Durrës Marina arkëtoi 19.2 milionë euro gjatë vitit 2023 dhe 23.7 milionë euro të tjera gjatë vitit të kaluar nga rezervimit e apartamenteve.

Këto para nuk u raportuan si të ardhura në pasqyrat financiare të kompanisë, sepse njohja e tyre do të bëhet në momentin e transferimit të apartamenteve tek klientet.

Shit dhe ndërto

Durrës Marina u ngrit në formën e shoqërisë aksionare për të realizuar projektin turistik në Portin e Durrësit. Ajo zotërohet në masën 67 për qind nga shoqëria Eagle Hills e Mohamed Alabbar dhe 33 për qind nga qeveria shqiptare, përmes kompanisë Albanian Seaports.

Kompania filloi punimet në terren në korrik të vitit 2023 dhe deri në fund të vitit të kaluar ajo kishte në proces ndërtimi 3 godina, të emërtuara A01, A02 dhe A04.

Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar, Durrës Marina ka shpenzuar në total 44 milionë euro për punimet që ka në proces. Nga këto para 35 milionë euro janë shpenzime për zhvillimin e projektit dhe ndërtimit të godinave, ndërsa 9 milionë euro janë kosto për përmirësimin e infrastrukturës.

Qeveria shet ajër/ Durrës Marina arkëtoi 43 milionë euro nga

Me pak fjalë, kompania është duke iu përmbajtur saktësisht modelit shit dhe ndërto, pasi shuma e arkëtuar nga shitja e apartamenteve në ajër është e barabartë më kostot e punimeve në proces.

Modeli 
Durrës Marina i shet apartamentet përmes një marrëveshje standard. Sipas saj 40 për qind e parave për blerjen e apartamentit duhet të paguhen pa filluar ndërtimi.

Më saktësisht, marrëveshja parashikon se 20 për qind e çmimit total paguhet brenda 5 ditëve nga marrëveshja paraprake e shitjes dhe 20 për qind të tjera paguhen brenda 6 muajve nga data e lejes së ndërtimit.

Kjo bën që Durrës Marina të mos ketë nevojë fare për financim nga bankat, të paktën deri në këtë fazë, pasi kompania arkëton nga kontratat dhe ndërton.

Megjithatë projekti i Durrësit është ende larg realizimit. Ata që kanë parapaguar për apartamentet e tyre do t’u duhet të presin vite të tëra për të marrë banesat e tyre.

Durrës Marina pritet të gjenerojë rreth 3.2 miliardë euro të ardhura në total, nga të cilat pjesa dërrmuese do të vijnë nga shitja e apartamenteve./kapitali

Para

Arrestohet 53-vjeçari SHQIPTAR në Itali, mbante të mbyllur në shtëpi ish-bashkëshorten dhe dy fëmijët!

Pas

Babëzia e oligarkëve, trafikantëve dhe barinjve që pushtuan DETIN shkatërruan turizmin në Shqipëri

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.3k
Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Lidhja Vlora Hyseni-Ergys Agasi dhe rënia e numrit të vrasjeve, gazetari zbulon shkaqet: Mori krimin nën kontroll!

29.09.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.