E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

E enjtja, “prova e zjarrit”, a do të vazhdojë paqja PS-PD dhe a do tu mbijetojë Xhafaj turbulencave brenda në PS?

Korrieri nga Korrieri
19.05.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
E enjtja, “prova e zjarrit”, a do të vazhdojë paqja PS-PD dhe a do tu mbijetojë Xhafaj turbulencave brenda në PS?
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të enjten Kuvendi do të miratojë ndër të tjera edhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, një akt i cili fillimisht u ndryshua njëanshmërisht vetëm nga PS, por u rikthye në tryezë me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë herë, socialistë, më shumë nën hijen e vëzhguesve nga Brukseli se sa nga hatri i Kushtetueses, kanë vendosur të përpiqen maksimalisht për një produkt sa më konsensual të mundshëm.

Por duelet apo betejat janë në dy drejtime: një për të kënaqur opozitën dhe dy, për të qetësuar dallgët e brendshme të influencave në PS. Le ti marrim me radhë.

Dialogu me opozitën. PS dhe PD po punojnë së bashku në Këshillin për Rregulloren për një dokument të përbashkët.

Kjo vjen në klimën kur javën e kaluar, befasisht dy palët ranë dakord për një rezolutë të përbashkët për integrimin, nga e cila, më e lumtur u shfaq qeveria.

Sa i takon rregullores, PD ka sjellë propozimet e saj.

Ajo kërkon që seancat plenare të mos vijojnë përtej orës 10 të darkës, ndërsa PS bën rezistencë, duke i vendosur në shkëmbim opozitës të pranojë që fjalimet në seancë të mos jenë më shumë se 5 minuta.

Nga ana tjetër, një pikë e vështirë dakordësie ngelet përjashtimi i deputetëve. PD kërkon që komisioni i etikës të jetë më 6 anëtarë (3 PS dhe3 PD) në mënyrë që palët të kenë armë të barabarta, ndryshe nga tani, që komisioni ka 5 vetë dhe 3 i ka PS.

Beteja mes socialistëve. Kompetencat e komisionit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj kanë nxjerrë edhe një herë në sipërfaqe kampet mes socialistëve. Si trekëndësh para Edi Ramës vendoset Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja. thumbat mes tyre ditët e fundit kanë qenë edhe publikë, ku nuk janë përmbajtur në seancat plenare apo komisionet parlamentare.

Drafti i Taulant Ballës për rregulloren e Kuvendit, i jepte Xhafajt kompetencë që të dëgjonte krerët e institucioneve të pavarura, dhe të kontrollonte zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit.

Ulsi Manja kundërshton duke kërkuar të kufizojë Xhafajn vetëm tek kontrolli i mëpasshëm, dhe duke e shpërndarë raportimin vjetor të institucioneve të pavarura, sipas komisioneve parlamentare përgjegjëse.

Jo vetëm kaq, Manja kundërshton edhe Ballën, i cili kërkon të vendosë në Rregulloren e Kuvendit, se krerët e institucioneve të pavarura raportojnë vetëm në Komisione, dhe jo në seancë plenare.

Në këtë pikë, Manja tund Kushtetutën, e cila parashikon se institucionet e pavarura i raportojnë seancës plenare.

Ndaj, seanca e së enjtes, do të jetë një test për dashurinë e papritur mes të majtëve dhe të djathtëve, por edhe një matës i mirë se në anën e kujt do të qëndrojë Edi Rama në trekëndëshin socialist.

Para

Analizë: Sa e përgatitur është Evropa për kërcënimet shëndetësore nga hantavirusi?

Pas

2500 euro çdo muaj, Lapaj kërkon nga shteti kompensimin e qirasë për selinë qendrore

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.