E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

Korrieri nga Korrieri
01.09.2025
në Botë
A A
Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Më shumë se 500 punonjës në agjencinë që menaxhon Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë ndërkombëtarë të financuar nga qeveria amerikane do të humbasin vendet e punës, njoftoi një zyrtar i administratës Trump.

Kari Lake, drejtoreshë ekzekutive në detyrë e Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), njoftoi shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës në VOA në platformën e mediave sociale X. “Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka nisur atë që njihet si një reduktim i personelit (RIF) të një numri të madh të punonjësve të saj federalë me kohë të plotë”, shkroi Lake në X. “Pres me padurim të ndërmarr hapa shtesë në muajt e ardhshëm për të përmirësuar funksionimin e një agjencie shumë të përkeqësuar dhe për të siguruar që Zëri i Amerikës të dëgjohet jashtë vendit, aty ku ka më shumë rëndësi.” Ky veprim vjen pavarësisht se një gjyqtar federal e pengoi Lake të shkarkojë Michael Abramoëitz-in nga posti i drejtorit të VOA-s, duke thënë se shkarkimi i tij do të ishte “thjesht në kundërshtim me ligjin”.

Për më tepër, më herët këtë javë, gjyqtari i distriktit amerikan Royce Lamberth vendosi gjithashtu veçmas se administrata e Presidentit Donald Trumpnuk kishte demonstruar ende se po zbatonte aktgjykimet për të rifilluar punën në Zërin e Amerikës.

Me aktgjykimin e së hënës ai i dha administratës “një mundësi të fundit, pak para një procesi gjyqësor për mospërfillje të gjykatës”, për t’u bindur dhe urdhëroi që Lake të paraqitej deri më 15 shtator për një deklaratë nën betim para avokatëve të punonjësve të agjencisë.

Punonjësit e Zërit të Amerikës kanë paditur administratën për humbjen e vendeve të punës

Një grup punonjësish të agjencisë që kanë ngritur një padi për të bllokuar eliminimin e VOA-s e dënuan veprimin e fundit të Lake.

“Ne i konsiderojmë sulmet e vazhdueshme të Lake ndaj agjencisë sonë të neveritshme”, thanë ata në një deklaratë. “Ne presim me padurim dëshminë e saj për të mësuar nëse plani i saj për të shpërbërë Zërin e Amerikës është zbatuar me procesin rigoroz të shqyrtimit të kërkuar nga Kongresi”. Në janar, kur Trumpi u kthye në detyrë, ai urdhëroi ndalimin e fondeve federale dhe shkurtime fondesh te transmetuesi ndërkombëtar Zëri i Amerikës në minimumin e lejuar nga Kongresi.

Raundi i fundit i shkurtimeve nga puna, nga i cili preken 532 punonjës, synon të përmbushë udhëzimin e Trumpit për të “ndihmuar në uljen e burokracisë federale, përmirësimin e shërbimeve të agjencisë dhe për t’i kursyer popullit amerikan më shumë nga paratë e fituara me mund”, tha një nëpunës.

USAGM mbikëqyr gjashtë institucione që, së bashku me VOA-n, përfshijnë Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty, Radion Azia e Lirë, Rrjetet e Transmetimeve të Lindjes së Mesme dhe Radio Martí.

Këto rrjete datojnë që nga Lufta e Ftohtë dhe janë pjesë e një rrjeti organizatash të financuara nga qeveria amerikane, qëllimi i të cilave është të zgjerohet ndikimi i SHBA dhe të luftohet autoritarizmi./DW/

Para

Stuhia e fuqishme godet Greqinë perëndimore, përmbytje në Korfuz, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Pas

The Times: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare

Nga Kategoria

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?
Botë

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP
Aktualitet

Presioni mbi Rusinë dhe rreziku i dështimit të megablerjes në Balltik rrëzojnë aksionet e OTP

30.09.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.