E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Prokuroria e Tiranës i dërgon fletë-thirrje ‘bacës’, Pacollët hidhen në sulm, kallëzim i ri për Aeroportin e Vlorës

Korrieri nga Korrieri
28.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Prokuroria e Tiranës i dërgon fletë-thirrje ‘bacës’, Pacollët hidhen në sulm, kallëzim i ri për Aeroportin e Vlorës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Teksa prokuroria e Tiranës, ka intesifikuar veprimet hetimore për të hedhur dritë mbi përplasjen e aksionerëve të “Vlora International Airport – VIA”, një e papritur e re ka ndodhur mesditën e djeshme, kur në prokurori, ka mbëritur një kallëzim i ri për çështjen në fjalë.

Kallëzimi është bërë nga Emin Pacolli, vëllai i biznesmenit të njohur kosovar, Behgjet Pacolli, i cili rezulton të ketë 98 për qind të aksioneve të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Lëvizja juridike e vëllezërve Pacolli, është kryer menjëherë pasi në prokurorinë e Tiranës është paraqitur dhe marë në pyetje, Emin Pacolli.

Ndërsa tashmë fletë-thirje, për t’u paraqitur dhe pyetur si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes i është dërguar dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

Prej gati dy muaj vëllezërit Pacolli e kanë parë veten nën sulm, por tashmë kanë vendosur të ndryshojnë pozitën, duke kaluar në kundërsulm ndaj personave që sipas tyre kanë kryer veprime arbitrare dhe antiligjore.

Lajmi për kallëzimin penal të depozituar në prokurori nga Emin Pacolli, konfirmohet nga gazetari Elton Qyno, i cili ka mësuar se tre njerëzit që ka kallëzuar Pacolli, janë aksioneri në minorancë me 2 për qind të aksioneve në “Vlora International Airport – VIA”, Valdon Ademi, noterja ku është nënshkruar kontrata Valbona Selimi dhe ish-administratori i kompanisë, Valon Lluka.

Në 1 shtator 2025, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme, Valon Lluka është shkarkuar nga administrimi i kompanisë “Vlora International Airport – VIA” dhe në vend të tij është emëruar administrator i ri, Mentor Hajdaraj.

Arsyet e shkarkimit janë motivuar për kryerjen e veprimeve të fshehta që ai ka kryer pa autorizim të aksionerëve kryesorë të kompanisë që po ndërton aeroportin e Vlorës.

Në kallëzimin penal Emin Pacolli akuzon ish-administratorin Valon Lluka, noteren Valbona Selimi dhe aksionerin në minorancë Valdon Ademi, se kanë kryer veprime mashtrimi dhe falsifikim të dokumentave me qëllim rrëmbimin e 47 për qind të aksioneve.

Pacollët pretendojnë se nuk e njohin dhe nuk janë paraqitur ndonjëherë tek noterja Valbona Selimi, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar deklaratën noteriale, pasi ka nënshkruar dhe legjitimuar një akt noterial pa qënë prezent palët.

Mësohet se tashmë, ky kallëzim do bashkohet me dosjen hetimore që është rregjistruar në muajin shtator 2025 në prokurorinë e Tiranës, e cila ka marë spunto nga një kallëzim të depozituar në muajin Gusht-Shtator 2025, nga aksioneri në minorancë, Valdon Ademi.

Pacollët, kërkojnë fillimin e ndjekjes penale për Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka, pasi me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Falsifikimit të dokumentave”.

Ndërkohë për të njëjtin fakt por duke ngritur pretendime të ndryshme ka bërë kallëzim dhe Valdon Ademi. Ky i fundit është marë në pyetje në prokurori, dhe pas tij kanë shkuar dhe dëshmuar Emin Pacolli, Valon Lluka, Valbona Selimi, Nelson Çela dhe disa persona të tjerë.

Në ditët në vijim pritet që në prokurorinë e Tiranës të paraqitet për të dëshmuar dhe biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli. Përveç deklarimeve për rrathanat e konfliktit, prokurorët u kanë marrë të gjithë personave që kanë pyetur formate shkrimi dhe firme.

Kjo metodë është kryer me qëllim kryerjen e ekspertimit grafik të shkrimit dhe firmave të protagonistëve që kanë firmosur kontratën e shitjes së 47 për qind të aksioneve nga Pacollët tek kompania “2A Group”, e Valdon Ademit.

Dy vëllezërit kosovarë, Emin dhe Behgjet Pacolli, që përmes kompanisë së tyre kompania “Mabco Constructions SA” zotërojnë 98 për qind të aksioneve “Vlora International Airport – VIA”, pranojnë konfliktin me Valdon Ademin, por ky konflikt sipas tyre ka lindur si pasojë e veprimeve mashtruese të ish-administratorit, Valon Llukës dhe noteres Valbona Selimi.

Nga ana tjetër Valdon Ademi, pretendon se ka blerë 47 për qind të aksioneve tek “Vlora International Airport – VIA” dhe për këtë blerje pretendon se ka kryer dhe pagesën në adresë të kompanisë që zotërohet nga Pacollët, “Mabco Constructions SA”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë prokuroria pritet të kryejë marjen në pyetje të disa personave dhe më pas të kërkojë ekspertimin grafik të kontratës së noteres Valbona Selimi.

Gjithashtu hetimet tashmë janë shtrirë tek verifikimi i dokumentacionit dhe pyetjes së disa personave të tjerë, përfshirë zyrtarëve të bankës BKT-ë (ku është marë një kredi 56 milion euro), disa kontraktorëve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.

Ndërkohë nga ana tjetër gjykata administrative e Tiranës ka pranuar një kërkesë civile për marjen e një sigurim padie, ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K., duke pezulluar çdo vendim të planifikuar në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve, e cila ishte caktuar të mbahej më 20 tetor 2025.

Gjithashtu, në bazë të vendimit, pezullohet e drejta e votës e ortakut të shumicës, shoqërisë “Mabco Constructions SA”, deri në regjistrimin e kontratës së shitjes së 49 për qind të kuotave të kapitalit të shoqërisë VIA sh.p.k., të transferuara më 3 prill 2025 tek blerësi “2A Group” sh.p.k.

Para

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Pas

Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

Aksident tragjik në Vlorë/ Materialet e rënda zënë poshtë punonjësin, humb jetën

06.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.