E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin

Korrieri nga Korrieri
10.04.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Treguesi i Masës Monetare M3, u rrit me ritëm shumë të shpejtë gjatë pjesës së dytë të vitit 2025 si dhe në dy muajt e parë të këtij viti, duke sinjalizuar rrezikun për inflacion të lartë.

Por inflacioni, së paku sa i përket Indeksit të Çmimeve të Konsumit të matur nga INSTAT, nuk shfaqet ende në nivele shqetësuese.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi treguesit monetarë të vendit si dhe të dhënat e Institutit të Statistikave për ecurinë e çmimeve të mallrave të konsumit bien në këtë mënyrë në një kontradiktë të pashpjegueshme me teorinë kryesore të ekonomiksit, e cila ka udhëhequr politikat ekonomike anembanë globit që prej pothuajse gjashtë dekadash.

Dyfish kundrejt rritjes ekonomike

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Masa Monetare M3 u rrit në terma vjetorë me 10.2% në dhjetor 2025. Në të njëjtën periudhë, Indeksi i Çmimit të Konsumit u rrit me 2.2% ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto, në terma nominalë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave u rrit me 4.95%. Në teorinë monetariste, të hartuar pesë dekada më parë nga Milton Friedman, një rritje e masës monetare në nivelin 10%, kundrejt rritjes ekonomike 5%, do të kishte shkaktuar rritje të inflacionit. Kjo, për aq sa i takon statistikave zyrtare, rezulton një teori e gabuar. Ndërsa paraja në qarkullim rritet me dyfishin e normës së rritjes ekonomike, kjo para shtesë në qarkullim sipas INSTAT, nuk shkakton inflacion.

Inflacion asetesh apo ekonomia e të pasurve
Qytetarët dhe disa politikanë po ankohen këto ditë për çmimin e domateve dhe çmime të tjera të mallrave të domosdoshme. Ankesat e tyre duket se janë të pambështetura, nëse shohim se inflacioni i mallrave të matura nga INSTAT, nuk jep kurrfarë të dhëne për të shkaktuar alarm. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni mesatar gjatë vitit të kaluar ishte 2.2%. Inflacioni i zarzavateve, për të cilat dëgjohen edhe ankesat më të mëdha, është zyrtarisht 2.5%. Kjo do të thotë që, ose INSTAT e ka matur gabim inflacionin e zarzavateve, ose ankesat janë të pambështetura në arsye reale.

Reputacioni i INSTAT si institucion profesional nuk është i fortë. Si çdo institucion nën qeverisjen aktuale, edhe imazhi i institucionit në fjalë dëmtohet nga praktika e partitizimit tërësor të shtetit dhe përdorimit të punësimeve në shtet për mbledhje votash. Por fakti është që, sido që të mund të hamendësohet, nuk ka një alternativë ndaj INSTAT. Nuk ka një institucion tjetër në gjendje për të bërë një matje alternative të inflacionit.

Anomalia mbetet e pazgjidhur në këtë drejtim. Shqipëria është vendi ku paraja në qarkullim është rritur shumë më shpejt se sa ekonomia dhe kjo nuk ka shkaktuar, siç mund të pritet nga çdo ekonomist, inflacion.

Masa Monetare M3 është treguesi statistikor që përmbledh të gjithë paranë në qarkullim, përfshirë paranë fizike në monedha dhe kartëmonedha që mban  në xhep çdo qytetar, paranë në depozita bankare në lekë apo në monedha të tjera, si dhe paranë të mbajtur në tituj borxhi, qofshin këto të qeverisë apo të korporatave private. Sipas të dhënave të BSH, M3 në dhjetor 2025 ishte afërisht 1.97 trilionë lekë ose rreth 20 miliardë euro. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, M3 është rritur me 137 miliardë lekë ose 10.2%. Gjatë të njëjtës periudhë, Prodhimi i Brendshëm Bruto, ose sasia e vlerës së shtuar që puna e çdo shqiptari ka krijuar, arriti në 2.64 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej më pak se 5%.

Paraja në ekonominë kombëtare është diçka e ndryshme nga paraja në jetën qytetarëve. Në ekonominë kombëtare është një mjet, i cili prodhohet pothuajse pa kosto nga banka qendrore dhe vihet në dispozicion të ekonomisë. Ndërsa në jetën e qytetarëve paraja është diferenca mes të qenit i pasur dhe të qenit i varfër. Sasia e parasë së prodhuar nga autoriteti që e emeton monedhën varet nga madhësia e ekonomisë. BSH nuk mundet të prodhojë para për t’i bërë të gjithë qytetarët e pasur sepse, në këtë rast, paraja thjeshtë  do të bëhej një letër pa vlerë. Rrjedhimisht, kur ekonomia rritet me 5% në terma nominalë, masa monetare, pra paraja që i shërben kësaj ekonomie, mundet të rritet me të njëjtën masë.

