E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Francezët e gjermanët “zbulojnë” Shqipërinë, INSTAT: Në janar-Korrik, 28% më shumë turistë nga Gjermania se një vit më parë, nga Franca 48% 

Korrieri nga Korrieri
25.08.2025
në Aktualitet
A A
Francezët e gjermanët “zbulojnë” Shqipërinë, INSTAT: Në janar-Korrik, 28% më shumë turistë nga Gjermania se një vit më parë, nga Franca 48% 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht.

Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend.

Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas Kosovës, Italisë, Maqedonisë së Veriut, malit të Zi e Greqisë, vende që tradicionalisht e kanë vizituar Shqipërinë. Operatorët turistikë pohojnë se kryesisht po vijnë turistë individualë dhe të rinj. Edhe në korrik vijoi tendenca pozitive me 15% hyrje më shumë.

E fortë ka qenë rritja dhe nga Franca, me 160 mijë hyrje nga ky vend për janar-korrik, ose  48% më shumë, duke u ngjitur në vendin e nëntë. Në numër Franca ka pasur dhe nivelin më të lartë të rritjes nga të gjithë shtetet me 51 mijë më shumë. Tendenca e tyre duket e qëndrueshme, me korrikun që shënoi një rritje prej 55%. Operatorët turistikë pohojnë se ata janë në negociata për të mbyllur kontrata me turistët francezë për vitin tjetër.

Francezët dhe gjermanët duket se po “zëvendësojnë” italianët, interesi i të cilëve për Shqipërinë këtë vit duket i zbehur. Në janar-korrik hynë në vend 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%. Gjithsesi italianët mbeten grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit, për 7 mujorin, përkundrejt Gjermanisë 3.5% dhe Francës 2.4%.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbeten grupimi më i madh i turistëve në Shqipëri, me 35% të totalit për 7 mujorin, ndonëse tendenca është në rënie.

Përkundrejt francezëve e gjermanëve, turizmi po shfaq shenja ngadalësimi këtë vit. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024./Monitor

Para

Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, homazhet për gazetarin do të mbahen te Universiteti i Arteve 

Pas

Vrau brutalisht gruan, ja pyetja tronditëse që Pandeli Nakoleci i bëri të bijës në sallën e gjyqit 

Nga Kategoria

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…
Aktualitet

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK
Aktualitet

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi
Aktualitet

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit
Aktualitet

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

Fluturimet e paralizuara për 4 orë në qiellin amerikan: Sulm kibernetik apo teknologjia e viteve ’80 që nxori jashtë loje mijëra avionë?

14.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.