E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Një robot, kush janë të rinjtë në kabinetin Rama

Korrieri nga Korrieri
11.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Një robot, kush janë të rinjtë në kabinetin Rama
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka gati ekipin që do qeverisë vendin për tre vitet e ardhshme. Teksa disa prej ministrave nuk do të jenë pjesë e kabinetit të ri, emra të panjohur për politikën dhe figura të reja do të marrin ‘frenat’ e disa prej Ministrive më të rëndësishme në vend. Qeveria ‘Rama 4’ nuk ka ardhur pa surpriza, ku për herë të parë një ministre virtuale me Inteligjencën Artificiale, Diella, deri dje asistentja virtuale në e-Albania do të drejtojë Prokurimet Publike. 

Ministria e Shëndetësisë i është besuar një emri të panjohur për politikën. Evis Sala do të mbajë postin e ministres. Ajo drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli” dhe është pedagoge në Institucionet e Arsimit të Lartë, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkëdrejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

Një surprizë ishte edhe zgjedhja e Ervin Demos si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Demo, më herët me drejtimin e Bashkisë së Beratit i është besuar posti i një ministri. Rama tha se ish-kryebashkiaku i Beratit është njeriu i duhur për këtë detyrë duke konsideruar punën e tij në drejtimin e punëve të bashkisë. Demo ka pasur një karrierë të shquar në administratën publike shqiptare. Nga tetori i vitit 2017 deri në tetor të vitit 2018, ai ka shërbyer si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë, u emërua Besfort Lamallari. Ai është Zëvendësministër i Brendshëm që nga 9 Tetori 2017. Njëkohësisht, ai ka punuar si konsulent i jashtëm për organizma ndërkombëtare, përfshi Këshillin e Europës, OSBE-në, Projektin e BE-së IPA 2010 për “Zhvillimin e Burimeve Njerëzore”, etj. 

Me qeverinë e re, Rama riktheu edhe Ministrinë e Mjedisit, duke ja besuar atë një emri të panjohur për politikën. Ministër në këtë dikaster do të jetë Sofjan Jaupaj. Në 10 vitet e fundit ai ka mbajtur pozicione të ndryshme në sektorin publik në Shqipëri si Drejtor i Kabinetit i Kryenegociatorit për Integrimin në BE të Shqipërisë, Drejtor i Integrimit dhe Koordinator i Lartë për normat ligjore prioritare të BE-së pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe aktualisht në 3 vitet e fundit ka qenë i emëruar Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Vetë kreu i qeverisë u shpreh se Sofjani është ndër shqiptarët më të apasionuar të Mjedisit.

Ndërkohë, surpriza do të kishte edhe për drejtimin e Bujqësisë. Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut me qeverinë e re do të shfaqet si Ministër i Bujqësisë. Salla do të zëvendësojë Anila Denajn. 

Toni Gogu, një figurë e vjetër politike i angazhuar prej vitesh në qeveri edhe pse nuk fitoi një mandat deputeti, në Kuvendin e ri do të hyjë si Ministër Shteti për Marrëdhënien me Parlamentin. 

E fundit por jo më pak e rëndësishmja është Elisa Spiropali. Në qeverinë e re Spiropali do të rikthehet po postin e Ministres së Jashtme. Kjo nuk është hera e parë që Spiropali drejton një ministri, pasi prej vitit 2019 deri në vitin 2024 ajo mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Prej një viti Spiropali drejtoi edhe Parlamentin, si kryetare Kuvendi.

Të rinj dhe të vjetër, këta janë emrat që iu besuan Ministritë e vendit. Sa i përket angazhimit dhe performancës së tyre kjo pritet të shihet në tre vitet e ardhshme.

Para

E PLOTË/ Ky është kabineti i ri Rama4, ka surpriza të mëdha

Pas

‘Diella’ bëhet lajm botëror/ Shqipëria bën histori: Vendi i parë në botë me një ministre virtuale

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

Gazetari: Yuri Kim tha se Vlora Hyseni nuk bën në krye të SHISH, por nuk e dëgjuan

05.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.