Në fakt ka një shpjegim për këtë anomali dhe ky shpjegim është inflacionimi i aseteve dhe ekonomia e të pasurve. Por para se të mbërrijmë këtu duhet të vërejmë një anomali tjetër, gjithashtu shumë të fortë, që ekonomia ka shfaqur gjatë vitit 2025.

Depozitat rriten më shpejt se sa PBB

Gjatë vitit 2025, depozitat e qytetarëve dhe të bizneseve në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri arritën në afërsisht 1.9 trilionë lekë. Rritja në krahasim me vitin  2024 ishte në masën 8.5% ose 148 miliardë lekë. Përveç faktit që rritja e depozitave është më e madhe se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vlerë nominale, pra që do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e rritjes së depozitave ka ardhur nga jashtë ekonomisë formale, fakti është që disa banka të mesme janë përfitueset kryesore të rritjes së depozitave. FIBank, ABI Bank dhe Tirana Bank udhëheqin tregun sa i përket rritjes së depozitave. Këto banka kanë njohur rritje të depozitave me 20, 17 dhe 18% në terma vjetorë. Ndërsa bankat tradicionalisht të njohura për shërbime për popullsinë e gjerë, si IntesaSanpalolo, Raiffeisen apo BKT, janë që të gjitha të kufizuara te shtimi i depozitave në ritmin e 4, 5 apo 7 për qind.

Fakti që depozitat e bankave që kanë numër relativisht të kufizuar klientësh janë rritur me ritëm të lartë, ndërsa ato me numër të lartë klientësh, janë rritur me ritëm normal, sugjeron se depozitat shtesë i përkasin një numri të vogël klientësh. Dhe nëse është kështu, (Shqipëria nuk grumbullon dhe analizon të dhëna për të matur probleme të tilla si pabarazia kështu që ne mundemi vetëm të hamendësojmë mbi të dhëna të raportuara për qëllime të tjera), atëherë shtesa e depozitave dhe shtesa e masës monetare M3, nuk ka pse të shkaktojë inflacion te Indeksi i Çmimeve të Konsumit, sepse kjo shtesë nuk i përket popullsisë së gjerë. Kjo mundet të shpjegojë gjithashtu se pse çmimet e aseteve, të cilat nuk maten nga INSTAT, të tilla si pronat e patundshme, janë shtrenjtuar me ritëm shumë më të shpejtë se sa rritja ekonomike tashmë prej shumë vitesh.

Gjithsesi, gjasat janë që kanalizimi i parasë shtesë te pronat e patundshme dhe inflacionimi i çmimeve të këtyre aseteve është vetëm një rrugë indirekte para se paratë shtesë të kalojnë te inflacioni i përgjithshëm.

Rritja e masës monetare M3 gjatë vitit të kaluar përkon në një masë të madhe me kalendarin e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë për të shmangur forcimin e lekut. Banka e Shqipërisë bleu 729 milionë euro në treg “për frenimin e forcimit të lekut” gjatë vitit 2025, por 435 milionë nga këto u blenë në korrik dhe gusht. Rrjedhimisht, ritmi i rritjes së M3, kërciti nga 6-7% që ishte në pjesën e parë të vitit, në mbi 10% në muajt pasues.

Dukshëm, një shumë e madhe parash që hyn në ekonominë shqiptare përmes kanaleve jo të identifikuara konkretisht dhe që nga shumë dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale të shqiptarëve jashtë vendit, po hyjnë në ekonomi, po hyjnë me forcë dhe po shkaktojnë inflacion. Fillimisht inflacion të aseteve dhe pastaj, inflacion të mallrave të konsumit. Nuk është e vështirë të dallosh një lidhje jo fort të tërthortë mes parave të drogës dhe çmimit të domateve. /BIRN

Para

Eksportet amerikane të naftës drejt nivelit rekord, lufta me Iranin nxit garë për furnizime

Pas

Albpetrol në Instagram/ Eltar Deda,150 milion lekë tender për foto e video

Nga Kategoria

INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.3k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.3k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet
Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

Nga “Vertical Village” te “Garda Tower”, vala e re e kullave në Tiranë

30.09.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.3k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k
Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.