
Vëllezërit Allgjata 10 milionë euro evazion fiskal në Pezë Helmës, Tatimet kryejnë kontroll të befasishëm dhe nxjerrin faturat
Një kontroll i befasishëm i Task Forcës së Administratës Tatimore, në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, ka zbuluar një skemë të madhe evazioni fiskal në tregtimin e prodhimeve blegtorale. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjekti kishte fshehur të ardhura në vlerën e rreth 10 milionë eurove gjatë dy viteve të fundit.
Burime të “Gazeta Korrieri” bëjnë me dije se bëhet fjalë për stabilimentin e mishit “Vëllezërit Allgjata”, e cila operon në zonën e Pezë Helmësit.

Hetimet nisën pas informacioneve operative, ndërsa kontrollet në terren konfirmuan shkeljet.
Ky biznes, i njohur për reklamat e shpeshta duke përdorur figura të njohura të ekranit, dyshohet nga tatimet se shmangu detyrimet tatimore për një periudhë të gjatë, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme dhe buxhetin e shtetit.
Drejtoria e Tatimeve thekson se do të ketë zero tolerancë ndaj rasteve të tilla dhe u bën thirrje subjekteve të zbatojnë ligjin, ndërsa qytetarët të denoncojnë çdo abuzim që prek sigurinë ushqimore dhe formalizimin e tregut.
Ky zbulim pritet të pasohet me hetime të mëtejshme dhe masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve./korrieri