E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndalohet në aeroportin e Bostonit imami i njohur i Kuranit nga Kosova, i refuzohet hyrja në SHBA!

Korrieri nga Korrieri
18.05.2026
në Aktualitet
A A
Ndalohet në aeroportin e Bostonit imami i njohur i Kuranit nga Kosova, i refuzohet hyrja në SHBA!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hafiz Egzon Ibrahimit i refuzohet hyrja në SHBA.

Recituesi i njohur i Kuranit nga Kosova, i cili kishte planifikuar një tur fetar në disa qendra islame në Amerikë, është ndaluar nga autoritetet amerikane të emigracionit sapo ka mbërritur në aeroportin e Bostonit dhe më pas është kthyer mbrapsht me fluturimin e parë për andej nga kishte ardhur.

Edhe pse 24-vjeçari nga Kosova kishte në pasaportë një vizë të rregullt amerikane, të lëshuar nga Ambasada e SHBA në Prishtinë, burime të “Ma Shqip” pranë emigracionit në Boston bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje nga oficerët e kontrollit kufitar dhe më pas i është refuzuar hyrja në territorin amerikan. Deri tani nuk është bërë publike arsyeja zyrtare e këtij vendimi.

Lajmi është konfirmuar më pas edhe nga vetë qendra islame që e kishte ftuar në SHBA. Në një reagim në rrjetet sociale, “Al Huda Community Center”, qendër islame në Chelsea të Bostonit, njoftoi anulimin e aktivitetit që ishte planifikuar për mbrëmjen e së dielës.

Në postimin e parë të publikuar rreth orës 12:30 me orën lokale në SHBA, qendra shkruante: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, Qari Egzon nuk u lejua të hynte në SHBA, pavarësisht se kishte një vizë të vlefshme. Si pasojë, turi në SHBA është anuluar për momentin. E vlerësojmë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe.”

Por vetëm pak orë më vonë, postimi është edituar dhe formulimi është ndryshuar. Në reagimin e dytë, qendra shmang përmendjen direkte të refuzimit të hyrjes në SHBA dhe shkruan: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, ju njoftojmë me keqardhje se turi i Qari Egzon është shtyrë deri në një njoftim të dytë. Aktualisht po punojmë për ricaktimin e datave dhe do të japim përditësime sa më shpejt, in sha Allah. Vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe ju falënderojmë për durimin dhe lutjet tuaja gjatë kësaj kohe.”

“Al Huda Society” është një qendër islame që funksionon si xhami, shkollë fetare dhe qendër aktivitetesh për komunitetin mysliman në zonën e Bostonit. Prej më shumë se 20 vitesh aty organizohen ligjërata fetare, mësime të Kuranit dhe programe për të rinjtë myslimanë në Massachusetts.

Burimet e “Ma Shqip” nuk kanë dhënë detaje mbi arsyen konkrete të refuzimit të hyrjes së Hafiz Egzon Ibrahimit në SHBA, ndërsa edhe autoritetet amerikane nuk kanë bërë asnjë koment publik për rastin.

Megjithatë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kontrollet në pikat kufitare dhe aeroportet amerikane janë ashpërsuar ndjeshëm. Oficerët e emigracionit kanë kompetencë të plotë për të refuzuar hyrjen e një personi edhe kur ai disponon vizë të vlefshme amerikane.

Hafiz Egzon Ibrahimi ishte planifikuar të zhvillonte disa aktivitete fetare në qendra islame në SHBA, por pas ndalimit në aeroport, i gjithë turi është anuluar. Deri tani vetë Ibrahimi nuk ka bërë asnjë reagim publik për ngjarjen.

24-vjeçari nga Kosova është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale dhe në botën islame për recitimin e Kuranit, ku ka marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare dhe është vlerësuar për zërin e tij.

Prej vitesh ai interpreton edhe ilahi në gjuhën shqipe, duke përdorur elementë muzikorë, gjë që ka sjellë edhe kritika nga qarqe të ndryshme fetare.

Pak kohë më parë ai ishte ftuar edhe në Turqi në një aktivitet ku mori pjesë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan./MaShqip

Para

Pas epokës “Orbán”, Hungaria nis diskutimet me Kievin për anëtarësimin në BE!

Pas

Detajet, pse u dha masë arrest me burg për Granit Pepnikajn për Call Centerat

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.