E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“I huaji vjen e thotë këtu çmimi është i shtrenjtë dhe shërbimi i keq”, Rama për turizmin: Sipërmarrësit të bëjnë plan biznesi se pas 3 vitesh do të qajnë 

Korrieri nga Korrieri
05.09.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
“I huaji vjen e thotë këtu çmimi është i shtrenjtë dhe shërbimi i keq”, Rama për turizmin: Sipërmarrësit të bëjnë plan biznesi se pas 3 vitesh do të qajnë 
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte se është i pakënaqur me disa fenomene të sezonit turistik.

“Po pse duhet të jem i pakënaqur me sezonin turistik? Unë jam i pakënaqur me disa fenomene të sezonit turistik, por nuk jam i pakënaqur me prurjet”, tha Rama duke vijuar të përmendte shifra nga hoteleria e aeroporti, të cilat për të kanë qenë të kënaqshme.

Problemi kryesor, pranon kryeministri, është raporti shërbim-çmim dhe në këtë pikë nuk ngurroi të kritikonte sipërmarrësit për mungesën e një plani biznesi.

Edi Rama: E para është budallallëku i një pjese, nuk po them sa janë që në jug është shumë që kanë investuar në restorante dhe kanë hedhur aty gjithë çfarë kanë ose një pjesë të madhe të asaj që kanë dhe nuk kanë investuar për një vit se kanë ndërtuar, nuk kanë ndërtuar një kioskë, kanë investuar paratë e jetës së tyre, ato që kanë bërë dhe sillen me investimin e tyre sikur është dita e fundit dhe harrojnë që nëse ata vendosin çmime të cilat janë çmime që nuk i përgjigjen nivelit të shërbimit, nuk do të kenë vitin e ardhshëm më shumë njerëz që do të duan të shkojnë tek ta, do të kenë më pak dhe pas 2-3 vjetësh…

Blendi Fevziu: Do të kenë akoma më pak dhe do të falimentojnë.

Edi Rama: Jo, pas 3 vjetësh do të qajnë. Ndërkohë që duhet të punojnë me një plan, duhet të kenë një plan biznesi që ta rrisin, duhet të kuptojnë ndonjëherë që nuk janë ata vetë, janë në konkurrencë me ata që janë përballë, është konkurrencë e madhe, nuk i shohin nga ana tjetër e rrugës por duhet t’i kenë në mendje dhe duhet të mendojnë, duhet të studiojnë çmimet dhe duhet ta bëjnë jo për mua, as për ty. Ti je një njeri që fatmirësisht në asnjë gjë nuk jemi dakord bashkë, por te turizmi, bukuria e Shqipërisë jemi dakord, te Rilindja Urbane ti e pëlqen, por nuk e thua, por në fund të ditës ti je një njeri që e thua këtë se ke një shqetësim si vëzhgues i kësaj jete.

Blendi Fevziu: Mua më vjen turp kur një i huaj vjen e më thotë këtu çmimi është shumë i shtrenjtë dhe shërbimi i keq.

Edi Rama: Unë e them këtë si kryeministër, por ata që na dëgjojnë nuk duhet të mendojnë se kush je ti e kush jam unë. Duhet të mendojnë se çfarë duan të bëjnë me atë investim pas 5, 10 vjetësh. Duan që ai investim të falimentojë? Kanë bërë hotele, kanë bërë restorante, resorte, një pjesë e madhe se unë i njoh disa, kanë fëmijët e tyre, të cilët i kanë shkolluar edhe jashtë. Çfarë duan? Duan t’u lënë gërmadha fëmijëve që mos të shkojë njeri?

Ndërsa përmendi shembuj si Italia, Kroacia e Bullgaria, Rama tha se bizneset duhet të planifikojnë të ardhmen për t’i mbijetuar konkurrencës.

Edi Rama: Unë do të doja që këta njerëz shumë punëtorë, shumë kurajozë, kanë marrë risqe, kanë bërë aventura, kanë hedhur para, rrinë atje, ta kuptojnë që duhet të bëjnë plan, siç kanë planifikuar të bëjnë hotelin dhe ia kanë dalë, duhet të bëjnë plan që ky hotel t’i mbijetojë kësaj konkurrence.

Para

Kafeja e fundit, detaje nga vrasja në Shkodër (FOTO) 

Pas

“Kina po ndërton anije luftarake detare 200 herë më shpejt”, shefi i NATO-s paralajmëron SHBA-në: Pekini tani ka më shumë anije se ne 

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.