Gjirokastra po përballet me orë të vështira si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë qytetin gjatë gjithë ditës së sotme, me intensitet të shtuar në orët e mbrëmjes.
Përmes një njoftimi publik, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, iu ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të rrezikut që mund të vijë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike.














