E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dashuria” e Ramës për “sozinë” e tij (Agim Xhindoli) në Lushnje: Pas tenderave dhe parqeve fotovoltaike, tani i jep leje për kompleks bujqësor!

Korrieri nga Korrieri
09.03.2026
në Aktualitet, Investigim
A A
“Dashuria” e Ramës për “sozinë” e tij (Agim Xhindoli) në Lushnje: Pas tenderave dhe parqeve fotovoltaike, tani i jep leje për kompleks bujqësor!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Agim Xhindoli i Lushnjes është shndërruar në një nga oligarkët më të rinj të Shqipërisë, teksa jeta e tij ka ndryshuar totalisht pas një podcasti me Edi Ramën, i cili e lavdëroi publikisht se si një biznesmen i djathtë i hapi dyert e biznesit një kryeministri të majtë.

Menjëherë pas asaj interviste, dyert e vetë Xhindolit i janë hapur si me magji, teksa gjatë kësaj kohe ka fituar tendera, ka marrë leje të stërmëdha për parqe fotovoltaike në disa rrethe, si në Lushnje dhe Sarandë. Madje, këto leje i ka marrë me vetë firmën e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, po gjatë kësaj kohe, Xhindoli ka filluar të “kopjojë” idhullin e tij, në veshje të zeza, kapele, atlete të bardha e madje me mjekër të bardhë. Por, “sozia” tashmë ka kaluar ylberin, pasi vijon të fitojë leje me lehtësinë më të madhe.

Më shumë se Xhondoli, duket se edhe kryeministri Edi Rama ka një “dashuri” për punën e biznesmenit të djathtë, pasi vijon t’i firmosë me lehtësinë më të madhe projektet e radhës.

“Dashuria” e Ramës për “sozinë” e tij

“Dashuria” e Ramës për “sozinë” e tij

Faksimile: Leja e qeverisë me firmën e kryeministrit Edi Rama për kompleksin bujqësor për familjen Xhindoli në Lushnje

Qeveria ka miratuar dhe zbardhur lejen e radhës për Agim Xhindolin. Bëhet fjalë për lejen për “kompleks bujqësor objekt 1 kat dhe kapanon 1 kat për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore”, me vendndodhje në Bashkinë e Lushnjës.

“Zona e projektit është e vendosur në jug-perëndim të qytetit të Lushnjës, në një distancë prej rreth 2 km në vijë ajrore nga qendra e qytetit të Lushnjës. Ajo ndodhet në Ultësirën bregdetare ne fushën e Myzeqesë. Prona në të cilën zhvillohet projekti ka një sipërfaqe prej 7541 m²”, thuhet në dokumente.

Sipas saj, prona ndodhet në lagjen “18 tetori”, në një terren fushor, në afërsi të bypass-it të qytetit.

“Dashuria” e Ramës për “sozinë” e tij

Në foto: Projekti për kompleksin bujqësor të familjes Xhindoli në Lushnje

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, subjekti zhvillues është “Përpunim Mermer Granit” sh.p.k nëpërmjet projektit të propozuar, kërkon të realizojë një kompleks bujqësor, pjesë e të cilës janë 2 objekte. Firma në fjalë, është në pronësi të familjes Xhindoli, përkatësisht të Agimit, Darienit dhe Tomorrit.

“Godinat e kompleksit janë konceptuar me volumetri të thjeshtë dhe lineare, në përputhje me funksionin bujqësor-prodhues dhe karakterin e territorit përreth. Çatitë janë të projektuara në mënyrë funksionale, duke mundësuar integrimin e paneleve fotovoltaike dhe elementëve teknikë pa ndikim negativ në pamjen arkitektonike”, thuhet në dokument.

“Dashuria” e Ramës për “sozinë” e tij

Faksimile: Leja për familjen Xhindoli për ndërtimin e parqeve fotovoltaike

Vox News ka publikuar disa muaj më parë shndërrimin e Agim Xhindolit që fitonte tendera dhe parqe fotovoltaikë, pas “bekimit” të kryeministrit Edi Rama. “Nga një biznesmen lokal, i cili jetonte dhe punonte në Lushnje, papritmas Xhindoli filloi të fitojë tendera me shumë zero si dhe të merrte prona të stërmëdha në Sarandë dhe Lushnje për parqe fotovoltaike. Dhe, në dokumentet e lejeve nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është firma e vetë kryeministrit Rama” shkruante redaksia jonë.

Vox News hulumtoi dokumente, se si Këshilli i Ministrave i miratoi lejen për parkun fotovoltaik të firmës “5GX ENERGY” në pronësi 90 % të Agim Xhindolit. Sipas saj u vendos se kapaciteti i instaluar të jetë 10 MË dhe afati i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi të jetë brenda 36 muajve. Afati i përdorimit është 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Formalizmat pas intervistës së Xhindolit pasuan veprimet e një sërë institucionesh. Pas VKM-së, Bashkia e Lushnjes sipas Vox News hapi formalisht një njoftim për “dhënien me qira” të disa pasurive të ndodhura në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, në Lushnje. Në datën 8 qershor u mbajt ankandi dhe në datën 19 qershor u publikua fituesi i ankandit formal të hapur nga Bashkia e Lushnjes. Fitues? Normalisht firma “5GX ENERGY” e Agim Xhindolit, e cila ishte edhe oferta e vetme në këtë ankand.

Ndërkohë, biznesmeni Agim Xhindoli do të ndërtojë edhe një tjetër central të madh diellor, këtë herë në Savër të Lushnjes. Ministria e Infrastrukturës njoftoi disa muaj më parë se kompania e tij 3X Energy ka aplikuar për ndërtimin e parkut fotovoltaik, me kapacitet të instaluar 70 MW.

Në vitin 2025 Agim Xhindoli së bashku me biznesmenin Paqsor Buzi përfituan 60 hektarë tokë shtetërore nga Bashkia e Sarandës me qira simbolike për të ndërtuar aty një central tjetër të madh diellor. Vendimi shkaktoi kundërshtimin e madh të banorëve të Nivicës, të cilët pretendojnë se prona është e tyre dhe nuk mund të tjetërsohet për sa kohë është në proces gjyqësor. /voxnews

Para

Rama paralajmëron kryetarin e Dhomës Amerikane: Kush po e pengon projektin e “Porto Romanos”, i ka bërë llogaritë gabim!

Pas

Rama: Gjyqi mediatik i Veliajt, masakër gurësh e pështymash

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

Ligj i ri për minierat, fund gropave të braktisura

01.10.2026
10.4k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.