E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush është Federica Mogherini: Nga PD-ja italiane te drejtimi i politikës së jashtme të Europës

Korrieri nga Korrieri
03.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Kush është Federica Mogherini: Nga PD-ja italiane te drejtimi i politikës së jashtme të Europës
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Federica Mogherini nisi karrierën politike në vitin 2008, kur u zgjodh anëtare e Partisë Demokratike (PD) në Itali. Karriera e saj mori hov të madh nën drejtimin e Matteo Renzi-t, ku u emërua në sekretariatin e partisë dhe më pas si përgjegjëse për politikën e jashtme të PD-së.

Në moshën 41-vjeçare, Renzi e bëri ministre të Jashtme, duke e bërë një nga më të rejat në historinë e Italisë, duke u angazhuar sidomos në çështje si Libia, emigracioni dhe kriza në Ukrainë.

Pas një periudhe të shkurtër në Ministrinë e Jashtme, në 2014 Mogherini arriti majat e politikës europiane si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv/Presidente e Komisionit Europian. Gjatë këtij mandati, ajo menaxhoi dosje komplekse si marrëveshja bërthamore me Iranin (JCPOA) dhe marrëdhëniet me Rusinë gjatë krizës ukrainase.

Pavarësisht se vinte nga krahina reformiste e PD-së, Mogherini u kritikua për qasjen e hapur ndaj Rusisë, Iranit dhe autoriteteve palestineze. Megjithatë, ajo mbështeti sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë dhe konflikteve në Donbass.

Pas përfundimit të mandatit në Bruksel në 2019-ë, Mogherini iu përkushtua karrierës akademike dhe sot mban postin prestigjioz të Rektore së Kolegjit të Europës në Bruksel, një institucion kyç për trajnimin e zyrtarëve europianë.

Karriera e saj ka pasur edhe sfida të forta, përfshirë konkurrencën me Massimo D’Alema për postin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së në 2014-ën, të cilin e mori përfundimisht Mogherini falë mbështetjes së Matteo Renzi-t. Në 2016-ën, ajo u përball me thirrje për dorëheqje pas reagimit emocional ndaj sulmeve terroriste në Bruksel, një gjest që disa e panë si shenjë dobësie, ndërsa të tjerë e vlerësuan pjesëmarrjen e saj emocionale.

Megjithëse ka pasur debate dhe polemika politike, në të shkuarën Mogherini nuk ishte përfshirë në skandale personale apo çështje të rënda korruptive.

Së fundmi, ajo vinte shpesh edhe në Tiranë. Shkak u bë çelja e Kolegjit Europian në kryeqytetin shqiptar. Kampuset e këtij Kolegji ndodhen edhe në Bruges të Belgjikës dhe Natolin të Polonisë.

Para

Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë, Rama i kishte bërë programin që t’i merrte…

Pas

E paprecedentë/ Gjermania dhe Pentagoni nuk kanë më bashkëpunim: Kontakti është ndërprerë…

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12.11.2026
10.4k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, Rama përballë pikëpyetjeve për Veliajn, kandidatët dhe ndryshimet në qeveri

14.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

Nga jeta intime te politika: Edhe makinat tona po na ‘spiunojnë’

09.09.2023
11.2k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.