E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Investigim

TENDERI/ Edhe Celibashin e kapin ethet e Inteligjencës Artificiale, një thes me para për numërimin e votave

Korrieri nga Korrieri
28.10.2025
në Investigim, Slider
A A
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka hapur një tender për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave, duke ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi kohët e fundit “ministren dixhitale” Diella.

Tenderi, me një fond limit prej 17.4 milionë lekësh (rreth 180 mijë euro), ka për qëllim mirëmbajtjen e moduleve ekzistuese dhe ofrimin e një shërbimi asistence me AI (chatbot) për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

Sipas burimeve zyrtare, sistemi do të përdoret në mënyrë eksperimentale, për të testuar teknologjinë dhe për të ofruar asistencë në proceset e informacionit zgjedhor.

Sipas dokumenteve të tenderit, procedura do të zhvillohet me negocim pa shpallje publike, një praktikë që ngre pikëpyetje për transparencën dhe konkurrencën e procesit, pasi nënkupton që fituesi mund të jetë i paracaktuar. Në specifikimet teknike kërkohen edhe kamera sigurie të specializuara që do të mundësojnë numërimin dixhital të fletëve të votimit.

Celibashi e ka përshkruar nismën si një testim pilot, i cili nuk do të zëvendësojë ende numërimin tradicional të votave, por do të ndihmojë në përmirësimin e shpejtësisë dhe efikasitetit të procesit zgjedhor.

“Kemi filluar në versionin eksperimental të përdorimit të Inteligjencës Artificiale për kërkimin dhe marrjen e informacioneve zgjedhore nëpërmjet faqes së internetit të KQZ-së, si dhe për të krijuar lehtësira për administratën dhe subjektet zgjedhore,” – tha Celibashi.

Ai sqaroi se projekti do të financohet pjesërisht nga donatorët ndërkombëtarë, dhe se për momentin AI do të përdoret vetëm për analizë dhe asistencë teknike, jo për vendimmarrje ose certifikim rezultatesh.

Megjithatë, tenderi ka hapur debat mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe mbi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje pa një kuadër të plotë ligjor, duke rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimin mbi transparencën dhe sigurinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri. /korrieri

Para

Vrau babain e dy fëmijëve para familjarëve pas sherrit për kalin, arrestohet autori i krimit në Berat

Pas

Doli në përgjime me “Çuçkën”, Entela Çano merr 190 mijë euro për Tiranë–Durrës!

Nga Kategoria

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror
Aktualitet

ARRSH bllokon qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës në kulmin e sezonit veror

13.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.