E shtunë, 22 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Analiza e DW: Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në? 

Korrieri nga Korrieri
09.09.2025
në Botë
A A
Analiza e DW: Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda 12 muajsh mund të ndikojnë edhe në BE dhe Ukrainë.

Rrëzimi i qeverisë franceze pritet të shkaktojë shumë paqëndrueshmëri për Francën, ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian pas Gjermanisë. Këto vende quhen shpesh “motori i integrimit evropian”, prandaj Brukseli po i ndjek me interes zhvillimet në Paris.

Eric Maurice, analist politikash pranë Qendrës së Politikave Evropiane, nuk pret që ndikimi të jetë aq i rëndë sa gjatë krizës së euros që filloi në vitin 2008. Megjithatë paqëndrueshmëria në Francë mund të ketë pasoja ekonomike për pjesën tjetër të BE-së – për shembull, për shkak të mungesës së investimeve ose të uljes së produktivitetit.

Rrezik bllokadash politike

Tani presidenti Macron do të detyrohet të gjejë sërish një pasues, të cilit do t’i duhet të punojë në të njëjtin mjedis të brishtë dhe të përballet me të njëjtat probleme buxhetore si edhe François Bayrou, që humbi votëbesimin në parlament, apo paraardhësit e tij. Asambleja Kombëtare e Francës ka 577 deputetë. Deputetët e ekstremit të djathtë dhe të majtë, të cilët para seancës së votëbesimit për kryeministrin Bayrou kishin thënë se do të votonin kundër qeverisë së ttij, kanë mbi 320 vende në Asamblenë Kombëtare, ndërsa centristët dhe aleatët konservatorë kanë 210 vende.

Pasoja politike për BE-në

Pra në rast se Franca do të përballet me bllokada politike, kjo do të kishte pasoja politike edhe për BE-në. Për shembull, pa një qeveri të re ka mundësi që Franca të mos pozicionohet qartë dhe të mos mbajë qëndrim brenda BE-së lidhur me çështje të tilla si migracionin, politikën bujqësore, tregtare apo industriale. Po ashtu nën një qeveri të re mund të ndryshojë edhe roli i Francës në BE.

Në frontin e politikës së jashtme nuk pritet të ndryshojë asgjë, për shembull në lidhje me Ukrainën, për sa kohë që presidenti Macron mbetet në detyrë. Megjithatë politologu Maurice thotë se për Macronin do të jetë e vështirë që t’i përmbushë planet tij. Për shembull rritja e planifikuar e buxhetit të mbrojtjes do të jetë e vështirë, nëse nuk ka buxhet ose nëse miratimi i tij shtyhet./DW

Para

Lirohet “toka e xanun” në Kepin e Rodonit, Rama poston pamjet: U shkulën ngrehinat…gati për ‘Rilindjen Urbane 2.0’ 

Pas

PËRGJIMET/ Sekseri i Kadastrës kërkon miliona për një certifikatë pronësie

Nga Kategoria

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, “Principote Mykonos” distancohet nga lokali: Nuk kemi asnjë lidhje, po përdorin ilegalisht emrin tonë

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.