E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Halloween-i’ i politikës shqiptare!

Korrieri nga Korrieri
01.11.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
‘Halloween-i’ i politikës shqiptare!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

TIRANË-31 Tetor dhe mbarë bota feston ‘Halloween’- dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme. Halloween vitet e fundit po festohet edhe Shqipëri, ku njerëzit vishen me kostume të ndryshme, zakonisht shihen me atë të personazheve negativë ku mbizotëron ngjyra e errët. Duke iu referuar ditës së djeshme festive ‘politika shqiptare shënjoi ‘Halloween’, mes tensionit, vendimeve, akuzave dhe në fund me zi kombëtare! 

Erion Veliaj, ish-kryebashkiaku i Tiranësmëngjesin e 31 tetorit, i veshur me kostum të zi, pranga në duar dhe shoqëruar me forca të shumta Policie la qelinë dhe u nis drejt Tiranë. Prangat, kostum i zi, uniforma policie-veshje dhe aksesorë të përdorur për të hyrë në festë halloween-i, por në këtë rast -‘festa është një gjyq’.

Veliaj qëndroi për rreth 7 orë në Gjykatën Kushtetuese për të bërë mbrojtjen e tij lidhur me shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Tensioni në sallë ishte i larë, ku gjatë seancës publike nuk munguan pyetjet e gjyqtarëve, por edhe palëve të përfshira në proces si presidenca dhe kryeministria ndaj Veliaj. Pas një seancë maratonë përreth 7 orë për shqyrtimin e kërkesës së Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra, trupi gjykues i Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për vendim. Data dhe ora se kur do të njoftohet vendimi ende nuk dihet, ndërsa zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë mbeten ‘peng’.

Gjatë mesditës në orën 15:00, gazetarë me mikrofonat në dorë, kamerat gati:Zëvendëskryministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belnda Balluku paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. E thënë në mënyrë figurative duke iu referuar pamjeve-‘Halloween’ por në dyert e SPAK! Dy shoqërues dhe Balluku në mes, teksa rrethoheshin nga gazetarët dhe operatorët.

Pak minuta më vonë, pasi zv.kryeministrja doli nga SPAK, vetë Prokuroria dha detaje për hetimin dhe njoftoi zyrtarisht akuzat. SPAK sqaroi se deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, ministrja është marrë në hetim për njërën prej procedurave të prokurorimit për Tunelin e Llogarasë, konkretisht për aksin Orikum-Himarë, pjesë e autostradës (Vlorë-Sarandë), ku janë evidentuar shkelje në zhvillimin e procedurës së tenderimit për këtë aks. Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e zhvilluar më 11 dhjetor 2020, e cila më pas u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 190 mln euro pa TVSH, një nga më të kushtueshmit sot në vend.

Zi në politikën shqiptare dhe jo vetëm, Fatos Nano ndërroi jetë. Ai ndodhej prej 24 ditësh në reanimacion, ku pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Politikanë socialistë dhe demokratë, presidenti Begaj dhe figura të shumta të politikës dhe jo vetëm, shprehën ngushëllime dhe vlerësuan figurën e Nanos.

‘Halloween’- dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, dhe pas lajmit të trishtë miq, kolegë, familjarë rikthyen momentet apo kujtimet me ish-kryeminstrin e Shqipërisë Fatos Nano në nder të tij.

Në nderim të ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025. Zija ka prekur edhe fushat e tjera përveç, politikës ku FSHF ka njoftuar shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të futbollit shqiptar.

Para

Shqipëria në shitje! Porto Palermo do t’i jepet privatit, baza ushtarake do të bëhet resort

Pas

Arlind Qori i përgjigjet Veliajt: “Nuk kam ndërmend të vjedh, nëse çmendem si ti, e pësofsha 100 herë më keq”

Nga Kategoria

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…
Aktualitet

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK
Aktualitet

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi
Aktualitet

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit
Aktualitet

Si dështoi atentati ndaj biznesmenit izraelit

19.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

Shehaj kap në spital policët e Komisariatit 1 që rrahën të riun: Presion për t’i ndryshuar dëshminë

18.11.2026
10.4k
Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

Hetimi për mbetjet toksike, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë ‘Kurum’ pas 10 vitesh

13.11.2026
10.4k
Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

Malaria në Shqipëri, ISHP zbulon sa raste janë regjistruar!

18.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Veliaj kërkon të marrë pjesë në proces, por justifikon mungesën me gjendjen shëndetësore. SPAK: Kërkoi të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së

18.11.2026
10.4k
“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

“Take-or-pay” pa gaz: si e pranoi Shqipëria rrezikun që fqinjët e refuzuan

15.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.