E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Italia rikthen planin për kampet e emigrantëve në Shqipëri, përgatitet dekreti i ri për Gjadrin

Korrieri nga Korrieri
12.05.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
Italia rikthen planin për kampet e emigrantëve në Shqipëri, përgatitet dekreti i ri për Gjadrin
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Qeveria italiane po përgatit një plan të ri për rikthimin e funksionit fillestar të qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Pra, te formula fillestare: qendra për të strehuar emigrantët e kapur në det.

Jo vetëm si qendra riatdhesimi, zgjidhja që gjeti qeveria italiane një vit më parë për të shmangur që kampi i emigrantëve në Gjadër të mbetej bosh.

Qeveria italiane po punon për një dekret të ri, konfirmojnë për “Repubblica” disa burime të rëndësishme të mazhorancës. Miratimi parashikohet në muajin qershor. Hapi i parë pritet të hidhet që në këto ditë.

Nesër në Parlamentin italian mbërrin teksti për ratifikimin e marrëveshjes së re Itali-Shqipëri për “bashkëpunim strategjik”, e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 13 nëntor 2024.

Projektligji do të shqyrtohet fillimisht nga Komisioni i Mbrojtjes në Dhomën e Deputetëve. Të nesërmen do të kalojë në Komisionin e Buxhetit dhe më pas do të miratohet nga Komisioni për Punët e Jashtme.

Teksti i marrëveshjes parashikon “zbatimin efektiv të protokollit për forcimin e bashkëpunimit në çështjet migratore”, të firmosur po nga Meloni dhe Rama më 6 nëntor 2023. Në aktin e ratifikimit thuhet se palët, pra qeveria italiane dhe ajo shqiptare, bien dakord të “zhvillojnë më tej bashkëpunimin për zgjidhje inovative në funksion të hyrjes në fuqi të Paktit Europian për Migracionin dhe Azilin në qershor 2026”.

Çfarë do të thotë kjo? Sipas burimeve të “Fratelli d’Italia”, projekti synon rikthimin e kampit në Gjadër te misioni i tyre fillestar. Zgjidhja e përdorur nga qeveria italiane në fillim të vitit të kaluar shmangu boshatisjen e dy qendrave, pas vendimeve të gjykatave, por krijoi edhe atë që opozita e konsideron një paradoks të kushtueshëm: qendrat u kthyen në CPR, pra në struktura ku dërgohen emigrantë të parregullt që ndodhen tashmë në qendra të ngjashme në territorin italian.

Kostoja e operacionit në Shqipëri është tashmë e njohur: 670 milionë euro për periudhën 2024-2028.

Pikërisht për këtë arsye, ekzekutivi italian po përgatit një tjetër ndërhyrje. Edhe sepse Meloni, pavarësisht kritikave, nuk është tërhequr nga deklarata e saj “do të funksionojnë”, e bërë dy dimra më parë në skenën e Atreju.

Qeveria italiane pret miratimin përfundimtar nga Bashkimi Europian të paktit të ri për Emigracionin, i cili sipas dokumenteve pritet në qershor 2026. Më pas do të vijë një dekret i ri, po shqyrtohet rruga më e shpejtë teknike, qoftë me dekret-ligj apo dekret ministror, për t’u rikthyer te “plani A”.

Brenda mazhorancës jo të gjithë janë të bindur se nuk do të ketë pengesa të reja nga gjyqtarët, por ekziston bindja se “mburoja europiane”, bashkë me listën e vendeve të treta të sigurta, mund të rezistojë në afatmesëm, edhe në funksion të fushatës elektorale.

Nuk konsiderohet rastësi fakti që projektligji për dëbimet është futur për shqyrtim në Senat, duke i lënë Dhomës së Deputetëve axhendën të lirë në javët e ardhshme për të punuar mbi masat e reja për Shqipërinë.

Opozita italiane ka reaguar menjëherë. Sipas Riccardo Magi të +Europa, “qeveria duhet të sqarojë përmbajtjen reale të kësaj marrëveshjeje, e cila mbetet shumë e paqartë në pjesën që lidhet me emigracionin.

Nëse qeveria synon të ndryshojë sërish destinacionin e qendrave në Shqipëri në dritën e paktit të ri europian, atëherë kemi të bëjmë me një tjetër sforcim të rëndë për të maskuar si inovacion një dështim çnjerëzor”./La Repubblica

Para

“Kur unë hoqa pizhamet, ai u afrua dhe…”, denoncoi mjekun për ngacmim seksual, flet 21-vjeçarja korçare!

Pas

“Banka e Rreme 2”, goditet skema e mashtrimit me SMS, arrestohet një 25-vjeçar holandez

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.4k
Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

Plas në burgun e Pisas, shqiptarët bëjnë kryengritje pas zbulimit të përgjuesve

01.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.