E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela Çano merr 190 mijë euro për Tiranë–Durrës!

Korrieri nga Korrieri
28.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela Çano merr 190 mijë euro për Tiranë–Durrës!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga “noteret” e oligarkëve të rrugëve apo të zyrtarëve shtetërore, vijon të fitojë tendera pa asnjë mundim, megjithëse është kapur gafil në përgjime me kryetarin e Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për Entela Çanon, e cila ka në pronësi një firmë që mbikëqyr punime, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur që të fusë në xhep miliona lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Firma e saj “A & E ENGINEERING” fillimisht u shpall fituese për mbikëqyrjen e rrugëve lidhëse në Llogora, ndërkohë që më parë mori në mënyrë të dyshimtë miliona lekë për rrugën Korçë–Ersekë, ku “Çuçka” ia kopsiti letrat që ajo të fitonte tenderin. Në dosjen hetimore të Isait janë të detajuara të gjitha bisedat me Çanon, ku të dy flasin për mënyrën se si duhet të rritet në mënyrë fiktive vlera e tenderit.

Por, çuditë në këtë vendin tonë tashmë nuk zgjasin as 24 orë e jo më 3 ditë. Kryetari i Bashkisë së Ersekës është marrë i pandehur në datën 24 shtator 2025, teksa 33 ditë më pas, “bashkëpunëtorja” e tij, Entela Çano është shpallur fituese e një tenderi për mbikëqyrjen e zgjerimit të superstradës Tiranë – Durrës, faza e tretë. A nuk duhej që të merreshin masa, qoftë penale apo administrative ndaj firmës në fjalë?

Me kë i ndau paratë Erion Isai? Ose më saktë, si e shpërdoroi detyrën, duke shkaktuar edhe një dëm të madh në buxhet?

Në dosjen e SPAK-ut, Isai flet hapur me Entelën, e cila duket se është një eksperte e tenderave të tilla, duke qenë se ajo “mbulon” çdo parregullsi në vlera dhe në cilësinë e punimeve. Normalisht, nëse do të bësh një favor të tillë, duhet të kesh edhe përfitime, të cilat Çano i ka pasur, duke xhiruar miliona euro dhe duke dalë me një fitim prej 1.2 milionë eurosh vetëm në vitin 2024 (bilanci i publikuar në vitin 2025).

Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela

Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela

Faksimile: Njoftimi i ARRSH-së për shpalljen e fituesit të tenderit për mbikëqyrjen e fazës së tretë të zgjerimit të Tiranë – Durrës

Në datën 27 tetor 2025 drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, edhe ai i marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, ka shpallur fituesin e tenderit për mbikëqyrjen e zgjerimit të superstradës Tiranë – Durrës, faza III. Fondi limit i tenderit ka qenë rreth 21 milionë, teksa oferta më e ulët ka qenë ajo e kompanisë “ERALD-G” me një vlerë prej 15 milionë lekësh.

Fitues i procedurës ka qenë bashkimi i operatorëve ekonomikë “A & E ENGINEERING” dhe “IMES-D”, të cilat ofruan 19 milionë lekë, ose rreth 190 mijë euro. Nga 18 firma në farë, 7 janë skualifikuar nga Gjyli, duke përfshirë edhe ofertën më të ulët.

Sipas ARRSH-së, këto firma do të mbikëqyrin punimet e kompanisë “ALB-BUILDING”, e cila ka fituar edhe tenderin me vlerë rreth 20 milionë euro për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës, faza III. Kjo firmë u përfshi nga një skandal ditët e fundit, pasi një inxhinier i saj ndërroi jetë në një kantier, teksa ngjarja u tentua që të fshihej.

Tashmë, e njëjta firmë që njihet për punime të dobëta, duke qenë se ka qenë një nga ndërtueset e rrugës Qukës – Qafë Plloçë, do të ketë mbikëqyrëse një eksperte si Entela Çano, e cila njihet si një nga njerëzit më të besuar të mazhorancës, që përpilon letrat si ia kërkon firma dhe vetë institucionet shtetërore.

Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela

Faksimile: Entela Çano zotëron me 100 % kompaninë “A & E ENGINEERING”

Çano prej vitesh është pronare e vetme e kompanisë “A & E ENGINEERING”, e cila njihet si fituese e tenderave të mbikëqyrjes së punimeve, kryesisht në ndërtimet e rrugëve. Ajo mori një tender disa javë më parë me vlerë 110 mijë euro, ndërkohë që së fundmi futi në “xhep” edhe 190 mijë të tjera, duke e çuar shumën në rreth 300 mijë euro të marra pasi emri i saj doli në dosjen e Çuçkës.

Duket se, veprimet e SPAK-ut veçse kanë nxitur drejtuesit e ARRSH-së që ti jepnin me radhë tenderat, edhe pse ndaj Isait dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke përfshirë edhe Entela Çanon, janë ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurisë dhe shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Të dy, Çano dhe Çuçka janë kapur në përgjime, ku kryetari i Bashkisë së Ersekës i shkruan “je yll”, “sa më shpejt pls”. Ajo i përgjigjet se “do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë”, “po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem”. Ndërkohë që Isai i përgjigjet se “330 është max”, apo “pls zjarrrrr, se nesër duhet me i printu”. Madje i thotë se dokumentet ia vulos ai.

Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela

Faksimile: Bilanci i kompanisë së Entela Çanos, e cila në vitin 2024 doli me një fitim prej 1.2 milionë eurosh

Muajt dhe javët e fundit kanë qenë të suksesshme për Entela Çanon, pavarësisht se emri i saj figuron në një dosje të SPAK-ut, ku janë marrë disa zyrtarë të pandehur. Kompania “A&E ENGINEERING”, me një kapital vetëm prej 120 mijë lekësh, ka arritur të fitojë në vitin 2024 një shumë prej 1.2 milionë eurosh.

Një shumë tepër e madhe, duke qenë se kompania është vetëm mikëqyrës e tenderëve të rrugës dhe jo ndërtuese e tyre. Por, bilanci i saj i ngjason më shumë firmave që ndërtojnë, pasi fitimi i saj është tepër i madh.

“Sot më datë 20 qershor 2025, mblidhet asambleja e ortakëve të shoqërisë. Në mbledhje është i pranishëm ortaku, znj. Entela Çano, zotërues i 100% të kapitalit të shoqërisë. Asambleja është thirrur rregullisht dhe është e aftë të marre vendime. Pas diskutimit të cështjeve, ortaku i vetëm miraton pasqyrat financiare të shoqërisë për vitin 2024, të cilat rezultojnë me një fitim neto prej 118,041,839 lekë”, thuhet në dokument.

Një pjesë e kësaj shume, prej rreth 500 mijë eurosh, Çano ka vendosur që të krijojë rezerva dhe të mbesë fitim i pacaktuar. /voxnews

Para

TENDERI/ Edhe Celibashin e kapin ethet e Inteligjencës Artificiale, një thes me para për numërimin e votave

Pas

Arsyeja banale pse u vra kuzhinieri te “Komuna e Parisit” në Tiranë

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.