E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Celularët do të “kyçen” gjatë mësimit/ Udhëzimi i Ministrisë: Kush shkel rregullin, përjashtohet 

Korrieri nga Korrieri
04.09.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Celularët do të “kyçen” gjatë mësimit/ Udhëzimi i Ministrisë: Kush shkel rregullin, përjashtohet 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave celularë në shkolla. Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Ministria e Arsimit synon me udhëzimin e ri që të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka sqaruar se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur

Celularët do të "kyçen" gjatë mësimit/

UDHËZIMI I MINISTRISË SË ARSIMIT

TELEFONAT E FIKUR

Sipas udhëzimit, përdorimi i telefonave brenda orës së mësimit është i ndaluar. Nxënësit do të kenë detyrimin t’i mbajnë pajisjet të fikura ose në modalitetin “silent”, pa mundësi për të telefonuar, dërguar mesazhe apo përdorur aplikacione sociale.

Telefoni do të lejohet vetëm në pushime dhe vetëm për komunikime të domosdoshme. Mësuesi është i vetmi që mund të lejojë përdorimin e telefonit gjatë orës, por vetëm nëse kjo shërben për zhvillimin e lëndës. Në çdo rast tjetër, mbajtja e telefonit të hapur apo përdorimi pa leje do të konsiderohet shkelje disiplinore.

Një nga pikat më të forta të udhëzimit lidhet me provimet. Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm nxënësit që kanë nevoja të posaçme shëndetësore, të cilët mund të përdorin pajisje të miratuara paraprakisht nga drejtoria e shkollës.

PËRSE KY VENDIM?!

Ministria ka vlerësuar se përdorimi pa kriter i telefonave ka ndikuar në cilësinë e procesit mësimor, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për nxënësit të përqendrohen tek lënda. Rritja e varësisë nga rrjetet sociale dhe aplikacionet digjitale ka sjellë rënie të nivelit të vëmendjes dhe ulje të rezultateve shkollore.

“Shkolla është vendi i dijes, jo i shpërqendrimit”, – thuhet në dokument, ku theksohet se teknologjia duhet të mbetet vetëm një mjet ndihmës, jo qëllim në vetvete.

Vendimi është pritur pozitivisht nga shumë prindër dhe mësues. Ata vlerësojnë se rregullat e reja do të ndihmojnë në disiplinimin e fëmijëve dhe do të forcojnë autoritetin e shkollës.

Sipas tyre, kufizimi i përdorimit të telefonave do të ulë presionin e vazhdueshëm të mesazheve dhe rrjeteve sociale, duke i kthyer nxënësit tek librat dhe aktivitetet tradicionale.

Para

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në 2 zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje 

Pas

Dy vëllezërit e mitur plagosin 33-vjeçarin, në pranga dhe babai i tyre 

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.