E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria e bukur e sheshit

Korrieri nga Korrieri
10.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Shqipëria e bukur e sheshit
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Suksesi i parë dhe më i rëndësishëm është zgjimi i ndërgjegjes dhe refuzimi i nënshtrimit. Pavarësisht mureve të sistemit, kapitali moral i krijuar në rrugë është tashmë i pakthyeshëm dhe përfaqëson të ardhmen e vetme të vendit

Mos e kërkoni të vërtetën e protestës nëpër mediat e qeverisë apo kanalet e ‘opozitës’. Aty jeta ka ngrirë. Ka mbetur një teatër hijesh, i ndërtuar për të ushqyer iluzionin e një pakice që mendon se mund të sundojë pa afat.

Aty mbillet përditë helm dhe ndasi, ushqehet qëllimisht lufta mes dy llogoreve false, i vetmi tharm jetik që mban në këmbë një klasë politike dështakësh arrogantë.

Kjo është Shqipëria e fasadës, e majmur mbi kurrizin e parasë publike, një lloj republike e fodullëve të luksit që e shesin vjedhjen si sukses.

Shqipëria që merr frymë, Shqipëria që rreh në gjoksin e njerëzve, është sot në sheshe dhe në rrugë. Jashtë rrezes së kamerave të blera apo të rreshtuara. Ajo po rilidh fijet e këputura me fatin e një vendi që deri dje dukej se po lundronte pa busull.

Kjo Shqipëri e dytë është përgjigjja më e mprehtë e pyetjes që peshonte prej kohësh mbi të gjithë: A ka më shpresë ky vend?. Shpresa nuk erdhi as me reformat e diktuara në zyra të huaja, as nga komedia e hajdutit që thërret ‘kapeni hajdutin’.

Shpresa rilindi me këta të rinj që refuzuan të kapitullojnë përballë sistemit të betonuar të faktit të kryer.

Ky sistem nuk bie kollaj. Kjo dihet. Ai mbrohet nga një rrjet i dendur interesash i atyre që ditën shahen dhe natën janë ortakë. Këta kanë sot në dorë paratë dhe pushtetin. Kanë edhe një ushtri mercenarësh, misioni i të cilëve është ta thyejnë e ta përçajnë shpirtin e rezistencës.

Por sido të shkojë, një triumf i madh dhe i prekshëm është arritur. Skenari i apatisë dështoi. U gris perdja e shpifur e propagandës që tenton ta fshehë kalbësirën morale, nën shkëlqimin e rremë të luksit. Mësuam se fryma nuk është shuar. Se Shqipëria e bukur ekziston. Se mund të blihet shumëçka, por kurrë dinjiteti i një populli.

Njerëz me shpirt të pastër refuzuan të qëndrojnë thjesht spektatorë. Ky akt guximi i dëshmoi vendit dhe botës se shpirti i rezistencës shqiptare është ende gjallë.

?Ky është një kapital i madh moral.

Asnjë sundimtar i rremë që kujton se paratë dhe pushteti e kanë ngritur përgjithmonë mbi njerëzit, nuk mund ta zhbëjë dot më./DITA

Para

Dita e 10 e protestës së “Shqipërisë së re”, qytetarët ndryshojnë strategji, marshim në disa zona të kryeqytetit

Pas

“Pse proteston Tirana dhe jo Vlora?”, Rama: Shumë shpejt do ketë investim madhor mes Kavajës dhe Durrësit

Nga Kategoria

Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?
Aktualitet

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

08.10.2026
10.3k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.