E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjarjet ekstreme të motit në Europë, emergjencë shëndetësore, jo vetëm një krizë klimatike 

Korrieri nga Korrieri
13.08.2025
në Aktualitet, Botë
A A
Ngjarjet ekstreme të motit në Europë, emergjencë shëndetësore, jo vetëm një krizë klimatike 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Zgjidhje si zgjerimi i hapësirave të gjelbra sjellin përfitime të shumta: ajër më të pastër, përmirësim të shëndetit mendor, ulje të faturave të energjisë dhe reduktim të vdekshmërisë nga nxehtësia deri në 40%. Këto janë investime të zgjuara, por kërkojnë ndryshim të mënyrës sesi matim progresin ekonomik, duke vendosur në qendër shëndetin, mirëqenien, barazinë dhe qëndrueshmërinë…

Komisionerët e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin, kanë shprehur me urgjencë shqetësimin për krizën gjithnjë e më të rëndë shëndetësore që po shkaktohet nga ngjarjet ekstreme të motit në mbarë Europën dhe Azinë Qendrore.

Ky nuk është më një kërcënim i largët apo një shqetësim kalimtar sezonal – është një emergjencë shëndetësore publike që po zhvillohet në kohë reale. Shqetësimet janë adresuar në një letër të hapur që Komisioni i ka dërguar 53 shteteve anëtare të rajonit të Europës në Organizatën Botërore të Shendetësisë, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Kriza me të cilën përballemi

Rajoni Europian po përjeton valë të nxehti rekord, gjithnjë e më të shpeshta, më të forta dhe më vdekjeprurëse. Ato nuk janë thjesht të parehatshme – janë “vrasës të heshtur”, të cilët shpesh fshihen në statistikat e vdekjeve si goditje në tru, infarkte apo dështime respiratore. Në mënyrë të veçantë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, ata që jetojnë në banesa me kushte të dobëta, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura përballen me rreziqe të larta. Pasojat nuk kufizohen vetëm në ndikimin e menjëhershëm: ato prekin shëndetin mendor, produktivitetin, jetesën, dëmtojnë bujqësinë, rrisin faturat e energjisë dhe vënë nën presion infrastrukturën jetike. Vdekjet e lidhura me nxehtësinë janë rritur me 30% në dy dekadat e fundit, me mbi 100 mijë raste në 35 vende të Europës gjatë viteve 2022–2023. Qershori 2025 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Europën Perëndimore, me dy valë të rënda të nxehti përpara pikut të verës. Ndryshimet klimatike po nxisin edhe përhapjen e sëmundjeve dikur të rralla në rajon – rastet e transmetimit vendas të dengues në BE/EEA u rritën me 368% nga viti 2022 në 2024.

Sistemet shëndetësore nën presion

Spitalet po përballen me rritje të menjëhershme të shtrimeve gjatë valëve të të nxehtit, veçanërisht për probleme të zemrës, mushkërive dhe veshkave. Shëndeti mendor po ndikohet: gjumi përkeqësohet, ankthi shtohet dhe aftësitë njohëse bien. Personat me probleme të shëndetit mendor kanë rrezik më të lartë për goditje nga nxehtësia dhe shtrime, pasi disa medikamente kufizojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën. Punonjësit e shëndetësisë vetë përballen me rraskapitje, ndërkohë që sistemet e mbështetjes teknike dhe të ftohjes shpesh nuk funksionojnë.

Gjatë valës së të nxehtit në vitin 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, spitalet Guy’s dhe St Thomas’ në Londër pësuan defekte kritike infrastrukturore. Këto dobësi janë të përhapura dhe po shtohen, duke e bërë të domosdoshme që planet e veprimit kundër të nxehtit të zbatohen menjëherë për të shpëtuar jetë dhe për të lehtësuar barrën mbi spitalet.

Shëndeti, klima dhe ekonomia

Kriza klimatike është krizë shëndetësore, ndaj veprimet për klimën janë edhe veprime për shëndetin. Ndotja e ajrit shkakton mbi 500 mijë vdekje të parakohshme çdo vit në Europë, shumë prej të cilave lidhen me djegien e lëndëve fosile. Zgjidhje si reduktimi i emetimeve dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbra sjellin përfitime të shumta: ajër më të pastër, përmirësim të shëndetit mendor, ulje të faturave të energjisë dhe reduktim të vdekshmërisë nga nxehtësia deri në 40%. Këto janë investime të zgjuara, por kërkojnë ndryshim të mënyrës sesi matim progresin ekonomik, duke vendosur në qendër shëndetin, mirëqenien, barazinë dhe qëndrueshmërinë. PBB mund të rritet nga shpenzimet e trajtimit të viktimave të zjarreve, por nuk reflekton koston reale të katastrofave apo përfitimet e parandalimit./Monitor

Para

SPAK ngrin dosjen për vjedhjen e fondeve të IPARD, fondet e BE të bllokuara 

Pas

REL: Plan sekret për mbikëqyrje, si Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës! 

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.3k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

180 ditë nga zgjedhjet, opozita ende pa kandidat për Tiranën. PD mes Alimehmetit dhe Binajt, por pa një strategji të qartë

10.11.2026
10.4k
Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Pushtet pa kontroll, administratë e politizuar dhe korrupsion/ PE jep alarmin për qeverinë e Ramës: Gjithçka në duart e një individi

13.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14.11.2026
10.4k
I arrestuari në Kuçovë i rrëmben armën e shërbimit policit 20-vjeçar dhe e plagos, neutralizohet nga efektivët e tjerë

Shpërthim tritoli në Tiranë, lënda plasëse vendoset në derën e banesës së një gruaje të divorcuar

14.11.2026
10.3k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.