E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

REL: Plan sekret për mbikëqyrje, si Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës! 

Korrieri nga Korrieri
13.08.2025
në Botë
A A
REL: Plan sekret për mbikëqyrje, si Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin e tij, tregojnë dokumentet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumentet, të cilat i ka parë REL-i, përmbajnë kontrata me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Ato tregojnë blerje të mëdha të softuerëve dhe shërbimeve të nevojshme për t’i rritur përmasat e projektit “Qyteti i sigurt” (Safe City), i ofruar nga Huawei në vitin 2017 përmes një marrëveshjeje strategjike me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Programi synon të ofrojë identifikim të fytyrës dhe të targave të automjeteve, si dhe aftësi të tjera mbikëqyrjeje, të integruara në një sistem të unifikuar në nivel qyteti. Pak dihet për shkallën, përmbajtjen ose koston e projekteve të mbikëqyrjes me Huawein. Viteve të fundit, autoritetet serbe kanë tentuar ta mbajnë “Qytetin e sigurt” larg syrit të publikut, mes kritikave ndërkombëtare, sfidave ligjore dhe protestave, veçanërisht për përdorimin e njohjes biometrike të fytyrës.

Çështja është veçanërisht e diskutueshme, pasi përdorimi i saj nuk është i paraparë me ligj. Autoritetet serbe thonë se softueri për njohjen e fytyrës ende nuk është funksional në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt” dhe disa herë kanë tentuar ta legalizojnë mbikëqyrjen biometrike, por janë tërhequr pas presionit të madh publik.

Aktualisht, Beogradi, Novi Sadi dhe Nishi – qytetet më të mëdha serbe – e kanë zbatuar projektin në bashkëpunim me Huawein. Dosjet e siguruara nga REL-i tregojnë se Qeveria ka vazhduar ta zgjerojë këtë sistem në mënyrë të fshehtë.

Një kontratë e marsit 2024 përmban një porosi konfidenciale për pajisje dhe shërbime që synojnë zgjerimin e sistemit eLTE – një rrjet i mbyllur, i përdorur vetëm nga policia dhe pajisjet e mbikëqyrjes, që shërben si bazë për lidhjen e kamerave dhe softuerit të njohjes së fytyrës me terminalet dhe qendrat komanduese të policisë.

Porosia përfshin zgjerim të sistemit që përdor rrjetin eLTE, përfshirë softuerin GIS për qasje në burime, që rrit aftësinë për të shikuar në kohë reale pamje nga kamera në lokacione të caktuara. Ekspertët që i kanë parë dokumentet, i thanë REL-së se 35 njësitë e blera nga Huawei mund t’i mbështesin deri në 3.500 kamera shtesë në rrjetin eLTE.

“Ata kanë blerë me qëllim kapacitete për t’i përkrahur 3.500 kamera”, tha Conor Healy, drejtor i kërkimeve qeveritare në firmën e studimeve të industrisë së mbikëqyrjes IPVM.

“Kjo sugjeron se synojnë të instalojnë aq kamera”.

Ministria e Brendshme dhe Huawei nuk u janë përgjigjur kërkesave të REL-it për koment.

Pse është i rëndësishëm zgjerimi i “Qytetit të sigurt”?

Kjo kontratë, dhe dokumente të tjera, janë pjesë e mbi 1.7 milion dosjeve të publikuara në “dark web” në qershor 2025, pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë serbe të IT-së Informatika AD, e cila ka fituar tenderë të mëdhenj qeveritarë, përfshirë nga Ministria e Brendshme. Mes tyre janë mbi 200 dokumente të prokurimit të kryera nga Informatika AD për Ministrinë e Brendshme, përfshirë edhe porosinë me Huawein për zgjerimin e sistemit eLTE. Informatika AD i tha REL-it se ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, por nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me prokurimin për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kur në vitin 2017 u prezantua projekti pilot në Beograd – qytet me 1.1 milion banorë – ai përfshinte instalimin e 1.000 kamerave të pajisura me softuerin për njohjen e fytyrës me inteligjencë artificiale. Qeveria nuk e ka bërë të ditur numrin e përgjithshëm të kamerave të instaluara. Nuk është e qartë nëse kapaciteti i ri prej 3.500 kamerash do të përdoret vetëm në Beograd, apo edhe në qytete të tjera, por përbën rritje të ndjeshme të aftësive të mbikëqyrjes në vend.

“Nëse vendoset në Beograd, do të ketë dendësi kamerash që rrallë shihen jashtë Kinës”, tha Healy.

