E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Prapaskenat e mbledhjes së grupit të PS/ Rama iu hakërrehet deputetëve: Më keni lënë vetëm

Korrieri nga Korrieri
22.06.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Prapaskenat e mbledhjes së grupit të PS/ Rama iu hakërrehet deputetëve: Më keni lënë vetëm
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritmeve që i nxisnin të dilnin në rrugë dhe të kërkonin dorëheqjen e tij. Por, kjo qe vetëm ana e dukshme e shqetësimit të një lideri që i ka dalë situata nga kontrolli. Ajo që nuk u pa në kamera ishte tjetër: frika e kryeministrit se mos përballë gjithë Shqipërisë që është me protestën, e lëshon edhe partia e tij.

Pas thirrjeve të socialistëve të vjetër, si Arta Dade dhe Arben Malaj, fakti se kërkesa për reflektim kanë bërë edhe ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e denoncoi shitjen e atdheut si plaçkë dhe ish Mamica, Spiropali, e cila kërkoi vetpastrimin dhe heqjen e ndryshkut nga PS-ja, kryeministri po e ndjen gjithnjë e më shumë vetminë e lartësisë së pushtetit.

Në mbledhjen e zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar, që u zhvillua të shtunën paradite në Pallatin e Brigadave, Edi Rama e ka shprehur shqetësimin se ai po braktiset nga hierarkët e lartë të pushtetit. Lapsi.al ka mësuar, nga dy burime që kishte brenda kësaj mbledhjeje, ndonese gjithçka qe hermetike dhe te gjithe dorezuan celularet ne hyrje, se kryeministri është ankuar duke thënë: “Vetëm Taulant Ballamë ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale”. Duke ndjerë se kjo mund të demostronte dobsinë e tij ai tha: “Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni”, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al.

Në fakt edhe në publik është vënë re se figurat me emër në PS dhe deputetët e vjetër i janë shmangur përballjes me protestuesit dhe kritikës ndaj tyre. Në mënyrë donkishoteske këtë mision e kanë marrë përsipër vetëm rishtarët si Ardit Bido, Sara Mile dhe Brisida Çakërri. Ata që mbajnë poste drejtuese, madje edhe një pjesë e opinionistëve që më parë të vrisnin në studio televizive po tu prekje Ramën, kanë bërë një hap pas, dikush nën presionin e fëmijve që i luten në mbrëmje: “aman mos na merrni fytyrën”, e dikush tjetër se nuk gjen asnjë fjalë për të bërë avokatinë e vjedhjeve galopante.

Nisur nga ky fenomen, që para të gjithëve e ndjen mbi lëkurë vetëm kryeministri, ai ka dashur ti testojë njerzit që gjatë këtyre viteve i ka gostitur me poste të pamerituara. Ai i është drejtuar korçarit të butë Niko Peleshi: “Cili është mendimi yt Niko se nuk të kam parë të mbash asnjë qëndrim”?

I vetmi që ka ariturr të belbëzojë disa vërejtje ka qenë Fatmir Xhafaj. Ish babai i rreformës në drjtësi ka thënë se kjo protestë “…ka lidhje me arrogancën e pushtetit dhe me perceptimin në rritje ndaj korrupsionit, sidomos në sektorin e ndërtimit”. Duke dashur ta mbyllë shpejt e shpejt këtë gropë të zezë Rama që priste përkrahje dhe jo kritika është përgjigjur se ky lloj “perceptimi është shtuar pasi ne kemi vendosur ta luftojmë korrupsionin përmes SPAK”.

Disa fërkime kanë ndodhur edhe me Erion Braçen për plehrat në Tiranë, pensionet dhe kadastrën. Pastaj të gjithë janë vënë në rresht duke i thurur hosana shefit. Servili i shkarkuar Ulsi Manja ka bërë kritikë se nuk ka qenë aq sa duhet aktiv në rrjetet sociale, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al Por kulmin e ka arritur Ed Shalsi i cili krejt pa kuptim ka folur duke thënë se imazhi i Shqipërisë nuk ka qenë ndonjëherë më lart se tani. Në këtë linjë është rreshtuar edhe Bledi Çuçi, i cili ka thënë se kjo protestë do dëmtojë më tepër opozitën gjë që do e forcojë PS-në, çka e ka bërë Ramën ta shohë si një ufo.

Po jashtë realitetit është treguar edhe ministri Blendi Gonxhe që që ka mbajtur një qëndrim sipas modelit “fshati digjet…..krihet”. Ai ka thënë se deputetët duhet të angazhohen me tepër për shitjen e biletave të koncertit të Kenye West, pasi shitja e tyre po ecën shumë dobët.

Përpos vasalëve të tij mëria më e madhe e Ramës ka qenë kundër Albin Kurtit të cilin e ka renditur mes organizatorëve të lëvizjes kundër tij. “Ai gjoja patriotët e tij dhe shqiptarët e Maqedonisë që e përkrahin atë, kemi të dhëna që janë shumë aktivë”, ka anatemuar Rama, duke i shtuar një element të ri listës me armiq greke, iranianë, serbë, antitrampistë etj.

“Ju i patë fytyrat e zymta të deputetëve që e dëgjonin në një montazh video të shpërndarë në rrjet. Rama i njeh më mirë ata dhe e di që vetëm një fije peri e ndaj nga tërheqja e mbështetjes për të.

Shenja e parë është dhënë (VIDEO KETU LART). Ata druajnë ti vënë gjoksin mbrojtjes së tij para rinisë që është derdhur në shesh. Kjo është gjëja që e shqetëson më shumë”, tha njëri prej burimeve të Lapsi.al. Dhe vërtet, ndonësae atyre që ka katapultuar në politikë u ka ndryshuar jetën ndërsa të tjerëve që kanë dalë në ekrane nuk ka nguruar ti bëjë të pasur, në momentin më të vështirë Rama po e ndjen se ata nuk i ka mbështetje. Prandaj ai iu hakërrye: ” Ju nuk po flisini, ndonëse unë e përballoj vetë dhe s’kam nevojë për ju”.

Para

SHBA i përgjigjet Iranit për Hormuzin, CENTCOM: Rritet transporti tregtar në Ngushticë, bie pretendimi për mbyllje

Pas

Parkimi bëhet luks në Tiranë: Tarifat për orë rriten deri në 70%, një vend makine kushton sa një apartament dikur

Nga Kategoria

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.3k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

Në Hungari, 20 milionë dollarë të korrupsionit gjenden të groposura në pyje! Në Shqipëri, SPAK konfiskon vetëm 100 mijë euro nga zyrtarët

15.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

Rama “varros” Spiropalin, Veliajn dhe Majkon: Pa mua jeni një m*t

14.11.2026
10.4k
U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

11.11.2026
10.4k
Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

Na i mbledh të dhënat personale falas, qeveria hap derën që privatët t’i marrin me pagesë!

10.11.2026
10.4k
Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

Blendi Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

16.11.2026
10.3k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.