E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, lihen në burg 3 të arrestuarit/ Avokati: Kishin shumë borxhe

Korrieri nga Korrieri
09.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja e gjyqtarit, lihen në burg 3 të arrestuarit/ Avokati: Kishin shumë borxhe
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën “arrest me burg” për Elvis Shkëmbin (30 vjeç), Gjon Shkëmbin dhe Banush Koxhajn, rojen e sigurisë në Gjykatën e Apelit, lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja.

Avokati Kujtim Ibra, që mbron Elvis dhe Gjon Shkëmbin, deklaroi pas seancës se Gjoni “nuk e ka nxitur” nipin dhe “nuk kishte mundësi ta ndalonte”, pasi në momentin e të shtënave “ishte duke dalë nga salla”. Sipas tij, Elvis Shkëmbi veproi “në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike”, nuk u largua nga vendi i ngjarjes, dorëzoi armën dhe priti policinë. Në seancë, Elvis dhe Gjon Shkëmbi i kërkuan falje publike familjes Kalaja dhe dy të plagosurve (Rakip dhe Ervis Kurtaj), duke e lidhur ngjarjen me “zvarritjen e gjatë të proceseve”. Mbrojtja paralajmëroi kërkesë për ekspertizë psikiatrike.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se Elvis Shkëmbi po hetohet për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armës”. Për Gjon Shkëmbin, organi i akuzës dyshon për dijeni paraprake dhe rol nxitës ndaj palës kundërshtare në procesin e pronave në Shkodër.

Ndaj rojes së sigurisë Banush Koxhaj rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi, sipas hetimit paraprak, nuk ndërhyri megjithëse detektorët sinjalizuan metal, si dhe nuk kreu kontrollin fizik apo regjistrimin në protokoll. Koxhaj tha në gjykatë se vuante nga diabeti, kishte njoftuar kancelaren dhe ishte lejuar të largohej, por nuk u zëvendësua.

Ngjarja ndodhi më 6 tetor, në sallën e Gjykatës së Apelit, teksa gjyqtari Astrit Kalaja po shpallte vendimin për një çështje pronësie. Sipas hetimit, Elvis Shkëmbi e quejti me armë gjyqtarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital; u plagosën edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Seanca për masat u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nën masa të shtuara sigurie. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolet, dijeninë, si dhe mangësitë e protokolleve të sigurisë brenda gjykatës. /korrieri

Para

EMRI/ “Më falni që ju shqetësova”, këto kanë qenë fjalët e fundit të 51-vjeçarit që humbi jetën në Fushë Arrëz!

Pas

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.