E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

ANALIZA/ Groenlanda, kush fiton dhe kush humbet: Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”

Korrieri nga Korrieri
24.01.2026
në Botë, Slider
A A
ANALIZA/ Groenlanda, kush fiton dhe kush humbet: Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Donald Trump kishte kërcënuar se do ta merrte me forcë Groenlandën dhe se do të vendoste tarifa të reja doganore ndaj tetë vendeve evropiane. Qeveria autonome e ishullit po përgatitej për “skenarin më të keq”. Danimarka kishte frikë se mund të humbiste kontrollin mbi “Territorin e saj special” në Arktik, një mbetje e epokës koloniale. Disa liderë europianë dhe një pjesë e madhe e opinionistëve në Europë dhe SHBA parashikonin madje fundin e Aleancës Atlantike.

Në fund, asgjë nga këto nuk ndodhi. Në Davos, Donald Trump deklaroi se kishte arritur “një marrëveshje kornizë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Menjëherë pas kësaj, tensionet u ulën dhe tregjet financiare u rimëkëmbën. Megjithatë, kjo është një histori që pritet të lërë gjurmë të thella në ekuilibrat ndërkombëtarë. Kush del më i fituar?

Trump del fitues

Presidenti amerikan ndoqi një strategji të ngjashme me atë të pranverës së kaluar, kur shpalli vendosjen e tarifave doganore ndaj një pjese të madhe të botës. Që para rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump e ngriti tonin për Groenlandën, deri në intimidim të hapur. Megjithatë, për muaj të tërë, në qarqet diplomatike askush nuk besonte se ai do të dërgonte realisht ushtrinë në ishullin e madh, ndoshta trupat speciale të Alaskës, të ashtuquajturit “Arctic Angels”, që po stërviteshin edhe për inkursione të shpejta në akull.

Pas operacionit në Venezuelë, më 3 janar, perceptimi i rrezikut ndryshoi. Sidomos kur më 14 janar, zëvendëspresidenti JD Vance dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio refuzuan ashpër propozimin e ministrave të Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës: të ndërtoheshin baza ushtarake, por pa prekur sovranitetin e ishullit.

Ndërkohë, negociatat vazhduan, të udhëhequra kryesisht nga Mark Rutte. Detajet përfundimtare të marrëveshjes pritet të bëhen publike, por nga sa ka dalë deri tani, Trump duket se ka marrë në thelb atë që kërkonte. Groenlanda do të përfshihet në planin “Golden Dome”, mburoja hapësinore e projektuar për të kapur raketat nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut që mund të vijnë nga rrugët arktike.

Trump ka arritur gjithashtu një fitore të rëndësishme politike: edhe një herë, ai është imponuar si epiqendra e rendit të ri botëror. Këtë e konfirmon edhe struktura e Bordit të Paqes për Gazën, një organizëm shumëpalësh i ndërtuar rreth rolit qendror dhe lidershipit personal të Trump.

Roli i ish-kryeministrit

Reputacioni i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ishte dëmtuar rëndë pas samitit të Aleancës në Hagë, kur ai e kishte quajtur Trump-in “babushi ynë”. Këtë herë, megjithatë, duhet pranuar se ish-kryeministri holandez veproi me kujdes dhe efektivitet.

Ai bashkëpunoi ngushtë me liderët e vendeve kryesore, veçanërisht me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, për ta kthyer një përplasje të mundshme frontale me Trump-in, që rrezikonte të shkatërronte NATO-n, në një çështje “teknike” mes aleatëve. Rutte siguroi fillimisht mandatin për të negociuar në emër të të gjithë partnerëve, më pas e përfshiu Groenlandën në dosjen më të gjerë të “sigurisë në Arktik”, duke propozuar përfshirje të drejtpërdrejtë dhe investime të mëdha ushtarake nga vendet nordike, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Ai mori parasysh edhe shqetësimet e Danimarkës dhe vetë Groenlandës, duke ndërtuar një propozim që, për momentin, duket se funksionon. SHBA-të do të kenë dorë të lirë në Groenlandë, pa qenë e nevojshme të marrin pronësinë e ishullit, përveç ndoshta zonave ku do të ngrihen baza ushtarake dhe do të mbështeten nga aleatët në gjithë Arktikun. Nëse kjo linjë konfirmohet, NATO shpëton edhe kësaj here, dhe roli i Rutte-s duket vendimtar.

Europa në ndjekje

Deri pak ditë më parë, kryeministri i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, u bënte thirrje bashkatdhetarëve të “përgatiteshin për skenarin më të keq”, pra për një ndërhyrje ushtarake amerikane. Danimarka u përpoq të organizonte një reagim të fortë, duke ftuar vendet evropiane në një stërvitje ushtarake në ishull, por mori vetëm shtatë përgjigje pozitive.

Qeveria e Kopenhagenit shpresonte për një veprim simbolik që do ta bindte Trump-in të hiqte dorë nga Groenlanda, por negociatat morën një drejtim tjetër. Liderët e BE-së u detyruan edhe një herë të ndjekin taktikat e paparashikueshme të Trump-it. Sot ka lehtësim në Bruksel dhe në kryeqytetet europiane.

Por a është vërtet një sukses? Emmanuel Macron-i, Friedrich Merz-i, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të tjerët arritën kryesisht të kufizonin dëmin. Ndoshta kjo është mjaftueshëm, por siç tha kryeministri kanadez Mark Carney në Davos, “fuqitë e mesme” duhet të bashkëpunojnë për të ndërtuar një hapësirë autonomie në përplasjen mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës./ Corriere della Sera

Para

“O qorre, nuk sheh kur kalojmë?”/ Detaje nga sherri mes dy motrave dhe efektives në Tiranë: Jam police…!

Pas

Flota amerikane drejt Iranit, sa afër është sulmi?!

Nga Kategoria

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS
Aktualitet

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k
Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!
Aktualitet

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes!

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

“Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë” – PS i përgjigjet Veliajt pas kërkesës së tij për të marrë pjesë në Asamblenë e socialistëve

11.11.2026
10.4k
“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

“Molotovi” i Ramës në Asamblenë e PS-së: Shumë tym, por flakët nuk prekën as rreshtin e katërt, as të fundit!

15.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.