Shtatë prej personave të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën me dije se në QSUT aktualisht po marrin trajtim 12 persona të lënduar nga aksidenti.
Nga këta, 7 janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një fëmijë dhe një i mitur.
Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.
“Në QSUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur. Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete”, njofton Policia.
Aksidenti përfshiu një furgon të linjës Berat-Tiranë, i cili u aksidentua në autostradën Tiranë-Durrës.
Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një gjendje e papritur shëndetësore e drejtuesit të furgonit, konkretisht një atak kardiak.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.















