E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi nga SHBA, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

Korrieri nga Korrieri
12.01.2026
në Botë
A A
Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi nga SHBA, do godasim bazat amerikane dhe izraelite
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se ushtria amerikane dhe Izraeli do të jenë “objekte legjitime sulmi”, në rast se Amerika sulmon Republikën Islamike, siç ka kërcënuar presidenti Donald Trump.

Deklaratat e Mohammad Bagher Qalibaf janë të parat, që përfshijnë Izraelin në listën e mundshme të objektivave të një sulmi iranian. Qalibaf, mbështetës i linjës së ashpër, bëri kërcënimin ndërsa deputetët brohorisnin në parlament duke thënë “Vdekje Amerikës!”.

Izraeli është në gjendje maksimale gatishmërie për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në Iran, sipas Times of Israel dhe Reuters. Për një operacion të tillë të mundshëm amerikan është diskutuar dje në një telefonatë midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Irani i ka fajësuar SHBA-të për protestat që shpërthyen para dy javësh në kryeqytet për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat më pas u përhapën në gjithë vendin, me kërkesa për largimin nga pushteti të autoriteteve fetare.

Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është “gati të ndihmojë” lëvizjen e protestuesve, duke paralajmëruar se Irani është në “probleme të mëdha” për përpjekjet për të shtypur protestat.

New York Times raporton se SHBA-të tashmë kanë një plan për Teheranin, të paraqitur nga Pentagoni tek Trump, me një listë të objektivave të mundshme, përfshirë edhe ato jo ushtarake në kryeqytet.

Dilema nuk është më nëse, por se si dhe kur të sulmohet. Në natën e së shtunës, thirrjet antiqeveritare mbushën rrugët e Teheranit, me protestuesit që nxitnin lëvizjen më të madhe kundër republikës islame në tre vitet e fundit, pavarësisht shtypjes së fortë dhe bllokimit të internetit.

Grupet për të drejtat e njeriut raportuan dhjetëra viktima dhe shprehën shqetësim për intensifikimin e shtypjes nga autoritetet. Pamje tregojnë grumbuj trupash në spitale dhe morgje të mbingarkuara, ndërsa prokurori i përgjithshëm shpalli dënime me vdekje për protestuesit. Pak informacion ka dalë pas bllokimit të internetit, me monitoruesit e NetBlocks që tregojnë se, për shkak të mungesës së internetit, ka boshllëk informacioni, në lidhje me atë që ndodh në Iran.

Para

Ngrica në Elbasan, temperaturat zbresin në -15°C, disa zona pa energji elektrike

Pas

Borë dhe akull në Dibër, disa segmente thuajse të pakalueshme

Nga Kategoria

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem
Botë

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

23.08.2026
10.3k
“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë
Botë

“Ju ka lënë mendja apo çfarë?” – Azerbajxhani kërkon të qetësojë gjakrat mes Izraelit dhe Turqisë

23.08.2026
10.3k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.