E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si u kthye në “varrezë” projekti i kullave në Kinë (apartamente dhe biznese shiteshin në ajër). A do kemi edhe ne të njëjtin fat? 

Korrieri nga Korrieri
29.08.2025
në Aktualitet, Botë, Fokus
A A
Si u kthye në “varrezë” projekti i kullave në Kinë (apartamente dhe biznese shiteshin në ajër). A do kemi edhe ne të njëjtin fat? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Provinca Henan në periferi të Pekinit është e mbushur me skelete kullash rezidenciale, hapësira dritaresh pa vetrata, sheshe betoni të braktisura… Kjo është panorama e zymtë e rënies së “Evergrande”, kompanisë së ndërtimit më të madhe të Kinës, i cili u zhduk nga bursa e Hong Kongut me peshën e mbi 300 miliardë dollarëve borxh.

Kjo nuk është historia e një dështimi çfarëdo, por dështimi zyrtar i një modeli zhvillimi që ka mbështetur ekonominë e dytë më të madhe në botë për 25 vjet: rritje përmes ndërtimit, duke e bërë strehimin, investimin e vetëm të sigurt dhe duke e shtyrë urbanizimin deri në atë pikë sa pasuritë e paluajtshme përbëjnë një të tretën e Produktit të Brendshëm Bruto.

Historia e Evergrande nisi me urbanizimin e shpejtë që shënjoi Kinën nga vitet ’90 e në vazhdim. Miliona njerëz u zhvendosën nga fshatrat në qytete dhe kërkesa për banesa të reja u rrit. Kur Grupi doli në bursën e Hong Kongut në 2009, grumbulloi miliarda dhe u imponua si simbol i Kinës urbane e të begatë. Brenda më pak se dhjetë vjet, vlera e aksioneve iu pesëfishua dhe kompania u zgjerua përtej ndërtimit: krijoi një markë makinash elektrike, investoi në turizëm, shëndetësi e deri edhe në futboll, kur bleu “Guangzhou FC” dhe e shndërroi në ekipin kampion të vendit.

Por, kjo rritje u ndërtua e gjitha mbi borxhe. Evergrande bleu toka me kredi, shiti apartamente ende pa filluar ndërtimi, për të mbledhur likuiditet dhe akumuloi një ekspozim financiar mbi treqind miliardë dollarë. Në vitin 2020, Pekini vendosi rregulla të reja, të ashtuquajturat “tre vijat e kuqe”, për të frenuar borxhet dhe për të stabilizuar sektorin.

Që prej atij momenti, mekanizmi u bllokua: kompania nuk mundi më të rifinancojë detyrimet me kredi të reja, kreditorët u tërhoqën dhe kantieret nisën të ngadalësoheshin. Pandemia dhe rënia e kërkesës për banesa e thelluan krizën, duke e kthyer blerjen e një apartamenti nga garanci sigurie në kurth financiar për miliona familje.

Sot, 1300 projekte të papërfunduara në 280 qytete janë shndërruar në “mostra mjedisore”, lagje të mbetura përgjysmë, pallate që ngrihen pa impiante, familje që kanë paguar dhjetëra mijëra dollarë në depozita e këste, por që zotërojnë vetëm një kontratë dhe jo shtëpi. Në Kinë, shpesh apartamentet blihen para ndërtimit: pra, kursimet e qytetarëve financojnë vetë kantieret. Kur ndalet projekti, atyre u mbetet vetëm borxhi për bankën dhe një kantier bosh. Në shenjë proteste, shumë familje kanë refuzuar shlyerjen e kredive, duke e rënduar edhe më shumë krizën e borxhit, shkruan VoxNews.

Efektet përhapen zinxhir: kompani çimentoje, çeliku, xhami, impiantesh elektrike, agjenci imobiliare dhe mobilieri humbin kontrata disa miliardëshe. Në sektorët e lidhur me ndërtimin punojnë dhjetëra miliona vetë, ndaj ngadalësimi nënkupton pushime nga puna dhe paga të ndërprera. Investitorët, kinezë dhe ndërkombëtarë, panë se si aksionet u shndërruan në letër pa vlerë. Përballë 45 miliardë dollarëve kërkesa, likuiduesit kanë rikuperuar deri tani vetëm 255 milionë duke shitur asete margjinale: piktura, makina luksi dhe kartat e anëtarësisë në klube. Humbje pothuaj totale për bankat e fondet që besuan tek ndërtimi kinez.

Goditja është sistemike. Për dekada, qeveritë lokale financuan shkolla, rrugë e spitale duke shitur toka tek ndërtuesit: pra, rritja imobiliare ishte vetë baza e financave publike. Sot ky burim është tharë dhe bilancet bashkiake janë në krizë, me rrezik shkurtimesh në shërbime. Rënia e çmimeve të banesave ka gërryer pasurinë e familjeve urbane: Shtëpitë kanë më pak vlerë dhe konsumatorët shpenzojnë më pak dhe kursejnë më shumë, duke e frenuar edhe më tej ekonominë e brendshme, shkruan VoxNews.

Stoku i banesave të pashitura është më shumë se dyfishi i mesatares historike: kantierët e rinj kanë rënë me një të pestën vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025. Çmimet vazhdojnë të bien, duke ulur besimin e blerësve dhe duke e bërë më të vështirë për ndërtuesit të mbulojnë shpenzimet.

Edhe gjigantë të tjerë, si Country Garden apo China South City, janë futur në zonë të rrezikshme: mes tentativave për ristrukturim dhe urdhrave të likuidimit, mundësia për të ndjekur fatin e Evergrande është reale. Rezultati: një zinxhir ekonomik i krisur dhe një sektor që nga lokomotivë e rritjes është kthyer në barrë.

Para

SHIFRAT: 2% e Shqipërisë u dogj nga zjarret! Dëmi më i madh se çdo shtet evropian, të vetmit pa flotë ajrore 

Pas

LISTA/ Këta janë të përzgjedhurit e Silvinjos për ndeshjet e Kombëtares në shtator 

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.