E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja në Sarandë! Policia ZBARDH ngjarjen: 6 persona të përfshirë, viktima qëlloi i pari, Tabaku e vrau me 1 plumb në kokë

Korrieri nga Korrieri
09.05.2026
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider
A A
Vrasja në Sarandë! Policia ZBARDH ngjarjen: 6 persona të përfshirë, viktima qëlloi i pari, Tabaku e vrau me 1 plumb në kokë
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela ka dalë sot me një deklaratë publike ku ka informuar për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili në lokalin në pronësi të tij në fshatin Gjashtë në Sarandë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme. Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla, janë personat që kanë shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, për t’u konfliktuar me Viktor Ruçin.

Konkretisht Kostandin Vogli kishte mosmarrëveshje me Ruçin për çështje pronësie, lidhur me një lokal në zonën e bregdetit, dhe madje ishte konfliktuar më herët me të. Fillimisht ka nisur debat verbal e më pas fizik me sende të forta mes palëve, duke pasur si objektiv kryesor pikërisht Tori Ruçin.

Konflikti ka përshkallëzuar ku viktima Rexhep Ismaili ka marrë automatikun, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli.

Pas ngjarjes Hajredin Ismaili, vëllai i 66-vjeçarit, ka larguar dhe fshehur armën e zjarrit së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Drejtori i drejtorisë së qarkut të Vlorës, Elidon Çela:

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. I., (Rexhep Ismaili) ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K.V. (Kostandin Vogli). 

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes. Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim ky shtetas do t’u nënshtrohet procedurave penale.

Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit:

Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.

Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R. I ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt,

Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R. I., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Gjithashtu gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K.V.

Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L. T. Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

L. T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
I. C., 40 vjeç, E. M., 19 vjeç, K. V., 31 vjeç, M. A., 22 vjeç dhe E. Sh., 21 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Si dhe u proceduar penalisht shtetasi H. I. (Hajredin Ismaili) 60 vjeç, vëllai i viktimës.

Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.

Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e veprimeve të paligjshme.

Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët.

Para

Lojtari i “Big Brother”, Donald Veshaj me kullë 33 kate në Vlorë?

Pas

Nga qiraja, dritat e nafta…Lufta në Lindjen e Mesme ‘godet’ xhepat e shqiptarëve

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.