Mbështetësit e projekteve të mbikëqyrjes, si “Qyteti i sigurt” i Huawei-t, argumentojnë se ato ofrojnë përfitime të mëdha duke automatizuar funksionet e qytetit dhe duke zhvilluar sisteme që tashmë përdoren në vende demokratike. Autoritetet serbe kanë thënë, gjithashtu, se kjo teknologji është e nevojshme për ta frenuar krimin dhe për ta parandaluar terrorizmin.

Por, kritikët paralajmërojnë se kjo teknologji mund të keqpërdoret për ta konsoliduar pushtetin autoritar dhe shpesh eksportohet nga Kina me mungesë transparence e llogaridhënieje. Në Serbi, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe privatësinë e shohin si rrezik përdorimin e pajisjeve kineze të mbikëqyrjes për t’i ndjekur dhe frikësuar protestuesit dhe kundërshtarët politikë. Një hulumtim i REL-it më 2022 tregoi se zyrtarët serbë tashmë kanë përdorur teknologji kineze për t’i gjurmuar aktivistët, duke ngritur shqetësime për keqpërdorime edhe më të mëdha.

Organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Komisionarin për Informim të Rëndësisë Publike të Serbisë dhe Parlamentin Evropian, vazhdojnë të paralajmërojnë për zgjerimin e aftësive të mbikëqyrjes pa kornizë të qartë ligjore për përpunimin e të dhënave biometrike.

Huawei, në deklaratat e tij, ka thënë se është vetëm prodhues dhe shitës, dhe përgjegjësia për përdorimin bie mbi përdoruesin.

Gjurmët e dokumenteve

REL-i e ka verifikuar autenticitetin e dokumenteve përmes bazave të të dhënave publike dhe elementeve të dukshme si nënshkrimet dhe vulat. Porosia për zgjerimin e sistemit eLTE përfshin pajisje dhe softuerë të rinj, nga ndjekja përmes stacioneve bazë dhe menaxhimi i thirrjeve zanore, deri te përmirësimi i mbikëqyrjes me video dhe mjetet analitike. Porosia përfshin edhe garanci, si dhe instalim e mirëmbajtje në terren nga inxhinierë të trajnuar nga Huawei. Softueri dhe shërbimet ofrohen nga Huawei me një zbritje të konsiderueshme.

Paketa u ofrua me ulje të ndjeshme çmimi. Nga mbi 3 milionë dollarë (2.6 milionë euro), kostoja ra në 1.2 milion dollarë (1 milion euro) pas një “zbritjeje të vetme” prej 57 për qind. Një pjesë e paketës – softueri GIS për t’i mbështetur deri në 3.500 kamera – mori një zbritje prej 92 për qind, duke e ulur çmimin nga 1.1 milion dollarë në vetëm 71.371 dollarë para taksave.

Nuk dihet pse Huawei ofroi këto ulje kaq të mëdha.

Kompanitë kineze që operojnë ndërkombëtarisht njihen për ofrimin e zbritjeve të mëdha për të siguruar kontrata, por kursimet e aplikuara në këtë rast janë të konsiderueshme dhe mbetet e paqartë nëse Huawei është përballur me konkurrencë nga kompani të tjera për të fituar projektin në Serbi.

“Shpjegimi më i mundshëm, sipas mendimit tim, është se Huawei pret një marrëdhënie më afatgjatë me Qeverinë serbe”, tha Healy.

“Ndonjëherë, për Huawei-n, nuk ka të bëjë me paratë, por më shumë me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kinës”.

Lidhjet e Serbisë me Kinën

Edhe pse Huawei është kompani private, ajo është përzgjedhur nga Partia Komuniste Kineze si “kampion kombëtar” në zhvillimin e pajisjeve të telekomunikacionit dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhje me ushtrinë kineze dhe rrezik spiunazhi. Shumë vende evropiane, sikurse Australia dhe Kanadaja, kanë vendosur kufizime për përdorimin e pajisjeve Huawei për arsye të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, Serbia e ka zgjeruar bashkëpunimin me Huawein dhe kompani të tjera kineze, në kuadër të afrimit me Pekinin gjatë dekadës së fundit përmes investimeve, projekteve infrastrukturore dhe prezencës në rritje të firmave kineze. Mbikëqyrja “në stil kinez” është bërë një nga shenjat më të dukshme të ndikimit të Kinës në Serbi. Një hulumtim i REL-it nga viti 2023 tregoi se 42 komuna serbe kishin blerë kamera e softuerë kinezë, disa prej tyre me aftësi për njohjen e fytyrës./REL

Para

Ngjarjet ekstreme të motit në Europë, emergjencë shëndetësore, jo vetëm një krizë klimatike 

Pas

Zjarret sundojnë vendin, vijon situata kritike në Grqmsh dhe Delvinë

Nga Kategoria

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.