E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”

Korrieri nga Korrieri
17.02.2026
në Aktualitet, Investigim, Slider
A A
Privatizimi i heshtur i bregdetit shqiptar / Dhurata e radhёs pёr “investitorët strategjikë”
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Deputetja e Vlorës nga radhët e Partisë Socialiste, Zamira Sinaj, ka depozituar më 6 shkurt projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

Në thelb të kësaj nisme qëndron një ndërhyrje direkte në mënyrën se si ndërtohen dhe operohen portet turistike, një sektor tashmë tejet i ndjeshëm për ekonominë dhe zhvillimin e bregdetit shqiptar.

Për të kuptuar peshën e kësaj ndërhyrjeje, mjafton të lexohet ligji aktual. Ai është i qartë dhe nuk lë hapësirë interpretimi:

Neni 6

Mënyra e ndërtimit të porteve turistike

Ndërtimi me koncesion i porteve turistike për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe i pontileve të përhershme bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet.

Leja e ndërtimit të tyre jepet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar.

Leja e ndërtimit të pontileve të përkohshme jepet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit me afat deri në një vit.

Pra, filozofia e ligjit është e thjeshtë: portet turistike ndërtohen përmes koncesioneve, që në teori garantojnë konkurrencë, transparencë dhe përzgjedhje sipas rregullave të tregut. Ky mekanizëm synon të mbrojë interesin publik duke shmangur dhënien e pasurive strategjike me procedura të mbyllura.

Por ndryshimi i “propozuar” nga deputetja Sinaj synon t’i japë një trajtim preferencial investitorëve që marrin statusin “strategjik”, duke u hapur rrugën që të ndërtojnë dhe operojnë porte turistike pa kaluar përmes garës koncesionare.

Kështu, me një goditje të vetme, shtylla kryesore e ligjit – konkurrenca – rrezikon të shembet.

Deputetja e justifikon nismën me relacion formal qё nuk ofron asnjё argumentim bindёs ku të provohet se interesi publik është më i mbrojtur duke shmangur procedurat konkurruese.

Deputetja ndoshta nuk e di se duhet të kishte pёr kёtё propozim “gllabёrues” njё analizë të thelluar mbi ndikimin në treg, mbi rrezikun e përqendrimit të aseteve strategjike në pak duar, apo mbi precedentët që krijohen kur një sektor i tërë hapet për përjashtime.

Dhe pyetja lind vetvetiu: kujt i shërben ky ndryshim? Sepse sot nuk është më sekret që bregdeti shqiptar po kthehet gradualisht në një domen ku dominojnë investime të mëdha të lidhura me pushtetin. Duke qenë se znj. Sinaj është deputete e Vlorës, dyshimi natyrshëm shkon te zonat me interes të jashtëzakonshëm zhvillimor – Sazani, Zvërneci apo projekte të tjera të mëdha turistike. Por efekti “strategjik” nuk do të ndalej vetёm aty – një precedent i tillë do të shtrihej në gjithë vijën bregdetare.

Nga pikëpamja juridike, ndërhyrje të tilla krijojnë një deformim të rendit ligjor, sepse ligjet nuk ndërtohen për raste individuale apo për investitorë të caktuar, por për të vendosur rregulla të barabarta loje. Në momentin që përjashtimet bëhen normë, shteti kalon nga arbitër në shpërndarës privilegjesh.

Akoma më problematik është fakti se në relacion thuhet se projektligji nuk ka efekte financiare. Kjo ngre një tjetër pikëpyetje serioze.

Kur një port jepet me koncesion, shteti përfiton tarifa, detyrime kontraktore dhe shpesh investime të detyruara. Nëse procedura konkurruese anashkalohet dhe e drejta i jepet drejtpërdrejt një investitori strategjik, atëherë është logjike të pyesësh: a nuk humbet buxheti publik të ardhura potenciale?Pretendimi për “zero efekt financiar” duket më shumë një formulë burokratike sesa një përfundim i bazuar në analizë ekonomike.

Vetë ligji për portet turistike e ka një qëllim të qartë: “Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe i kritereve që zbatohen për ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e porteve turistike…”

Kur rregullat fillojnë të ndryshohen për kategori të privilegjuara, ky qëllim zhbёhet.

Në planin ekonomik, një treg pa garë është një treg më pak efikas, më i shtrenjtë dhe më pak inovativ. Investitorët seriozë shmangin mjediset ku fituesi duket se është përcaktuar paraprakisht.

Prandaj kjo nismë nuk është thjesht një ndryshim teknik, por një test për mënyrën se si konceptohet zhvillimi i bregdetit shqiptar – si një pasuri kombëtare që administrohet me rregulla të barabarta, apo si një hartë mundësish që rishkruhet sipas interesave të mëdha financiare.

Në fund, mbetet pyetja thelbësore që deputetja qё e propozon dhe ata qё do e votojnё, do duhet t’i përgjigjen:

A po hartohen ligjet për qytetarët, apo për oligarkët?

Sepse kur konkurrenca zëvendësohet nga privilegji, ligji nuk është më instrument i shtetit të së drejtës, por një mjet që legjitimon pabarazinë. Dhe nëse ky projektligj kalon, me gjasё si shumё tё tjerё, atёherё dëmi nuk do të jetë vetëm juridik.

Dёmi do jetё publik, ndёrsa Ata do hedhin një tjetër hap drejt privatizimit të heshtur të bregdetit shqiptar.

Para

Pezullimi i Erion Ismailit, ja kush komandohet nëndrejtor i Policisë së Tiranës

Pas

Lobimi si nevojё pёr alibinё e korrupsionit / Korridori qё u hap me ligjin e botuar sot nё Fletoren Zyrtare

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

Copernicus: Vera 2026 e nxehtë dhe e thatë, Shqipëria me deri 2.5°C mbi normalen dhe më shumë ditë të nxehta

05.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.