E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në 2 zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje 

Korrieri nga Korrieri
04.09.2025
në Aktualitet
A A
Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në 2 zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin dhe rehabilitimin e kolektorit, të përgatitur nga kompania konsulente dhe dorëzuar nga UKT. Projekti mbulon të gjithë gjatësinë prej mbi 1.5 kilometrash të kolektorit dhe parashikon masa për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara që pengojnë shkarkimin e ujërave të tepërta.

Ekspertët e firmës konsulente kanë identifikuar dy zona me probleme: njëra pas digës, ku kolektori kalon poshtë ish-ndërtesës së Universitetit Ballkan, dhe tjetra pranë një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim, pranë godinës së KESH sh.a.

“Nga investigimi i kryer nga ekspertet e firmës konsulente rezulton se ne dy zona ku kalon ky kolektor, ka bllokime te pusetave, bllokime te tubacionit si dhe nendimensionim për shkak të prurjeve shtesë të ardhura dhe diametrit aktual të kolektorit. Zonat më problematike janë zona pas digës ku kolektori kalon poshtë ndërtesave të ish-Universiteti Ballkan dhe zona në afërsi të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim pranë ndërtesës së KESH sh.a. Në këto zona ekziston rreziku i madh që gjatë prurjeve maksimale që mund të vijnë në zone të kemi bllokime të lëvizjes së ujit dhe përmbytje në zonën përreth tyre”, nënvizon Komiteti.

KKDM, që në shkurt të këtij viti kërkoi me një vendim të veçantë plotësimin e disa kërkesave, ka rekomanduar spostimin e kolektorit përgjatë rrugëve publike, për të shmangur kalimin e tij në zona private dhe për të lehtësuar mirëmbajtjen në të ardhmen.

Megjithatë, Komiteti thekson se projekti nuk mund të zbatohet pa miratimin e Bashkisë së Tiranës, e cila është pronare e objektit. Pas dhënies së miratimit nga kjo e fundit mund të vijohet me procedurat e miratimit dhe fillimit të punimeve./Monitor

Para

Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në ditë, 10 herë më shumë se BE 

Pas

Celularët do të “kyçen” gjatë mësimit/ Udhëzimi i Ministrisë: Kush shkel rregullin, përjashtohet 

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

11.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11.11.2026
10.4k
Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

Nga Kurum te Albchrome, zbulohet bashkëpunimi 18-vjeçare mes Teuta Ustundag dhe Koray Zeytinoglu! Dokumentet dhe roli i tyre në kompanitë turke që bëjnë lëmsh vendin

16.11.2026
10.4k
Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.